PD kërkon angazhimin e plotë nga qendra në bazë lidhur me zgjedhjet në Bashkinë e Dibrës, në mbështetje të Sherefedin Shehut.
Ajo ka dalë me një ultimatum të prerë ndaj të pakënaqurve demokratë në zonë.
Në një deklaratë për mediat, kreu i grupit demokrat, Edi Paloka tha se fokusi i mbledhjes së grupit parlamentar ishin pikërisht zgjedhjet për Bashkinë e Dibrës.
“Sherefedin Shehu meriton gjithë vlerësimin e dibranëve dhe strukturave të PD, nderon PD dhe Dibrën. Përcarja e zgjedhjeve të fundit që ndikoi dhe solli humbjen e PD në Dibër këtë herë nuk ka të njëjtat raporte mes strukturës së partisë”, tha ai.
Paloka kërcënoi hapur se të gjithë duhet të angazhohen në këtë fushatë, e “kush do të largohet apo ca më zi të rreshtohet te kundërshtarët do të marrë përgjigjen si kundërshtarë të PD-së”.
Zgjedhjet në degën e Dibrës, Paloka tha se janë pezulluar prej tij, me urdhër të PD-së.
“Zgjedhjet në Dibër i pezullova unë me vendim të kryesisë, ato do zhvillohen pas fitores së bashkisë. Kjo fushatë do na shërbeje që të tregojnë se sa vlera ka secili dhe vlerat nuk ka kush t’i tregojë më mirë se në fushatë”- tha ai.
Kujtojmë se pas vendimit të Bashës për zgjedhje në degën e PD dhe shkarkimit të kreut të atjeshëm, Rahim Kaleci, prej këtij të fundit pati protesta dhe pakënaqësi ndaj PD dhe kreut të saj.
Votoni PD qe femija idiot te behet kryeminister! Apo nuk e le “babai shpirteror”! Po ky thuthuqi Paloka cfare do te behet! PD eshte bere si “kembes e dhise”! Cfare mediokrish mblodhi Sala?!
Ja nje njeri me kurajo, i çiltert dhe i drejteperdrejte. Kush eshte do thoni ju: Personi i mesiperme i cili ben thirrje si ne kohen e diktatures: Ju te pakenaqurit e PD’se, ose na jepni voten, pavaresisht se jeni te pakenaqur, ose perseri do mbeteni te pakenaqur, pra kundra PD. Shkurt, ti japim votat se ashtu urdheron ai, por nuk prish pune se mbetemi te kenaqur ose jo. Eh mor Edi, sa dava ka puna te pretendosh dhe te jesh lart. Flitet bukur ne foltoren e kuvendit por ja qe jashte asaj foltoreje shihen kercenime, o me ne o kunder nesh, ne vend qe te thuhen te mirat qe mund te sjelle PD me Sheron ne krye te Bashkise. Larg shume larg, por nuk ke çfar te besh, kur ne krye te puneve jane vendosur te paaftet, te korruptuarit etj….. Udhetari i drejte 15.08. 16 tung
i ka pezullur ky. qenka i rendesishem edhe jargashi. po e zeme se nuk votojne siç do ti. e pastaj, kujt i plas o budalla qe s’behesh kurre esell. po dhe nese i fitoni zgjedhjet ne diber, ç’ndryshim ka? ju e keni marre dishezen. makina e shqupit nuk ka frena qe mund ta ndalojne. fatin e keni te shkruar o thuthuq me brire.