FOTOT/ Debati për stadiumin, Rama: Kujevënës të Fasadës, shihni si u zhvendos nga UNESKO tempulli në Egjipt

13 Gusht 2016, 20:04Politika TEMA
FOTOT/ Debati për stadiumin, Rama: Kujevënës të

Kryeministri Edi Rama nuk ka rreshtur as sot së ironizuari për të gjithë ata që janë shprehur kundër zhvendosjes së fasadës së stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”.

Rama ka sjellë përmes fotove dfhe sqarimeve në rrjetin social facebook dhe një rast të një gjysmë shekulli më parë, të zhvendosjes së një tempulli të shenjtë mbi lumin Nil, me angazhimin e vetë UNESKO-s.

Po citojmë postimin e plotë të Ramës:

Më poshtë pak histori për kujeshkronjësit e fasadës së “Qemal Stafës” që zhvendosjen e përkohshme të gurëve, për t’u rivendosur më pas në zemrën e stadiumit të ri, e quajnë krim dhe sakrilegj të paparë?????

Gjysëm shekulli më parë, me bekimin dhe angazhimin e vetë UNESCO-s, u krye operacioni kolosal i zhvendosjes së tempullit të famshem Abu Simbel mbi lumin Nil???

Pse?! Sepse mu aty qeveria vendosi të ndertonte nje digë gjigande mbi lumin e famshëm!

Tempulli u pre në blloqe dhe u rindertua 100% siç ishte, por mbi një kodër tjetër???

Ky operacion “fantastiko-shkencor” njihet si fillimi i një revolucioni që zgjeroi këndvështrimin për si shpetohet dhe ruhet trashegimia kulturore, pa penguar zhvillimin e projekteve të reja që kërkon koh⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

Operacionet e kësaj natyre, janë të vazhdueshme në kohët moderne dhe zhvendosja e përkohshme e fasadës së “Qemal Stafës” është vetëm një shembull modest; që tregon ambicien tonë për zhvillim, vetëdijen tonë për vlerat reale të trashëgimisë, aftësinë tonë për t’i kombinuar të dyja (dhe, fatkeqësisht, edhe prapambetjen mizerabël të kujeshkronjësve tanë të vajmedetshëm???)…

Duan s’duan ‪#‎Rilindje‬ do të jetë dhe‪#‎ShqipëriaeGjeneratësTjetër‬??do të bëhet

9 komente në “FOTOT/ Debati për stadiumin, Rama: Kujevënës të Fasadës, shihni si u zhvendos nga UNESKO tempulli në Egjipt”

  1. krist says:

    kjo Po eshte mbyllje Dhejo Ajo me Qen ! Ec plako se s marrin vesh nga Arti dhe ca nga mllefi dhe behen RRUMpalle,semuindje mjaft e perhapur ,,, do presim pak sa te Dale Vaksina !

    1. Kujtim says:

      Rama vazhdo punen le te lehin Qente

    2. Kujtim says:

      Rama vazhdo punen le te lehin Qente ,,,,,Bravo

  2. gita says:

    ku eshte mermeri i Piramides ku e coi saliu dhe pse nuk e kerkuat ju te qeverise ,njesoj si gjithe gjerat e tjera qe u shkaterruan Fier ;azotiku, Lac etj,etj.pylli i sodes ne Vlore dhe vene kujen per gjera qe ruhen dhe rindertohen si ne kete rast ose stadiumi ne Shkoder ,kendi i lodrave te liqeni.”Qente le te lehin ,karvani te ece para”

  3. NjeQytetarOptimist says:

    E lezetshme..

  4. corape kuqi says:

    E more 20% ti?
    Futi noi plazh me zahon e mos e rruj fare ca thone keta. Se shtepine ne dajt e ben mevleket e gruas.
    Pastaj beji dhe ato tete hidrocentralet mbi vjese. Permbyt nja 100 fshatra. Gjithe token bojqesore dhe kulturen e laberise per te dhene koncesionet e turpit.
    A kane vlere keto hidrocentrale sa toka bujqesore qe do permbysesh???
    Sa mijera banore do shperngulen duke ju drejtuar qytetit pa shprese???
    A e di ti qe bota perendimore ka 100 vjet qe i ka braktisur hidrocentralet???
    A e di ti qe panelet diollore do zevendesojne prodhimet e tjera te energjise???
    Apo per ty ka rendesi te firmosesh sa me shume koncesione ashtu si bere me lejet e ndertimit. Ti e betonizove tiranen ne 12 vjet ndersa londra e parisi u ndertuan ne 500-600 vjet.
    Leshoi ata qente e terbuar tani te kafshojne me komentet e tyre kedo qe nuk pajtohet me vjedhjet dhe cmendurite e tua

  5. iliri tjeter says:

    Nuk po thote njeri per cvendosjen e murit.Jo! Problemi qendron tek dy bazoreliefet. Ne se ata jane shemti e realizmit socialist, po ato bazoreliefet ne murin e nderteses te kryeministrise, cfar jane? A nuk jane dhe ata po aq shemti.
    Problemi i fyte, pse fuhen anatemuar ata qe kane mendim ndryshe nga kryeministri? Pse perdoret nje fjalir vulgar dhe rrugaceror nge kryeministri ne vend te argumenteve?

  6. doktori says:

    Nga e djathta fryne ere e qelbur,nga e majta ere tjeter,populli midis dy ererave,nuk dallon dot eren e mesme dhe ndjen me shume eren e qelbur…..! Kjo eshte historia ne menyre figurative(Kujt i pelcet b**** per ca gure,por eshte rasti te bejme ca zhurme ! ) Ne fund te fundit memorja shqiptare nuk mund te konsiderohen disa ndertime te 100 viteve te fundit!!! (Po une pse nuk e ruajta kasollen e plakut,ishte tradicionale!!!)

  7. TNT says:

    Ta tha Bushatii, jepi pergjigje dhe leri pordhet ; Po ate që ka bere tutkuni Kristaq do e heqesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje