Sabit Brokaj: Berisha s’do reformë, ka kokën në rrezik. Koalicioni, as PS dhe as LSI nuk fitojnë nga ndarja

14 Gusht 2016, 20:40Politika TEMA

Ish-ministri i Mbrojtjes thotë se ndërkombëtarët duhet të vendosin “vijën e kuqe” dhe për miratimin e 7 ligjeve, pasi kundërshtarët kërkojnë të kapin periudhën 6 muaj para zgjedhjeve që ta shtyjnë pas qershorit 2017. Ndërsa zgjedhjet në Dibër për të i fiton mazhoranca e majtë

Ish-ministri i Mbrojtjes dhe anëtar i grupit të të Urtëve pranë PS Sabit Brokaj shpreson vetëm te ndërkombëtarët për implementimin e reformës në drejtësi, miratimi i të cilës përfundon me miratimin e shtatë ligjeve, mes të cilëve dhe ligjin e “Vettingut”.

Në një intervistë për “TemA” Brokaj thotë se kundërshtarët e reformës në drejtësi duan ta shtyjnë sa më larg këtë reformë, mundësisht deri në limitin e gjashtë muaj para zgjedhjeve, pasi në këtë kohë nuk miratohen reforma të rëndësishme sipas Kushtetutës.

Për të ndërkombëtarët duhet sërish të vendosin “vijën e kuqe” në mënyrë që të bëhet miratimi i 7 ligjeve të reformës, pasi Berisha dhe mbështetësit e tij e pengojnë reformën se duan të mbrojnë kokën e tyre.

Njëherësh Brokaj flet dhe për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Dibrës ku beson se aleanca mes PS, LSI dhe partive të tjera do të bëjë që fitorja të jetë e sigurtë, ndonëse zgjedhjet nuk janë test për zgjedhjet parlamentare të 2017.

Reforma në drejtësi po votohet në implementimin e saj. Cilët janë të interesuar për ta shtyrë sa më tej këtë reformë..?

Për mua nuk ka asnjë gjë të veçantë në këto vonesa dhe përpjekje për ta shtyrë sa më tej miratimin e shtatë ligjeve për reformën në drejtësi.

Është e pritshme që të shfrytëzohet çdo lloj forme, mundësie dhe sebepi në mënyrë që reforma të mos mos bëhet, ose të paktën të shtyhet deri sa të mos miratohet, qoftë dhe njëri nga këto ligjet e reformës në drejtësi, në mënyrë që të kapet fushata për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që zhvillohen në verën e vitit 2017.

Në sjelljen e tanishme, është një strategji e caktuar që është e përhershme por shumë këmbëngulëse për të penguar realizimin e ndërtimit të shtetit ligjor shqiptar, një strategji e përdorur nga klika politike që ka kapur Shqipërinë për gryke.

Ju nuk keni besim te klasa politike shqiptare…?

Jam shprehur shumë herë se reforma në drejtësi mund të bëhet vetëm nga ndërkombëtarët, të cilët do të përgatisnin tekstin e reformës nga fillimi deri në fund, që do t’ju vendosej ligjvënësve dhe votuesve parlamentarë në tavolinë për ta votuar me domosdo, dhe pastaj të fillonte një epokë tjetër, duke i shporrur të gjithë të përlyerit nga skena politike.

Ajo që mund të them është se një pjesë e kësaj praktike u krye, ndërkombëtarët e dhanë tekstin për parlamentaret, ndërkohë që klika u mundua ta ndryshojë tekstin, ta zbusë, ta përshtasë dhe ta bëjë sa më të pavlefshme, por nuk e ndryshoi dot thelbin, falë dhe këmbënguljes së ndërkombëtarëve.

Por shtatë ligjet e reformës në drejtësi vijojnë të krijojnë debat dhe vonesë…?

Me dhimbje e them se është në zgrip reforma. Shtatë ligjet përbëjnë zbatimin e saj në thelbin që është përcaktuar që në fillim në funksionimin e saj, në qëllimin e saj reforma më e rëndësishme në vend, ajo në drejtësi, tek e cila shqiptarët besojnë.

Tek e cila shqiptarët ka mbështetur shpresën që të shpëtojnë nga kjo drejtësi e korruptuar.

Çdo tentativë për ta shtyrë, për ta bërë të pavlefshme, për të mërzitur dhe ata që janë ithtarë të reformës por dhe qytetarët shqiptarë janë përpjekje me shpirt ndër dhëmbë të kundërshtarëve të reformës, të cilat nuk janë spontane por janë të llogaritura dhe të parashikuara, nuk ka asnjë gjë të veçantë pasi në thelbin e vet ato diheshin.

Sepse Berisha dhe njerëzit e tij do të bënin përpjekje për të mbrojtur kokën e tyre pas abuzimeve të forta që kanë bërë vite e vite me radhë dhe ku reforma në drejtësi do t’i bëjë të paguajnë një më një për atë çka kanë bërë.

Por ata që duan ta bëjnë reformën, kam parasysh mazhorancën që deri tani ka provuar se e do reformën, të jenë të vendosur dhe me guxim politik, dhe të mos lëshojnë pe në denatyrimin që kërkojnë t’i bëjnë reformës në drejtësi nëpërmjet shplarjes dhe çngjyrosjes së “Vetingut”.

Të gjithë flasin për konsensusin, mendoni se do të miratohen 7 ligjet..?

Mua më ka pëlqyer një thënie e ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin e cila theksoi publikisht: Ne e dimë pse e kundërshtojnë dhe kush e kundërshton reformë në drejtësi.

Dhe ata që kundërshtojnë u demonstruan hapur dhe qartë me emra dhe mbiemra. Kështu që nuk ka asgjë të panjohur, asgjë spontane në këtë kundërshti dhe lëvizje të kundërshtarëve të reformës në drejtësi.

Këtu problemi është: A janë të vendosur që ta përfundojnë këtë reformë që realisht është jetike për shtetin ligjor shqiptar, këta që janë të vendosur dhe që duan ta kryejnë.

Ata që nuk duan, ata do të vijojnë ta pengojnë. Edhe këtyre lojrave me konsensusin u ka dalë boja. Parlamenti ka votimin nuk ka përralla. Për gjëra të tilla kaq të rëndësishme, nuk ka qëndrime evazive, por qëndrime të qarta, të prera dhe në kohë.

Taktika e kundërshtarëve të reformës është që ta shtyjnë në kohë dhe muaj që të mos bëhet. Gjashtë muaj nga zgjedhjet parlamentare nuk bëhen reforma të rëndësishme dhe këtë afat duan të kapin ata.

SHBA-BE dhanë ca afate, përsëri duhet të vijojë me afate. Nëse nuk fiksohet me vijën e kuqe, që nuk lejohet më tej të zgjatet dhe vonohet, reformën nuk kanë për ta bërë shqiptarët. Në këtë rast më të vendosur dhe më të guximshëm janë ata që duan të heqin lakun nga fyti i tyre se sa ata që duan ta bëjnë realisht refomën.

 Zgjedhjet në Dibër shihen si një test për zgjedhjet e ardhshme dhe duhet të hyjnë partitë me këtë koalicion që janë aktualisht…?

Zgjedhjet në princip kanë një karakter testi, por këto zgjedhje nuk janë të këtij lloji. Përpos momentit që kryhen.

Për karakterin e largimit të ish-kryetarit të bashkisë nga detyra, që nuk ka thjeshtë natyrën e paaftësisë apo pamundësisë së PS për të drejtuar, pra nuk tregon paaftësi qeverisjeje, por janë elementët personalë të ish-kryetarit që solli shkarkimin e tij nga detyra, paraqet një situatë tjetër.

PS duhet të luftojë për ta fituar këtë bashki, pavarësisht se në shumë vite e ka mbajtur PD dhe nuk e bëri rrugën e Arbrit, PS duhet të tregojë se është në kohë për ta bërë këtë rrugë dhe ka për ta bërë.

Vendimmarrja e dibranëve është një qëndrim i vështirë sepse brenda nuk do të ketë optimizëm. Ndërsa koalicioni i majtë pretendoj të besoj atë që ka thënë Ilir Meta që “koalicioni deri në fund të mandatit do të shkojë bashkë”. Zgjedhjet në bashkinë Dibër janë brenda mandatit. As PS dhe as LSI nuk fitojnë nga ndarja politikisht.

5 komente në “Sabit Brokaj: Berisha s’do reformë, ka kokën në rrezik. Koalicioni, as PS dhe as LSI nuk fitojnë nga ndarja”

    1. Skypion says:

      Ish-ministri i Mbrojtjes dhe anetari i Grupit te Pleqve Zuzare prane Partise Socialiste,enveristi fanatik,krahinori Sabit Brokaj,po mundohet tu jape gajret djemve te baballareve,qe te mos e prishin koalicionin.
      Eshte e njohur urrejtja e ketij qenefi plak ndaj Sali Berishes.Nuk eshte nje urrejtje qe ka lidhje me parime.Aspak.
      Eshte urrejtje krahinore,pikesepari.Ky qenef eshte nder me kryesoret ne mbjelljen e urrejtjes krahinore,qe kur u shemb regjimi i tij barbar komunist ne vitin 1990.
      Eshte urrejtje personale.Eshte urrejtje personale ndaj ish-kolegut Sali Berisha.Kjo eshte edhe urrejtja me e forte,qe e shtyn te jashteqite te pegerat nga goja.
      Eshte urrejtja per ish-kolegun ,qe e la ne hije.Si ne profesion,ashtu edhe ne politike.Ne profesion,Sali Berisha,ia doli vetem.Fare vetem.Krejt i vetem.Vetem me forcen e vullnetit te tij te jashtezakonshe.Qe ne nje regjim krahinor,sic ishte ai enverist,t’ia dilte pa mbeshtetjen e faktorit “toni”.
      Mbeshtetje qe e kishte Sabiti.Sepse Sabiti ishte “toni”.Domethene ishte “Yni”.Qe domethene akoma,bente pjese ne ate pjese degjenerate te popullsise ne diktature,qe konsiderohej si besnike e regjimit.
      “Toni” ne ate kohe i kishte dyert e hapur.Mund te ishte coban,gjyseopinge,por se kishte problem ,qe nga humbetira ku ishte,ashtu me gjyseopingat, te vinte ne Tirane,te zgjidhte shkollimin,te punesohej dhe ti gjendej apartament.Eshte kjo arsyeja,meqe ra llafi,sepse socialistet kane kaq shume vota ne Kryeqytet.Sepse per 45 vite me radhe pati nje fluks te pandalshem,konstant te gjyseopingave drejt Kryeqytetit.
      Sali Berisha,nga Tropoja.Nga familje e thjeshte.Patriotike.Por jo ne kuptimin komunist,por ate nacionalist.I vetem dhe ,ashtu sic thone zuzaret krahinore,me nje valixhe druri,per shkak te rezultateve te shkeqlyera ne mesime,arriti te vazhdonte shkollimin ne Tirane,po ashtu me rezultate te shkeqlyera.Krejt i vetem.Dhe po keshtu,ne saje te vullnetit te madh,arriti te behej nje nder mjeket me te shkelqyer ne profilin e vet.
      Ishte ky vullnet dhe energji e jashtezakonshme,qe beri qe po ashtu te ngjitej ne majat e politike.Duke hyre ne histori si Lideri i Demokracise shqiptare.Si Presidenti i pare i Shqiperise demokratike.Si Lideri i se pares parti demokratike ne Shqiperi.
      Me ane tjeter,Sabit Brokaj, “Toni” gjyseopinge,mjek medioker ishte,politikan edhe me medioker poashtu.
      Sali Berisha e la ne hije si mjek.Dhe ne erresire te plote si politikan.
      A ka arsye me te forte se kjo,ne bote,qe te urresh nje person?!Jo.Absolutisht.E sidomos kur behet fjale per gjysopinga krahinore si Sabit Brokaj.
      Reforma eshte miratuar.Prandaj s’ka kuptim te thuhet se Berisha a Basha a PD,se do reformen.
      Por te harrojne mavinjte,se mund ta bejne ate sipas mendjeve te tyre te prishura.
      Ta harroje enveristi Brokaj,se do te mund te behet ndonjehere ndonje reforme ne Drejtesi,qe t’i nxjerre mallin atij per kohen e Drejtesise Popullore.
      Kurse sa per Koalicionin e Qelbesirave,me kot perpiqet te pajtoje RAmen me Meten.Eshte mision i pamundur.Ne zgjedhjet e Dibres do te ndodhe ajo qe ndodhi ne zgjedhjet e 2015.Por me ndryshim rolesh.
      Kesaj here do te jete Meta,ai qe do t’ia ktheje shumefish pabesine Rames ne zgjedhjet e 2015,kur socialistet me urdher direkt te Rames,sabotonin kandidatet e LSI-se.
      Do te ndodhe pikerisht keshtu: LSI-ja do te konfiromoje koalicionin,do te perkrahe formalisht kandidatin e PS-se ne Diber.Kurse ne terren dot a sabotoje ate.Zgjedhesit e LSI-se nuk,e perseris nuk,po e shkruaj me germa kapitale NUK,nuk do ta votojne pra kandidatin e Rames.Ai qe mendon te kunderten eshte budalla.Ose nga keta trushkulurit e kopese mavi.
      Se fundi,nje urim per te gjithe socialistet me rastine zgjedhjeve ne Diber: hajt met mira, e ju knoft bira – bira qe ju beri Shukriu!

  1. Para says:

    Pse per te fituar (para) kane dale ato ? Falemindwerit doktor. SE DIJA.

  2. keli says:

    po rri ore derezi ne pension, po cfar te duhet me politika, sa do qe te servilosesh, nuk kane asnje vlere fjalet e nje plaku matuf

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje