Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën në Drejtësi pritet që të mblidhet këtë të mërkurë për të rinisur diskutimet mes palëve mbi çështjet për të cilat palët nuk kanë rënë dakord.
Mbledhja që është parashikuar të nis në orën 10:00 do të fokusohet pikërisht në vërejtjet e EURALIUS mbi “Vettingun” si dhe mbi rivlerësimin e prokurorëve.
Në lidhje me këto çështje vetë PD ka paraqitur edhe vërejtjet e saj, të cilat do të bëhen publik mbledhjen e komisionit.
Drafti final i “Vettingut”:
Të gjithë drejtuesit e medias apo funksionarët publikë qe në një formë ose tjetër ushtrojnë influencë mbi prokurorët e SPAK, tashmë përbëjnë vepër penale.
Në bazë të ndryshimeve në ligjin për Byronë Kombëtare të Hetimit, të siguruar nga Report Tv kriminalizohen me ligj ndërhyrjet politike e mediatike në punën e Prokurorisë së Posaçme që do të krijohet në kuadër të Reformës në Drejtësi.
“Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj” thuhet në ligjin e ri të rishikuar nga EURALIUS dhe OPDAT e që i është përcjellë deputetëve të komisionit të Reformës në Drejtësi.
Ndërsa sipas nenit 245 të kodit penal kjo vepër penale e quajtur “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike’ ndëshkohet me burg nga 6 muaj deri 3 vjet.
Në draftin për byronë, saktësohet varësia e e kësaj strukture të re e cila nuk ishte parashikuar në draftin e vjetër që u miratua gjatë korrikut vetëm nga maxhoranca.
Hetuesit do drejtohen nga prokurorët e Prokurorisë së Posaçme. Ndrëkombëtarët u kanë kërkuar deputetëve që në mbledhjen e ardhshme të komisionit të mos ndryshojnë nenin për emërimin dhe lëvizjet e hetuesve të byrosë.
Kjo për të parandaluar Drejtorin e BKH të lëvizë vazhdimisht hetuesit me qëllim kontrollin e hetimeve që kryhen nga prokurorët. Po ashtu reduktohen kompetencat e zv/drejtorit të byrosë.
po ekziston nje nen per ndikimin e paligjshem…apo duan te rikthejne nenin per agjitacion e propagande…