Presidenti i Republikës nuk do ta hedhë shortin për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi brenda 16 Gushtit, i detyruar të mos përmbushë kërkesat që i ngarkon Kushtetuta e re, që hyri në fuqi të enjten e 11 Gushtit.
Televizioni Klan ka mësuar se kreu i shtetit, pas komunikimit me Kuvendin dhe bazuar tek sugjerimet e kreut të Grupit Parlamentar socialist, gjatë takimit të ditës së martë, ka vendosur të dëgjojë propozimin e tyre dhe të presë miratimin e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Ligj përcakton kriteret që duhet të përmbushin kandidatët për anëtarët të këtij institucioni të ri dhe vetëm pas kësaj, të hedhë shortin.
Gafa me afatet e detyroi Presidentin të shkelë Kushtetutën e re, e pikërisht nenin 179, pika 5 e saj.
Kjo ishte e pashmangshme, pasi dhe në rastin kur do të hidhte shortin duke respektuar afatin 5 ditor nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, pra datën 16 Gusht, kreu i shtetit sërish do të kryente një shkelje kushtetuese, e më saktësisht nenin 149 pika 5 e Kushtetutës së ndryshuar.
Neni, i cili i dikton Presidentit që për kriteret e përzgjedhjes së anëtarëve të KED duhet t’i referohet Ligjit për Organizimin dhe funksionimin e këtij institucion. Ky ligj, sëbashku me 6 ligje të tjera që e bëjnë Kushtetutën e re të zbatueshme, presin të marrin miratimin e parlamentit.
Ky absurd kushtetues, që e ka vendosur Presidentin e Republikës në një situatë aspak komode, është për shkak të presionit të madh që ushtroi mazhoranca dhe ambasadorët, që Reforma në Drejtësi të miratohej brenda afatit të vendosur prej tyre.
Më shumë sesa për thelbin e librit të ri themeltar të shtetit, ata u kujdesën që Kushtetuta e re të miratohej me patjetër në 21 Korrik.
Por pse lindi ky ngërç kushtetues?
Në projektin fillestar, Këshilli i Emërimeve ishte ndërtuar si organ kyç, që do të vendoste për përzgjedhjet e të gjithë emërimeve në sistemin e drejtësisë në vend.
Por pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe negociatave mes palëve, roli i këtij Këshilli u tkurr.
Me shumë gjasa për hartuesit e ndryshimeve kushtetuese, neni që përcaktonte afatet kushtetuese nuk kishte më rëndësi, pasi vëmendja u përqendrua te institucionet e Vettingut.
Ndaj dhe ekspertët e Reformës harruan të bënin ndryshimet e nevojshme të afateve, duke e lënë të pandryshueshme në draftin e ri, ç’ka prodhoi dhe këtë gafë.
Ky ngerç kushtetues lind sepse parlamentin nuk e mblodhi Ilir Meta per miratimin e 7 ligjeve se si gjithmone shikojne interesin e tyre se sa ate te Shqiperise dhe shqiptareve. Spjegimet e tjera jane bajate. Mos kerkoni tu a hidhni presionit te nderkombtareve se ndryshimet kushtetuese duheshin bere para 6 muajve. Balta te ben balte, por atje do te shkoni doni apo nuk doni.
Eksperte leshi. Ku eshte ai Bylykbashi qe na ishte manjak i detjave? Po tutkunet e misioneve ndihmse te hauja, kishin shume pune te tjera neper duar? Me ket ritem , paska per ti dal boja dhe kesaj reforme
Po, e vertete kjo qe thote “logjika “. Por eshte ngutur edhe z.President, juristet e tij nuk e kane sqaruar per peprarsine dispoziatave. Datat nuk prevalojne mbi lendnen, aq me tepoer kur nuk kane laraketr prekluziv . Sa kohe qe Kushtetuta urdheron nje ligj te posacem organik, asnje afat nuk ka kuptim, ato I rregullon ligji. Z.President me te drejte ka konsatuar pamundesine etij per te vepruar, por mediat dhe zedhendesit e tij nuk I kane bere fare mire kur kane trumbetuar se “Predienti do zbatoje Kushtetuten dmth me date 16 do hedhe shortin”. Se pastaj shohet balona e del se nuk do beje asgje pra nuk do hidhen zaret, Arsyeja ehste e thjehste: Reforma ne drjetesi ehste konceptuar keq ose shume keq nga juristet presidences. Ajo nuk ehste ceshtje datash dhe oraresh, por substance, ndryshimi rrenjesor.