Petrit Vasili për kandidatin e PS në Dibër: Nuk e njoh!

14 Gusht 2016, 09:30Politika TEMA

Deputeti LSI, Petrit Vasili, ka folur lidhur me zgjedhjet në Dibër dhe kandidatin e PS.

Dionis Ymeraj u shpall në media, si kandidatura për të cilën ishte marrë një vendim, ende jo zyrtar. Vetë Ymeraj nuk e mohoi se ka ambicie për postin që la bosh Shukri Xhelili.

Besoj se është një post që çdokush do kishte ambicie ta kishte, por ky post do të ishte vetëm në shërbim të qytetarëve dibranë” tha dje kandidati i përfolur i Partisë Socialiste për Bashkinë e Dibrës në një intervistë për GSH.

Ashtu siç pritej LSI nuk ishte njësoj entuziaste. Duke folur për News 24, kryetari i Grupit Parlamentar, Petrit Vasili tha se nuk e njihte Dionis Ymerajn.

Nuk e njoh sinqerisht. Në këtë pikë nuk jam familjar lidhur me emrin, me kandidaturën përkatëse, po di këtë gjë si një nga drejtuesit e LSI-së që do të ketë një konkurrim lokal”

Vasili e konsideron një fushatë të rëndomtë elektorale atë që po pritet të zhvillohet në Dibër.

“Nuk do të shkojë e gjitha PS-ja dhe LSI-ja në Dibër të bëjnë fushatë për këtë gjë sepse kanë objektiva, kanë për detyrë të punojnë dhe t’u përgjigjen detyrimeve të pushtet lokal në çdo cep të vendit. Atje sigurisht ka një rivalitet lokal në këtë moment, ato së bashku do të ndërtojnë edhe bashkëpunimin në terren ashtu si duhet, pra ajo gjë që bëhet rëndom në çdo fushatë elektorale” tha Vasili.

Posti i kryetarit të Bashkisë së Dibrës mbeti bosh pas skandalit seksual që provokoi Shukri Xhelili, ish kryebashkiaku i zgjedhur nga Partia Socialiste.

2 komente në “Petrit Vasili për kandidatin e PS në Dibër: Nuk e njoh!”

  1. nina says:

    e kush je ti qe ti njohesh??? ik more kopuk….

  2. mona says:

    do ti shihni rezultatet tuaja ne 2017 o LSI hajdute,jeni kurva ne politike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje