Vrasje, përdhunime dhe grabitje: Ja krimet e të fortëve të Shkodrës, që terrorizuan qytetin verior

15 Gusht 2016, 14:41Politika TEMA

Ngjarja e mbrëmshme në Shkodër, ku në qendër të qytetit pati shkëmbim me armë zjarri mes dy makinave duket se ka nxjerrë në pah të ‘fortët’ e Shkodrës.

Nge hetimet e policisë rezulton se Donald Shtjefni,  Kristian Shtjefni e Patrik Salaj të cilët kanë qenë duke lëvizuar me automjetin BMW X5, me targe SB60 CEA dhe shtetasit Behar Brajoviç (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj të cilët kanë qenë duke lëvizur me makinën BMW me targë AA 006 NL, në lagjen “Vasil Shanto”, kanë qëlluar kundrejt njeri- tjetrit me armë zjarri, pistoletë dhe automatik, ku nga ky shkëmbim zjarri ka mbetur i dëmtuar Donald Shtjefni i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë  jashtë rrezikut për jetën.

Për të ikur nga vendi i ngjarjes, Behar Brajoviç (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri) dhe Bledar Lekaj janë drejtuar për në fshatin Golem të Shkodrës. Por, nga shpejtësia e madhe, makina me të cilin po udhëtonin ka dalë nga rruga.

Por, kush janë Behar Brajoviç (Bajri), Ilir Rustemi (Bajri)?

Familja Bajri është bërë nga më të njohurat në Shkodër. Po t’i kujtoje dikujt pak kohë më parë mbiemrin Bajri, nuk do t’i vinte mirë. Bëmat e djemve dhe kushërinjve, kishin bërë që ata të ishin “zotër” të qytetit të Shkodrës.

Më poshtë renditen gjithë krimet e faktuara dhe krimet e dyshuara të arrestuarit Behar Bajri:

Me datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç ka vrarë me armë zjarri shtetasin Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Ngjarja për të cilën shtetasi Behar Bajri është deklaruar fajtor ka ndodhur me datën 12 shtator të vitit 2005, në qytetin e Shkodrës, ku ky shtetas përmes gjobvënies, ka kërkuar që të përfitojë pa të drejtë shumën prej 5 milionë lekësh të reja nga një banor i qytetit të Shkodrës. Këtë krim Behar Bajri (Rustemi) e ka kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi.

Me datë 18.08.2006 shtetasi Behar Bajri është akuzuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkdrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

Me datë 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Me datë 21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Me datë 26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri.

Ndërsa i arrestuari tjetër, Ilir Bajri Ilir akuzohet se në 4 gushtit të vitit 2006, ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët. Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë.

Express

30 komente në “Vrasje, përdhunime dhe grabitje: Ja krimet e të fortëve të Shkodrës, që terrorizuan qytetin verior”

  1. Edkari says:

    Mos vrisni njeri tjetrin se nuk jeni armiq .
    Vetem nje armik kemi ne shqiptaret,ai
    eshte Edvin Kristaq Rama dhe rilindja e tij.
    Ne te gjithe shqiptaret duhet te lejme
    menjane grindjet mes nesh dhe te bashkohem
    grusht e te pastrojme vendin tone nga
    drogaxhinjte rilindas me ne krye Edvin Ramen.

    1. Den says:

      Emrin apo pseodonimin e ke fiks o edKari
      Ne gjithe kete histori rama dhe plehrat e tjera para rames sikur nuk kane lidhje perveç se te gjithe kane punuar qe shkodra e me gjere te jete ne kete situate qe dhe ne shtetin me koti ne Afrike nuk e gjen

    2. Tosi says:

      Shko mor idiot…berishist.prit edhe oak dhe do shohesh ku do perfundojne keto kriminele injorante bashke me Berishen tend…qe eshte superkrimineli i ketij vendi.

      1. Pilo Lala says:

        Keta kriminele kane vrare e prere Shkodren, dhe qytetaret e Shkodres jane tmerruar per 25 vjet.
        Vrisnin dhe denoheshin me 2 muaj burg.
        Vret gruan 16 vjec?
        Keto kerma qe dolen ne kohen e Berishes, po eliminojne njeri tjeterin, por Policija tani po i kap nje nga nje.
        Qyteti i Shkodres ju takon Qytetareve te Shkodres, jo kacakeve te Malesise, qe vrasin per nje fjale goje, rrembejne vajza, vene gjoba biznesesve.

        1. Goni says:

          O pilo lala prej nga je ti ata sjan nga malsia Jan nga Dobraci nje lokalitet ne dalje te shkodres. Mos baltos malsin

    3. Karabullak mu ka fry a ma kap pak me llap says:

      o e kAR, po i kane vrare keta te shkretet, cfare mos te vrasin me, ti ngjallin tani qe jane arrestuar. Apo do protestosh ti ne Strzburg qe te lirohen more kontrapedal PALLE e gjalle ARI K. Kur thua “te leme menjane grindjet midis nesh”, kujt i referohesh? Vetes dhe bandave kriminale apo ke honger buke e kos dhe je mesuar me citatet e shokut Mao dhe Dulles – Shoke proletare, per ceshtjen e PARTISE dhe te adheut, BASHKOHUNI.

  2. johny says:

    Ca duhet te kishin bere kta qe te ishin ne burg? Shtet v.k!

  3. alb says:

    Me gjith kete liste krimesh gjynah te jen ne burg keta.
    Keta duhen dekoruar si supermen qe ska ci ben asgje njeri ne ate toke.
    Habitem si nuk jan ber deputet te rilindjes me gjith keto merita.
    Fundja nuk esht ndonje gje e madhe
    Qeline e burgut qe duhet ta kishin keta e kane zen ndonje debitor dritash apo perdorues hashashi.

  4. Zambi says:

    Mire qe u vrane njeti me tjetrin e pesuan aksident se per policine do ishin te lire akoma

  5. Anonim says:

    Policia i di dhe rri fle gjume, cfare pune bejne keto agjentet e krimeve se nuk e kuptoj, a duhet ta parandalojne krimin, jane te paaftet,fshatare pa arsimimin e duhur.

    1. Driti says:

      Nuk ka fajin policia or mik. Policia i kap, gjykata i liron pas nje muaji per mungese provash

  6. G-Bani says:

    po keto vrasjet qe kane bere tani ne epoken e rilindjes pse nuk i keni nxjerre?

  7. fieraku4u says:

    HAJDE VEND VARI TRAPIN HAJDE SHQIPERIA. GJITHE KETO VRASJE, GJITHE KETO VJEDHJE, SHANTAZHE, PERDHUNIME DHE GJITHE KETA DESHMITAR, DHE KETA MBETURINAT FEKALE, BREDHIN TE LIRE NEPER QYTET ME BMW.

    TE DHJEFSHA SHTETIN E MUTIT, QE NUK DERGON FORCAT RENEA TI ELIMINIOJ PA GJYQE FARE. DHE NJE QYTET I TERE, TE QENDROJE I QETE.

    PO PSE I ARRESTONI MOR PLEHRA, MOR LEGENA, MOR HOTRRA. FUTINI PLUMBIN DHE HAPNI LAJMIN SIKUR PO LUFTONIN POLICIN.

  8. Tony says:

    Faji është i gjykatave akoma se kini marrë vesh si funksionon demokracia? Policia e arreston, gjykata jep dënimin.Po i dënojë gjykata me dy vjet kur duhet të denoheshin me dënim të përjetshëm, çfarë faji ka policia.Gjyqtarët e korruptuar ata janë problemi Shqipërisë.

  9. ABC says:

    Mbase do jene nga ata te fortet qe me 1000% mbeshtet nga ndonje pale politike duke i perdorur per ne fushata per shantazhe dhe per te bere presione. Mbetet per tu pare vetem se cila pale eshte.

  10. Ndoc sukaj says:

    Deri kur shteti do lejoje kriminelet te jetojne te lire duke torturuar e masakruar njerez te pa fajshem.Te fala Blushit deputet dhe gjithe atyre qe duan te bejne Shtet.

  11. Eri says:

    Kjo bande eshte rritur dhe zhvilluar qe nga viti 1997,kur partia socialiste mori pushtetin,eksponente te ndryshem te politikes se majte po ashtu dhe segmente te policise i perkrahen ata duke i perdorur per te vjedhur zdhedhjet e per te frikesuar njerez,kur demokratet erdhen ne pushtet ata u struken dhe nuk u ndine per nje kohe te gjate deri pas 2013,te gjitha ato krime qe ju keni renditur ata i kane bere gjate pushtetit te te majteve, keni lene pa listuar dhe keto te fundit nga 2013 e kendej ku te gjitha jane krime vrasje ,ne pergjithesi nuk i besoj deklaratave politike qe bejne partite per shum arsyje por te them te drejten sot jam bindur se te gjitha ato qe thote partia demokratike se eksponente te krimit jane te lidhur me pushtetin i besoj ndiqni dinamiken e krimeve te ketij fisi kriminal si mundet qe keta mostra te mos jene ne burg sot,kjo eshte e pa besueshme edhe ne vendet me pa te zhvilluara nuk mund te ndodhe nje gje e tille e jo ne nje vend qe ne pretendojme se kemi rend e ligj turp per politiken .

  12. ts says:

    Pu pu pu ku jetojm ! Kriminelet vin verdall me nje dosjer kaq te ngarkuar krimesh, sa te mer lemeria te mendosh se nuk jan inskenime filmash te 1980 ne Kolumbin e Pablo Eskobarit !!! Lexojm dhe kjo esht Shqiperia e ministrave ,kryeministrave dhe gjykatesve qe ky popull ushqen ! Ne kte Shqipri duhet nje kryeminister si i Filipines qe vret si qent rrugac drogaxhit ! Cfar behet keshtu or shqiptar!! Shqiperi , histori filmash real Hollivudiane me aktor vrases ,gjygjtar po vrases,ministra po ashtu me ne krye kryeminister e president ! Ku po jetojm ????? Nje ngjarje ne dukje si sherr rrugacesh, fsheh mbrapa nje histori krimesh makaber pa fund, me autoret te shetisin rugve me vetura lluksoze e mendoni sa ka te tjera qe nuk i dim e skan dal ne driten e mediave ! Hiqni dor nga demonkracia or shqiptar, se ky regjim i ha mutin nje diktature tip Kim Jongu i vetmi qe ben zap kriminelet pa fund qe pjell kjo tok e mallkuar ! Vetem keshtu shpetoni o shqiptar ! Vritini ,varini e digjini ne grop te gelqeres qe as varrin mos tja di kush ksaj rrace !OZot cfar shteti ,cfar parlamenti ,cfar deputetesh ,cfar ministrash e cfar Drejtesie !!!U shofshi nga lav e ndonje vullkani o popull skllav, qe pjell vetem kriminel e gjarperij

  13. Spartaku says:

    Protagonisti kryesor i vrasjeve ne shqiperi eshte Sali Berisha.Ai ishte i pari qe u dha armet ne duar vrasesve,se ashtu ja do politika vrastare e tij.E dyta: Sali Berisha me ane te firmave piramidale u mori parate shqipetareve,dhe ne funde u dha nga nje arme per te vrare njeri tjeterin.Te zezate e Saliut nuk mbarojne.Kur te qerohet nga siperfaqjq e dheut ky monter e keqe,atehere shqipetaret dhe e gjithe shqiperia do marre fryme lirisht.

  14. Djali Shkodran says:

    Ah sikur te behej sikur thu ti ktu ma nelt…nje plumb ballit secilit prej tyne, dhe hajt shnet, pshtume nje here e mire nga kto pislleqe, Qe ve bast ska me kalu muaji, dhe prap neper qytet me Bmw i ke…biles, heres tjeter me modelin e fundit….

  15. klea says:

    Te gjithe keto bajri-t jane te kerkuar nga interpoli,,gjith diten sorollaten neper shkoder dhe policia e saje qorrit ja fut gjume.ku je o edvin rama me policine e rilindur,Keta akoma vejne gjoba,jane te denuar brenda e jashte vendit,,a i mban ne mbikqyrje shteti keta individe??Aq me teper qe kane cv te pasur,as terroristet nuk e kane te tille.Hzjne e dalin neper kufi sa here duan e me ca te duan…

    1. Karabullak mu ka fry a ma kap pak me llap says:

      o edkAR, po i kane vrare keta te shkretet, cfare mos te vrasin me, ti ngjallin tani qe jane arrestuar. Apo do protestosh ti ne Strzburg qe te lirohen more kontrapedal PALLE e gjalle ARI K. Kur thua “te leme menjane grindjet midis nesh”, kujt i referohesh? Vetes dhe bandave kriminale apo ke honger buke e kos dhe je mesuar me citatet e shokut Mao dhe Dulles – Shoke proletare, per ceshtjen e PARTISE dhe te adheut, BASHKOHUNI.

    2. Rovi GJashit says:

      klea,
      me duket se qenke spiune e zhozit dhe qenke e informuar mire per bemat e tyre, brenda dhe jasht. Po hyrje daljet ne kufi, nga i di ti, apo ke qene me ta dhe ti. Qenke dhe ti viktime.
      Ta mbeshtes mendimin deri n’ rrenxet

    3. R. GJashi says:

      O klea, me duket se qenke spiune e zhozit dhe qenke e informuar mire per bemat e tyre, brenda dhe jasht. Po hyrje daljet ne kufi, nga i di ti, apo ke qene me ta dhe ti. Qenke dhe ti viktime.
      Ta mbeshtes mendimin deri n’ rrenxet

  16. Independent says:

    Keto Jane krahu I djathte I PS ne Shkoder ne cdo zgjedhje , sa here qe ps eshte kthyer me pushtet keto Jane liruar nga burgjet ! Behar Bajri eshte I Denuar per Krime edhe nder vende europiane ! Fatkeqsisht kto kriminele Jane te Paret qe ndimohen nga politika shqiptare , si PD dhe PS

  17. TRAPI says:

    D FAJ KANE ATO QE VRASIN? DUHEN DENUAR GJYQHTARET QE KANE MBULLUR OSE ZBUTUR CESHTJET…

  18. nji kafe me pak te lutem says:

    Kemi nevoj per presidentin e filipineve nja 6 muaj se do ti shikonit kta trimat do shkonin me vullnetin e vet te dorzoheshin ne polici,kan ren ne ca politikan bythethmuter qe duan vetem p…….dh edhe pare dhe bejn qef, i lumte palla çdo popull meriton qeverin qe ka.

  19. Iliri says:

    Nje gje nuk kuptoj une. Kur i paskan te faktuara te gjitha keto krime, si shpjegohet qe jane te lire keta njerez dhe shetisin te lire te vrasin serish?

  20. Independent says:

    Djlai Shkodran , fjala jote n’vesh t’zotit ! Nuk e merr dreqi gjene e vet , sa te kene Tom Doshin e tjr e tjr per 2 jave I Ke te lir!!

  21. foti says:

    E pesofsh ne koken tende o Edkari ose tek familjaret e tu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje