“Koha Jonë”: Ky është gushti i fundit i Metës me Ramën, PS-në e pret një opozitë e gjatë

15 Gusht 2016, 21:39Politika TEMA

Gazeta “Koha Jonë” vazhdon të shkruajë për marrëdhëniet e tensionuara të Ramës me Metën.

Sipas kësaj të fundit, Rama ka bërë çmos që të prishë koalicionin me Metën.

Për këtë arsye, sipas gazetës së Nikoll Lesit, ky do të jetë gushti i fundit i koalicionit Rama-Meta.

Ja çfarë shkruan gazeta:

“E sigurtë është se e majta rri në pushtet vetëm nëse PS dhe LSI janë bashkë në fushatën e ardhshme elektorale. Në të kundërt mbetet krejt e sigurtë që PS-ja kalon në opozitë të gjatë. Por nga kulisat dhe nga oreksi i madh i PS-së për të marrë gjithçka nga sofra e së majtës ka mundësi që ky muaji gusht të jetë gushti i fundit i martesës PS-LSI.

Shumë aktorë në PS turren dhe fryjnë në vesh kryeministrin Rama se LSI po na kushtëzon, se pa LSI mund t’i kemi të gjitha vendimet në dorën tonë, se pa LSI mbretërojmë gjatë,etj etj. Se pa LSI kemi edhe Presidentin e Republikës në qershor 2017. Pa LSI kemi gjyqësorin e vettingun, kemi prokurorinë, kemi shtetin!

Kjo idiotësi që ka kapluar kryeministrinë dhe një pjesë ministrash, bile edhe kupolën rozë, po çon në përplasje finale mes Ramës e Metës. Ndërkohë kreu i LSI i është shmangur me kujdes përplasjes, pasi siç deklaron ai të paktën publikisht se respekton fjalën, marrëveshjen, paçka se ka mosmarrëveshje për mënyrën e qeverisjes. Prishjen e paktit të “1 prillit 2013” e filloi i pari Edi Rama.Fryu çështjen CEZ-DIA, e pompoi “skandalin” me disa media që financohen prej tij në mënyra të ndryshme,(të cilat i shpjegon mjeshtërisht analisti Andi Bushati), hodhi në veprim ministrin Tahiri me përgjime të paligjshme, ku për pak u sakrifikua edhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Haki Çako, kërkoi të shkonte në zgjedhje për 45 ditë me mocion besimi, luajti të gjitha kartat që PD-ja të merrte damken antiamerikane nga Departamenti i Shtetit, bleu deputetë nga PD për shifrën 71 dhe mikloi çamët; u bë gati të hidhte LSI-në me idenë se i vetëm me Shpetim Idrizin do të merrte pushtetin këtë pranverë.

Por asnjërën nuk e realizoi dot Edi Rama. Pala tjetër, Ilir Meta, shtrëngoi dhëmbët, mori pamjen e një njeriu që nuk do sherre (ndërkohë që rrijnë të dy me brekë çeliku), rrezikoi të digjte karrierën e tij politike me insistimin që reforma duhet të bëhet patjetër edhe me opozitën, dhe ia arriti; bëri që klima në PD të mos jetë më agresive ndaj tij që pas prillit 2013, faktorizoi indirekt Lulzim Bashën. Faktorizimi i Bashës solli uljen e kuotave të kryeministrit mik-armik.

Tani janë në pushime verore të gushtit të dy. Edhe Meta, edhe Rama. Po rreshkin lekurën për dimrin e këtij viti dhe po shikojnë llogaritë sejcili për partinë e vet.Llogaritë Metës i dalin në të dyja krahët si faktor qeveribërës. Edhe me PS, edhe me PD.

Ndërkohë që Edi Rama nuk e do më partneritetin me Ilir Metën. Të paktën nga mënyra se si flet, se si ka luajtur në kulisa kundër tij. Dhe nga egoja që të ketë gjithçka nën kontroll. Ndërsa Basha ka lëshuar sinjale të tipit “mors” që janë kapur nga kreu i LSI.

Nëse shikon marrëdhëniet mes kreut të PS-së dhe kreut të LSI duket si gushti i fundit bashkë. Por se si do shkojnë marrëdhëniet varet me shumë nga opozita, e cila nëse këtë vjeshtë fillon mitingje që do të sjellin “kushtet për qeveri teknike” atëhere “1 prilli” nuk përsëritet më në prillin 2017.

Nëse PD bën mitingje në “facebook” mbetet që të dy miq-armiq të nënshkruajnë të detyruar “1 prillin” tjetër.

Martesë për “kalamajtë” e jo nga dashuria”.

29 komente në ““Koha Jonë”: Ky është gushti i fundit i Metës me Ramën, PS-në e pret një opozitë e gjatë”

  1. Iliri says:

    Nese ndodh kjo, thjeshte do te jete nje kthim prapa dhe nje fatkeqesi e madhe per kete komb te lodhur nga injorantet drejtues

  2. TJ says:

    Kur ne median shqiptare “lulezon”akoma Nik Lesi, mendoni ku eshte shtypi apo media shqipatere! Ky njeri ka vjedhurme miliona marka apo dollare apo euro te dhena per median e lire ne Shqiperi dhe i ka ndare me Sal veriorin mysliman! Markat e Bukoshit i hengren me Berishen!

    1. babo says:

      Gazeta e Nikoll Lesit, atij qe hynte ne Qeverira per te ngritur ndonje tra dogane – sic thoshte Lubonja ?

  3. rony says:

    Ky qe ka shkruar kete artikull ose ka dale nga koma keto dite ose po e ze nje multiple skleroze me pasoja kolaterale per trurin e tij,,, qe oh zot,,,ska shans ta kaperceje ,,,,

    Qe politika eshte kurve kete e dime te gjithe por qe edhe nje gazetar shkruan si super kurve,, kete so desha ta besoja,,, porja fakti….

    1. Revolucionari says:

      Shqiptaret e kategorise te katundarit Nikoll Lesi si dhe te ashtuquajturit gazetare te tij, shkerdhehen para e mbrapa edhe per 1 dollar, lere mo se si e shkerdhejne atdheun pastaj, edhe per gjys dollari. Keta kalojne ne orgazem kur shohin qe atdheu mund te bej ne vend numero, keta jane kermat e ketyre 25 vjeteve te mallkuara si edhe vete ata.

  4. aleati says:

    enderra gushti Nikolai

  5. EDI - SALIU says:

    QE FATET E SE ARDHMES SE SHQIPERISE TE VAZHDOJN TE MBETEN PENG E BANDES XHUXHIT
    QE ESHTE NE POLITIKE VETEM PER TE VJEDHUR E SJELLE PROBLEME SHTETIT SHQIPTARE
    QE ME PJESMARRJEN E TIJ NE POLITIKE META KA CUAR SHQIPERINE NE RRUGEN KU DUAN TA SHIKOJNE
    ARMIQTE E SHQIPERISE -PRA SI NJI FAKTOR DESTABLIIZIMI NE POLITIKEN SHQIPTARE DUHET TE QITET
    JASHTE QARKULLIMI -SA ME PARE ME CDO MENYRE – PERPARA SE “SHAKAJA” E KOHA JONE
    TE BEHET REALITET
    AI QE KA HIP NE SHTART TE SALIUT NJIHER
    MUNDET TE HIP ATJE PERHER
    KY NJERI ESHTE BERE SIMBOLI JO VETEM I KORRUPSIONIT NE CDO QEVERRI QE FUTET SI PYK
    POR ESHTE NJI NDER PERSONAT I CILI CENON RENDE STABILITETIN E SHQIPERISE
    I GATSHEM PER PUSHTET TE LIDHET ME GREKUN ME SERBIN ME CDO ARMIK TE KTIJ VENDI
    HIQENI QAFE KTE KANCER NGA POLITIKA SHQIPTARE NQS E DONI ATE VEND E TE ARDHMEN E SHQIPERISE

  6. Delli USA says:

    Nikoll Leshi cdo dite hedh fall ne gazeten Koha Jone,me parashikimet e tij un fshij by…then.

  7. Ardi says:

    O Nikolle o rrot k…..te ushqen Iliri me ba keto shkrime. Llogarite nuk i dolen atij koke lopes qe rri ti me te qe te prishte qeverine. tani jeni turre me ja pastru “nderin” ju karandashet e hajduterise ne lezhe. Pos hko se lat nam. Pyete Liken cfare fjalimi ka mbajte kur iken kamerat ne mbledhjen e byrose se kuvendit. Idiot ngele, po ne plehra do perfundoni shpejt se reforma ka ca pune mu ty e ate Like hajdutin

  8. Bardhi says:

    E tha Nikolla…U ba. O sa kom qesh. Iliri me PD eshte si prostituta qe do jete familiare.

  9. adnan kondakci says:

    adnan kondakci
    15 gusht 2016
    Perralltar klasi apo mendje e thartuar? Sano arixhofka qe sheh filxhanet, apo zonja Meli qe analizon horoskopin?Gazetar qinglash, apo krap Leshi? Enderrimtar i neteve me hene, apo bythelepires radhe? Cna bete more Kadare e Agolli, qe u mplaket, se do kishit shkruar perla, me keta anal-iste pa pupla, qe po ti nxjerresh ne pazar, asnje fshatar, nuk i ble as per gomar. Pthu, race e ndyre 7 brezash.

  10. Ta rrasi says:

    Uoooooouuu or Nkoll prej leshI po lesh kari ama. Kur u zgjove or rrush I pa pjerdhur??????

  11. Spartaku says:

    Jo moj gazete e shpifur,nuk eshte aspak ashtu siç thua ti.Koha jone le te thote sa e kane paguar Berisha dhe Basha kete artikull per ta botuar?.Edi Rama do jete edhe per nja 30 vjete kryeminister.Ju shikoni endrra me sy hapur.

  12. shqip says:

    u tha u be. pa dyshim qe do tua plotesojme deshiren te ushqeheni me çorbe alla shqup. gaze(p)taret e nikolles po bejne te pa munduren te na e lehtesojne imagjinaten. po do pyesja keta te kohes sone; burimet i keni nga meta apo nga rama? jo se i bie qe keta te kene shkuar me pushime per ti furnizuar gazetucet me relacione martesash e divorcesh . se fundi nese ky koalicion prishet, gje qe nuk eshte fundi i botes, rama ka vetem nje pune. ate me elektoratin e tij. me laps e me leter rama do beje bilancin e puneve te tij. shqiptaret ne e pelqejne i japin prape mandatin. askush nuk preokupohet per krushqi e martesa politike. njerezit duan ti prekin gjerat jo ti imagjinojne. nese reforma kalon, rama ka mbajtur nje premtim te madh. nese negociatat hapen, rama fiton dyfishin e pikeve. nese energjia nuk vidhet me si mall pa zot, shqiptaret po besojne ne shtet. nese ne nje mandat rama i shton shqiptareve 3 stadiume bashkohore. shetitore, parqe, qytete qe nderrojne fytyre pas shemtive dhjetra vjeçare, rama gjithashtu konfirmon rrugen qe kishte premtuar. nese njerezit shohin ndryshim rrenjesor ne mardheniet e administrates e te policise, ne modernizimin e sherbimeve, sigurisht qe rama eshte i rikonfirmuar. me thoni o gazetare qaramane, ju qe vetem baba qamilin keni ne mendje, kujt i intereson te prishe koalicione? çfare fiton meta te beje nje koalicion te ri me partine e saliut qe i ka kthyer kembet nga dielli. meta mund te tundet e te shkundet. problemin nuk e ka me ramen, po me ata te bkh. nese di not ja hodhi. po nese nuk di dhe rama nuk i jep nje dore, do mbytet e bashke me te edhe lesh e li-ja.

  13. corape kuqi says:

    Socialistet paten nje oreks te pa pare per te vjedhur. Jabkaluan njeqind here lsi qe kishte nje nam te keq. Saliu dhe meta jane kryehajdut por te pakten ruajne etiken.
    Edi e hodhi poshte dhe etiken e politikanit.
    Parrulla e edit ” bjeri ti biem, sena erdhi rasti”.
    Jam socialist me shpirt. Por jo per keta socialist.
    Edi falimentoje me mijera bizneze te vogla per te eleminuar konkurencen kunder biznezeve te medha. Ngriti taxat dhe cdo gje ne kurriz te te varferve.
    Turp. Ska rendesi kush fiton. Nga shiu bie ne bresher

  14. rob i zotit says:

    Nikolle, nje kafe pive me ilirin dhe fillove te thuash traplliqe, cte premtoi, thuaje. Iliri do te ta jape ( se mban fjalen), por mendo qe nuk e nxjerr nga xhepi vet por nga gjaku i popullit.

  15. Niko says:

    si minjt kur ndez driten jan sulur nikoll lesit kto komentuesit e bodrumit rilindas, jo se nikolla prishi qetesine e minjeve por sapo ndezi driten dhe zhurma dihet

  16. alphade says:

    Analize shume e dobet , diletante…!!! Hamendesime si fabula e Ezopit :
    “Dhelpra dhe ‘hallatet’ e Dashit ! Kur do t ‘ i bien hallatet dashit qe t’i
    haje e shkreta dhelper ….!!! Idiotizma per te shitur gazeten “Koha jone””,
    shitja e se ciles ka rene ne fund te ujit !!! Si ka qene dikur kjo gazete ???
    Tash nuk e blene kurkush sepse e ka humbur “Nordin ” e saj duke shkru-
    ar gjepura …..?!

  17. g says:

    Shqiperia si topi i ping-pong-ut ne duart e hajduteve!

  18. astrit says:

    Lih o Les lih.

  19. shoku says:

    Me ps ne opozite Shqiperia ka me teper stabilitet, se nuk ka agresivitetin e pd, ndersa pd ka regjim komunist, e ka treguar se i persekuton ata qe i ka kundra. Nese jane te gjithe ne pd, nuk do te kete probleme, s’do te kete hakmarrje, do te lulezoje kaosi ( kush do biere brenda kaosit e ka vet fajin, jemi ne kapitalizem), kujt nuk i shkon te ike. Por ama nje gje eshte e sigurt, e majta SKA NGJYRE kur qeveris dhe eshte me e rezikshme se gjerat e pista i ben nen rrogoz.

  20. Zemani says:

    Vërej Nikoll,e kam një fjalë. Ta dogjën gazetën, the:-Ma dogj Berisha! Mandej, për çudi, “mbretërove” në qevrinë Berisha dhe tash, meqë nuk je në qeveri, kërkon:_ Kush ma dogji gazetën? Nuk po e gjen dot dhe kthehsesh në orkaull: aleanca po merr fund!!! Boll burrë i “mirë” për t’u besuar.

  21. LORA says:

    Pirdh o lehes ne gushtin e fundit,pirdh.

  22. sabriu56 says:

    si te jete si te mos jete lsi me ps apo lsi me pd njelloj eshte mor jahu

  23. Dr. FESER says:

    JU ZOTRINJ FOLNI ASHTU SI JU PËLQEN, POR NUK ËSHT ASHTU. P.S.-n E PRUË NË PUSHTET PIkËRISHT L.S.- ja.
    Z. META KA QENË KRYEMINISTËR PARA RAMËS, KA QENË EDHE Z.NANO.EDHE Z. MAJKO, POR KËTO MASKARALLËQE QË KANË NDODHË E QË PO NDODHIN NË QEVERISJEN RAMËS, NUK I KEMI NDËGJUË E NUK I KEMI PAA ASNJIHERE. RAMA U TREGUË SE NUK KA AS AFTËSINË MA TË VOGËL PËR TË QENË NIKOQIR I NJI FAMILJEJE TË MADHE, SIÇ ËSHT KOMBI.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ラブドール

    ラブドール 海外 こんにちは!私は以前にこのウェブサイトに行ったことがあると誓ったかもしれませんが、いくつかの投稿を閲覧した後、それが私にとって新しいことに気づきました。

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje