Ka qenë muaji i fundit i vitit 1980, dhjetor – me sa mbaj mend – kur rreth orës 2 pas mesnate në shtëpinë time, që i binte të ishte një dhomë 4×4 në barangën e tretë, me hyrje për nga rruga nacionale, dëgjoj një trokitje, tak-tak të lehtë, në penxheren time, që ishte ngjitur me derën dhe krevatin ku flija së bashku me nënën time. Vesh një palë pantallona dhe çohem të shikoj se kush ishte kaq vonë…
Me thënë të drejtën, si unë dhe nëna ime – që flinim në një dhomë, të cilën e kishim edhe dhomë gjumi, pritjeje dhe kuzhinë, u befasuam kur pamë Shitin (si i thërrisnim ne në kamp Reshit Mulletit), ngase ai vinte tek unë gati çdo mbrëmje, dhe atë natë, sapo ishte larguar duke na thënë se po ikte pak më herët, sepse Hajrija ishte shumë sëmurë. Shiti, ashtu trupshkurtër, dukej se kishte humbur fare, ca nga nata, ca nga frika. Nejse, ai nuk e zgjati, dhe, duke iu drithëruar zëri, na thotë: “Hajdeni se zoja Hajrije po vdes, por nuk i del shpirti.
Ajo më shikon mua, dhe vetëm lot i dalin”, tha ai, duke shikuar drejt nga nëna ime, për ndonjë ndihmë. Nëna ime tha se ajo nuk dinte nga këto zakone (rite tradicionale fetare), por tregoi për nga një komshia jonë, e cila qe një grua me të vërtet burrneshë dhe fisnike nga Tropoja. Vocër Hoxha quhej, dhe sipas nënës sime, ajo duhet të dinte. Shkova menjëherë te Vocrra, dhe ia tregoj situatën në të cilën ndodhej zoja Hajrije.
Ajo vishet shpejt e shpejt dhe së bashku, të dy me vrap, në mes të natës, nisemi për te baranga ku jetonte Reshit Mulleti me të ëmën e tij, Hajrije Mulletin, ish-gruan e prefektit të Tiranës, e cila ishte një grua me virtyte të veçanta, fisnike, shumë popullore dhe mjaft e zgjuar, me atë sjelljen dhe humorin karakteristik të tiranasve të vjetër.
Kushtet
Shiti me nëna Hajrijen jetonin në barangat e ndërtuara kastile për të persekutuarit, të internuarit e asaj kohe. Ajo ishte një dhomë e shtëpi 4×4, njëkohësisht, e mbushur gati deri në tavan me të gjitha orenditë (pajisjet shtëpiake) të një shtëpie që dukej se kishte qenë me tradita dhe fisnike, të një familjeje aristokrate shqiptare, si i thoshim ne, të kamura – pasanikë në një kohë në Shqipëri.
Pra, aty, në atë dhomë barange shihje gjithçka: tre sëndukë druri, qilimat e Persisë, kompletet e pjatave dhe filxhanëve të kafes dhe çajit, të gjitha të porcelanit nga firma të famshme çeke “Esty” dhe “Dubi”, të lara me lule dhe vija flori. Gotat e ujit, lugët, pirunjtë e thikat e bukës, pecetat e qëndisura të gjitha, të ardhura nga Italia e Austria, ku Hajrija edhe ishte martuar (pra ishin paja e nuses), një radio e vjetër gjermane “Gruding” dhe një aparat fotografik “Pentaks”, që e përdorte ngandonjëherë Shiti (Pasi na fotografonte, me anë të një kutie me bojëra uji, ai i bënte me ngjyra fotografitë tona bardhezi).
Në shtëpinë e tij, pra në atë dhomë 4 me 4, kishte me dhjetëra libra, të autorëve të huaj, fjalorë anglisht-shqip dhe italisht-shqip, ku të dy i lexonin dhe i rilexonin. Pra, të gjitha sendet ishin të disorganizuara, njëra mbi tjetrën, sikur të zinin frymën. Të pasistemuar, mbuluar nga pluhuri, dhe vendosur ashtu mes veshmbathjesh të vjetra, por “të jashtme”, si i thoshim ne atëherë, rroba të modës italiane dhe vjeneze, të asaj kohe. Unë nuk e kisha për herë të parë që hyja në atë shtëpi, mbasi isha “mysafir” i rregullt i familjes Mulleti, të cilët më donin aq shumë, dhe më prisnin shumë mirë.
Shiti dinte mjaft mirë italisht, dhe, ishte pothuajse për gjithë kampin një “axhensi lajmesh”, kuptohet lajmeve sportive më së shumti, por, për njerëz të besuar, edhe për të dhënë prej atyre lajmeve se çfarë ndodhte në botë: SHBA, Itali, Gjermani, Angli, Francë etj.
Vdekja
Kur hymë në shtëpinë e Shitit, Vocrra më tha se duhet t’ia mbaja unë kokën e Hajrijes, në prehrin tim. Ajo i rrinte në këmbë përballë, dhe nisi t’i thoshte ca fjalë, që as sot e kësaj dite nuk e di se çfarë i tha, por mbaj mend se nuk kaluan as dy a tri minuta dhe Hajrije Mulleti u shua menjëherë e në qetësi. Vocrra, pa nga Shiti, dhe i tha: Tani mbyllja sytë. Ai, duke qarë, i vuri dorën përmbi sy dhe kështu na vdiq kjo grua heroinë – një grua fisnike me virtyte të larta, që do të mbetet gjatë në mendjen time dhe të të gjithë atyre që e njohën, nëpër kampet e internimit.
Pikërisht, për atë dashurinë e saj, fisnikërinë, mençurinë, bukurinë, humorin e ëmbël dhe karakteristik të Tiranës, një antikomuniste dhe qendrestare deri sa mbylli sytë, atë dhjetor të 1980-s. Hajrija dhe djali i saj i vetëm, Reshiti, ishin deri sa vdiqën tironsa me të gjitha: në të folme, në të jetume, në gatim, në zakone dhe tradita, bujari dhe dashuri. Kishin qejf shumë të pinin kafe, në mëngjes dhe në darkë, shoqëruar edhe me ndonjë cigare “Partizani”, dhe të lexonin ndonjë libër e dëgjonin radion, sidomos në gjuhën italiane.
Internimi
Kur e internuan Hajrijen me djalin e saj, Reshitin – për shkak të një miqësie tradicionale me Myslim Pezën – si tirons “dem baba dem”, pra tironas me rrënjë, thonë se ai kishte dhënë urdhër, mesa duket, që një pjesë të orendive të shtëpisë t’i merrnin me vete, ngado që e degdisnin nëpër kampet e internimit. Për familjen Mulleti, si dhe shumë familje të tjera, ndër më të mëdhatë, më të pasurat, fisnike dhe patriote në Shqipëri, qysh në kohën e Turqisë, Pavarësisë së Shqipërisë, atë të Mbretit Zog, dhe Italisë, të vinte keq kur i shikoje se si i kishin katandisur në atë mënyrë, që të persekutoheshin, e drejtoheshin nga një kryetar këshilli fshati dhe brigadierë injorantë e të pashpirt.
Unë dhe ata, pra bashkëvuajtësit e mi, që i kishim njohur këto familje, të cilat ishin nga çdo vend i Shqipërisë, nga Veriu deri në Jug, por edhe nga Kosova e Çamëria, dhe viset e tjera shqiptare, e dinim të vërtetën, që na tregonin atëherë edhe prindërit tanë. Ne e dinim se sa e vështirë ishte ta paramendonim se si kishin qenë këto familje, përfshirë edhe Mulletët, apo të tjerët në kampet e internimit, duke na thënë: “Paramendoni dikë që kishte pasur veturë në atë kohë, që dëgjonte radio, që kishte një aparat fotografik apo që kishte studiuar në Itali, Francë, Gjermani, Angli dhe SHBA, që dinte më së paku dy gjuhë të huaja (prej nga italisht, gjermanisht, greqisht, serbisht, anglisht, frëngjisht, turqisht), dhe ta shohësh si jeton ai në internim, në kampet e Savrës, Gjazës, Gradishtës, Plugut, Grabianit, Shtyllasit, Lubonjës, Libofshës, e fshatrave të Kurveleshit”.
Komedia
Më kujtohet si sot kur u shfaq për herë të parë komedia “Prefekti”. Zoja Hajrije, si i pëlqente nënës sime t’i thërriste asaj, si gjithë herët po shkonte në punë një mëngjes, ku bëhej më parë apeli dhe njerëzit merrnin planin e punës së asaj dite. Kryeagronomi i sektorit Savër, Xhaferr Labi, kërkon të përqeshë Hajrijen: “E moj Hajri Mulleti! Kur ke qenë e re, ishe me veturë, ndërsa tani shkon me kazmë në krah…”. Hajrija, pa një pa dy, ia kthen me atë humorin e saj dhe të folmen tironse: “Po kështu janë kohët, o shoku agranom – unë atëherë, kur ti dhe baba e nana jote nuk kishte as gomarë, e jo më veturë – sot, ti ke një motorrçikletë, që të ka mbyt me tym e pluhun parcelave të Savrës”.
Harija dhe Reshiti, për ata që i njohën, ishin tipikë pinjollë të atyre familjeve, që ishin të thjeshtë dhe që tregonin se si kanë qenë tiranasit e asaj kohe, sa me të vërtetë e praktikonin në jetë shprehjen “bëje të mirën dhe hidhe në det – nëse nuk e sheh robi, është Zoti ai që ta sheh”.
Besim Levonja dhe aktorja Behije Çela, tregonte Hajrija, kishin qenë hyzmeqarë në shtëpinë e Qazim Mulletit, dhe atë të mirë të familjes së tyre, u erdhi dita për t’ua kthyer fisnikëve, në “përqeshje dhe injorim”, në kohën e servilizmit ndaj Partisë së Punës, duke bërë më të mirën e tyre, me artin tipik të mësuar në kohën e realizmit socialist, kohën e gënjeshtrave dhe të pavërtetave. Njëra prej tyre ishte edhe komedia “Prefekti”, e interpretuar nga Robert Ndrenika, në rolin e Qazim Mulletit dhe Behija Çela, e cila interpretonte Hajrijen.
Ishte një punë e Besim Levonjës, i cili përqesh dhe tallet me prefektin e Tiranës gjatë kohës së pushtimit fashist, pra Qazim Mulletin, dhe një vartës të tij, që ishte drejtues i policisë së Tiranës, po në atë kohë, Mon Kukaleshi, sikur ata të kishin qenë, sipas Levonjës, ca injorantë. Por, tiranasit e vjetër apo autoktonë, dhe ata që kishin jetuar në atë kohë në Tiranë, e njihnin mirë Qazim Mulletin, prefektin e Tiranës dhe Dibrës së Madhe.
Ai ishte një Prefekt dhe një Qazim Mullet, krejt tjetër, krejt ndryshe, nga ai që paraqitet si injorant, me një administratë të korruptuar, fetar (kjo në atë kohë kishte kuptim negativ, duke qenë se shënjestronte reaksionarët dhe njerëz që gjithsesi ishin kundër rrymës së asaj kohe); fshatarët që banonin afër Tiranës, si të trashë, fanatikë etj., gjithmonë sipas komedisë “Prefekti” të Besim Levonjës. Sipas asaj komedie, edhe një personazh nga Luma (Veriu) që arrestohet gabimisht, paraqitej në mënyrën më të keqe, si analfabet, që shiste salep me ibrikë në duar dhe ishte gati të denonconte këdo para autoriteteve.
E folura në dialekt ose me fjalë të huazuara e personazheve të “Prefektit” ishte bërë nga propaganda e regjimit diktatorial, me qëllim shumë e fortë, për të stigmatizuar grupet shoqërore nga vinin personazhet e komedisë. Këto stereotipa, që gjenden edhe në filmat e tjerë, të prodhuar gjatë kësaj kohe (sundimit komunist), me personalitetet e njohura të asaj kohe, vetëm sot, në demokraci, shihet se kanë qenë krejt ndryshe nga ato që na e mësonte realizimi socialist dhe intelektualët e Enver Hoxhës.
Hajde tashti, versuluni zagaret e Enverit dhe bejeni per pese lek kete zotnine.
O Peçikllasi! Po çke o biri i pergjegjesit (komunist) te mamase tende? Peng te ka mbetur qe nuk ta dha Atësine yt Atë komunist. Nuk e ka pasur fajin vetem pergjegjesi, por edhe jot ëme qe ishte dembele, por gojëmbël
Ja kesaj i them pergjigje une, bravo. Ku e ke bere shkollen ti o Ai, andej nga Braka, apo ne Rubik ku yt ate punonte ne dege dhe mamane ta qinin minatoret. Shif se mund te perfitosh pension special si cun minatori.
Komedia “Prefekti” eshte nje perle e dramaturgjise shqiptare! Jo Byqir Sina ,po askush ne kete bote s’ka kellqe te ve ne dyshim nivelin fantastik te shkrimtarit dhe aktoreve! Keto jane disa ndodhi te paperseritshme,qe lene vule te perjetshme ne memorien historike te nje populli!
Sa per Mulletet (qe ishin here “tironsa origjinale” e here nga Vjena dhe Roma” ? ) mjafton vetem nje fjale : KOLABORACIONIST!
U ngriten kembet dhe u bene KOKE (ose kake…) dhe shikojeni rezultatin me pinjollte e sotem te Bolshevizmit qe qeverisin Shqiperine sot. Me kriminela dhe barkthare ne GEN nuk behet kurre shtet.
Nuk ju ndane vuajtjet edhe sot e 75 vjet ketij populli.
Populli ja u shtypi koken! Se shpejti prape kena me jua shtyp mor bajga!
Ta gezoni o kamunisto, e keni bo per faqe te zeze. Kush ka pas men ka ik nga ai ven. Tani ju kane ngel mullit e eres, dhe me u myt me njoni tjetrin, si gjithmone……Hajt per hajer ju qofte !
Burre i mire Qazimi. Kur e pa se po i vinte fundi, i hypi pamporit dhe iku ne Itali. Duke lene pas vetes gruan dhe djalin ne meshire te fatit. Shpetoi prapanicen e vet dhe la gjene me te shtrenjte, familjen. Hajde e prit nga njerez te tille, t’u digjet xhani per te tjeret, qytetin, shtetin, etj.
Megjithese, per Hajrien thone se ia dhane me zor, ai kurre nuk e deshi. Po djalin te pakten? Apo kishte frike mos i kerkonte parà? Mori me vete Mon Kukaleshin e la familjen. Bravo, bravo Prefekt!
Qazimit nuk ia mori mendja se komunistet trima e fitimtare ishin edhe bytheqire e do te merreshin me nje cope grua dhe me nje femije, or taj Moisi Loqe Golemi.
Pleksi-glasa. Kur shijon benefitet e pushtetit te dhuruar prej pushtuesit, paguhet edhe nje cmim. Eshte e njejta gje njelloj sikur neser te vije ne Shqiperi nje rregjim, i cili do kerkoje te arrestoje Berishen, Meten, etj. Dhe kur keta te ikin, atehere do u konfiskoje vilat dhe pasurite e vena padrejtesisht dhe do ua dergoje grate dhe kalamajte te punojne ne fshat duke shkulur patate. Qe te mesojne se c’eshte puna dhe te shlyejne benefitet e padrejta. Pse, a nuk do donte sot shumica e shqiptareve te shohe Zenin, feminte e deputeteve socialiste, familjaret e LSI, etj, qe sot qarkullojne me makina, ora e pushime te shtrenjta, te detyroheshin te hapnin kanale e te mbillnin domate neper zona te largeta??
Ah glase e Saliut dhe sistemit te tij. Vetem zbori ju edukon juve.
Neser kur Shqiperia do qeveriset nga njerezit e ndershem i pari qe do futet ne burg do jete Edvin Rama
dhe askush nuk do merret me Linda Ramen pamvaresisht se e meriton e gjithashtu as do i bie
ndermend kujt te merret dhe me kopilin Zaho.
Edkar!Me ty o hajvan nuk duhet marr,por po me detyron te prish besimin e vehtes per te mos u marre me ty,kafshe.Edi Rama nuk futet ne burg se nuk ka vrare njeri,as ka vjedhur.Saliu yt po.Ai ka bere kerdine ne te gjitha drejtimet,ka vjedhur,eshte tallur me shqipetaret,ka vrare shqipetare te pafajshem.Pra Saliu yt eshte i pari qe do futet ne burg bashk me Lirin e tij dhe Zenin e Gitken.
Tako, ti si udheheqes sklleverish dukesh pak si shume i urte. Duhet ta shash pak me rende Edkarin, Saliun, Zenin e gjithe te tjeret, nuk mjafton me kaq, do te ta heqim statusin e udheheqesit te sklleverve.
Spartaku ka bere histori dhe eshte simbol i adhuruar ne mbare njerezimin! Eshte simbol i lirise,barazise dhe drejtesise!
Armiqte e spartaksave kudo ne bote jane shkerdhatat si ty mor PlluqeGlasa!
Moisi Loqe Golemi, arsyetimi jot eshte tipik komunist. Me purene e patateve qe paske ne vend te truve mund te arsyetosh cfaredo gomarlleku. Po qe per Saliun, e per Zenin mua nuk me rruhet fare e as me hyn e as me del gje nga xhepi. Qe t’ju konfiskohet pasuria, nese vertetohet ne gjyq qe eshte vene padrejtesisht as nuk me prishet puna fare, po nuk kuptoj c’lidhje ka kjo me shkuljen e patateve katundeve per pasardhesit nqs ata jane ne gjendje te rrojne me pune te tjera atje ku duan. Nejse! Kjo tregon qe Shqiperia nuk eshte cliruar akoma nga mendja e Enverit. Suksese ne fushatat e metejshme. Mos harro qe edhe Edvin Kristaq Rama mund te kete ndonje borxh te vogel nja 200 miljon dollare, megjithese edhe per kete pune nuk me ha shume meraku, me mjaftojne te miat.
undefined
Prefekti iku që t’i shpëtonte komunizmit dhe la gruan dhe djalin në Shqipëri.
Nuk e mendoi prefekti se Shqipërinë e morën egërsirat. Nuk mendoi prefekti qe populli shqiptar (populli trim e liridashës, hahaha) do ta duronte zgjedhën komunizëm. Ka menduar prefekti se komunizmi nuk do ta kishte fundin e largët.
Eh, sa u gabua prefekti, e sa te tjerë si prefekti.
Pse iku Prrrrfekti!? Mos kishte bashkepunuar me facizmin,qe ishte si hallve me shume sheqer!? Nese po,hajt per hajer i qofte Hajries dhe t’zotit t’shpise!
Te gjithe ne,”te indoktrinuarit ´” e atij rregjimi,kemi shume nevoje per keto shkrime.Gjithmone ka vend per reflektime edhe kjo eshte histori qe duhet mesuar.Faleminderit Beqir Sina !! Liri
E nise shume mire. Pse sna tregove me shume. Kam shume interes te di cfare ndodhi me shitin dhe hajrien. Si e priten komedine dhe shume hollesira. Nje familje qe komedia pavaresisht humorit dhe talljes i beri te pavdekshem ne historine e shqiprise. Ndonjehere cdo e keqe e ka nje te mire. Per kedo qe vuan me kacardhur dhe me vjen keq. Ndersa qazim mulletin kam lexuar qe i ka bere atentat zogut ne vjene dhe ka qene patriot.
Na shkruaj dhe me shume te na shuash etjen se si e kaluan atje ne internim. Flminderit
Komedia muk ka asgje te keqe. Me saliun ka 25 vjet qe behet humor. Shume here duke e kaluar cakun.
Dhe ju hipokrite injorant qe na beni keqardhjen po ju pyes.
Nese ju vjen keq per qazimin dhe familjen e tij, persebkerkoni vdekjen per saliun dhe familjen e tij?
Ju injorant do thoni po saliu ka vrare. Po fashizmi nuk vrau qe u bashkua qazimi me ta??
Qazimi ishte kolaboracionist dhe me dashje apo pa sashje ka bere krime. Ne cdo vend dhe rend krimi denohet.
Sa per mua personalisht me vjen keq per familjen dhe qazimin dhe kedo qe vuan. Po njerezimi dhe jeta keshtu qenka. Prandaj kur shkruani komente merrni fryme, mendoni nje minute dhe pastaj shkruani budallalleqet e zakonshme.
Komedia e ndihmoi familjen e tij nuk e demtoi.
Po ata qe vdiqen nga urdherat e Qazim katilit,a nuk ishin bij nenash?
Cfar mut burri ishte Qazim Mullaqja kur vete iku dhe la gruan dhe djalin ketu?
Internimi ishte gabimi me i madh i Enverit.
Te gjithe duhet t’i pushkatonte qe sot te mos na canin bythen.
Histori pa permbajtje kombetare, per nje familje te lidhur me kombin, por qe nuk diten ti sherbejne atdheut kur kombi kishte nevoje per ata; si shume tregime fatkeqe qe ndodhin edhe sot po qe nuk perbejne mesime per te tashmen dhe te ardhmen. Po pronat, a i kane mare valle? Di, nga farefisi tyre, qe jane te pakenaqur !?. Apo ia kane” falur” politikaneve ?
Te gjithë ju, të “indoktrinuarit” e atij sistemi, në fakt, nuk keni nevojë për këto shkrime, e as për këto reflektime dhe kjo është një histori nga e cila askush nuk mëson ndonjë gjë.
Histori të tilla, të klasave apo shtresave të përmbysura nga revolucionet sociale që shkaktojnë ndryshimin e sistemeve dhe mardhënjeve të pronësisë, të atyre ekonomike e sociale dhe të duarve që ushtrojnë pushtetin, janë tipke dhe në thelb të njëjta për të gjitha vëndet, kohët dhe natyrës se sistemeve që shkëmbehen tejpërtej historisë.
Aq më tepër që, pasojat e këtyre shndrrimeve gjigande që shtyinë përpara zhvillimin dhe progresin e shoqërisë njerëzore, bëhen më të mprehta dhe shpesh më të dhimbshme nga pikpamja e fateve individuale, kur revolucionet sociale zhvillohen paralelisht edhe me luftëra çlirimtare kundër pushtuesve dhe, fare kuptueshëm, kolaborocionistët paguajnë beshkëpunimin me pushtuesit dhe tradhëtinë ndaj vëndit të tyre.
Në këtë rast, ndëshkimi dhe pasojat rrënuese të këtyre shdërrimeve si dhe larjes së hesapeve me kolaboracionistët apo me përfaqsuesit në pushtet të sistemit që po ikën, janë në përgjthësi indiferente kundrejt cilësive personale të individëve.
Edhe sikur ta zëme se Qazim Mulleti të ketë qënë modeli i intelektualit dhe administratorit, në rastin e tij, përparësi merr fakti që ai përfaqsonte pushtetin civil të një pushtuesi të dhunshëm dhe ishte në shërbim të tij, dhe në luftë më çlirimtarët e vëndit. Fakti që ai iku bashkë me pushtuesit duke braktisur familjen, jo vetëm tregon se ai e dinte mirë fatin e kolaborocionistëve, por edhe një karakter shumë të dobët si njeri.
Nuk po dua të flas për zoje Hajrien, sido që të ketë qëne, qoftë edhe ndryshe nga Hajria e Lëvonjës.
Dhe për ta mbyllur, duke ruajtur të gjithë respektin dhe vlerësimin për “tironsit”, të qytetit të Tironës apo të të katundeve përreth tij, ndër të cilët kam plot miq e shokë të mirë, dua tu kujtoj shumë e shumë njerëzve, me të njëjtin vetëvlerësim mburravecllëqe si të autorit të këtij shkrimi: Boll me këto rrahje gjoksi se latë nam dhe jeni bërë po aq proverbialë sa lebërit me vrimën në gjoks. Realiteti është se, juve “tironsit”, nuk jeni as më të mirë e as më të keq se, as më të zotë e as më të kulturuar, as më fisnikë e as më plebej, se sa shqiptarët e krahinave të tjera të Shqipërisë.
Madje, gojët e liga thonë se jeni cazë të trashë për të kapur e përvetësuar fluturimthi zhvillimin, të renë, arsimimin dhe mënyrat moderne të të jetuarit.
Për më tepër që, historianët thonë se vetë “tironsit”, nuk patën asnjë meritë në caktimin e Tironës si kryqytetin e Shqipërisë dhe se erdhën të tjerë shqiptarë qe e zhvilluan dhe modernizuan qytetin, arsimin, shkencën dhe artin e tij.
Dhe pikërisht për këtë, duhet tua dinë edhe për nder e tua njohin edhe atyre të tjerëve meritat, sepse pikërisht prej tyre tani ata, mund të mburren se “jemi tironsa denbabaden” dhe se mund ti shesin pronat e tyre me 2-3 mijë euro për metër katror dhe se më në fund, kanë hequr peshqirët nga qafa dhe e fshijnë fytyrën dhe lyrën e buzëve me facoleta.
Qazim Mulletja hiku nga Shqiperia ne dhjetor te 1924 si perkrahes i revolucionit te qershorit me Fan Nolin. Jetoj gjithe keto vite deri ne 1939 kur shqiperia u pushtua nga Italia fashiste. Ishte nje perkrahes i flakte i Italise dhe si shume shqiptare te tjere si ballistet etjere besonin se treshja Tokio Berlin Rome do ta fitonin luften dhe keta do te ngeleshin ne fuqi ashtu sic ngelen keta te tjeret. Zogu i sekuestroi pasurine se pse nje nga atentatoret e tij ne Vjene ishte edhe qazimi. Te gjithe qe u puqen me nazifashistet ishin te sigurt qe keta do ta fitonin luften sepse asnje vend i europes nuk beri rezistence por u nenshtruan pa kushte, katastrofa e Perl harburit i bindi njerezit qe edhe amerika u nenshtrua kurse gjermania ishte ne dyert e moskes, askush nuk besonte ne nje kthese te luftes. Pranej lejeni Qazimin atje ku eshte bashke me zojen Hajrie sepse ate rruge zgjodhen nuk ja ka fajin njeri, nuk mund ti mbante njeri ne krye te vendit sepse ne fund te fundit ishin ne lufte dhe lufta e dyte boterore eshte nje pike kyc ne historine boterore me pasoja te jashtezakoneshme per njerezimin
Askush nuk e dinte si do mbaronte lufta,por secili zgjodhi krahun ne ate Lufte! Qazim Mulletja zgjodhi krahun e fashizmit,ndersa populli,patriotet dhe komunistet zgjodhen krahun e anti-fashizmit!
Nese futesh ne mut,do mbash ere te keqe.Keshtu edhe Qazim Katunari …
Populli beri mire qe u lidh me anti-fashistet por Kamunistet u lidhen me Bolsheviket dhe idete etyre te mbrapshta qe e kthyen Shqiperine ne epoken e GURIT.
ky b.sina qenka koqe fare, me gjithe breke…