ZYRTARE/ Kandidati i së majtës në Dibër është mjeku kirurg Muharrem Rama

14 Gusht 2016, 19:31Politika TEMA

Mazhoranca përcakton kandidaturën për Kryebashkiak të Dibrës. Kandidati i së majtës është mjeku kirurg Muharrem Rama.

48 vjeçari u prezantua para strukturave pasditen e sotme.

Përzgjedhja pas konsultave me partitë e koalicionit dhe komunitetin.

Kështu, Partia Socialiste e ka përmbyllur fazën e konsultimeve duke përcaktuar kandidaturën e mazhorancës për kryebashkiak të Dibrës.

Ai do të jetë mjeku i njohur kirurg Muharrem Rama. 48 vjeçari është prezantuar në orët e pasdites së sotme përpara strukturave lokale të Partisë Socialiste në Peshkopi.

Prezantimi është bërë nga ministri i Energjetikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri, në cilësinë e koordinatorit të kryesisë së PS për Qarkun Dibër.

Vendimi i përcaktimit të kandidaturës u mor pas një procesi intensiv konsultimesh me strukturat lokale të Partisë Socialiste, me partitë e koalicionit qeverisës ashtu sikurse edhe me komunitetin vendor.

11 komente në “ZYRTARE/ Kandidati i së majtës në Dibër është mjeku kirurg Muharrem Rama”

  1. sadik says:

    po ky i ka breket e shpuara?

  2. stili says:

    Pak më shumë se brekët i shpuar është Sheheferefefefdiniiii i Salihalesë,,

  3. haribooo says:

    Ky ti qep breket……

  4. kastriot says:

    doktor Remi esht njeri i nderuar e djale i ketij qyteti qe patjeter fiton perball dallkaukut Sherefedin. Ceshtja esht a do e mbeshtesi qeveria e madhe me projekte dhe financime publike qe te beje diference doktori nga bashkiaket qe kane qene para tij e mos te prishe emrin e mire qe ka si doktor.

  5. Briklona says:

    Njeriu, thoshte e ndiera nena ime, duket qe ne sy dhe ky njeri duket qe eshte njeri i mire.
    Krahasoje me syte e Sheros dhe thuaj: leri Shero nazet se s’te kane lezet, po rri aty ne parlament e mos leviz se duan te te heqin qafe!
    Kirurgu duket qe eshte njeri mbi te gjitha dhe i uroj sukses!

  6. Fotaqi says:

    Vetem pyeteni pse ka qene ne zvicer, sa ka ndenjur, me ca eshte marre, pse nuk shkon dot prape dhe sa leke ka bere nga droga. Tamam i rilindjes ky.

  7. Vlonjati says:

    Po pse ore me emra muharem dhe sherefedin do bini zhvillim. Jooo nuk bie zhvillim muslumanizmi

  8. joel shkodra says:

    Ka vetem nje gje. Perse nje kirurg duhet te lere zanatin e tij e te merret me problemet e qytetit? Apo pse fiton votat duke pasur emer te njohur? A do ta therrasin urgjent nga mbledhja e bashkise per ndonje operacion, apo e kunderta: do ta therrasin urgjent nga ndonje operacion per mbledhjen e bashkise? Apo qyteti ka kaq shume kirurge, saqe largimi i njerit nuk ndikon? Mjaft me, duke perdorur emra mjekesh e artistesh te njohur.

  9. EdKar says:

    O Briklona brimçpumja

  10. EdKar says:

    O Briklona brimçpumja e Ripjerdhjes!

  11. joel shkodra says:

    Perse nuk e botoni komentin tim? Apo ju pelqejne me shume ato me fjale te ulta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje