Vera e nxehtë po i drejtohet fundit dhe po ashtu edhe pushimet e gjata të politikës po mbarojnë. Kur ka mbetur më pak se një vit nga mandati si kryeministër i marrë pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, kryeministri Edi Rama e sheh veten në një pozitë jo komode. Marrëdhënieve të acaruara me opozitën, i janë shtuar disa situata delikate brenda koalicionit, si dhe brenda partisë që ai drejton prej vjeshtës së vitit 2005. Është tërësisht i kuptueshëm dhe fiziologjik konflikti politik i kryeministrit me Bashën dhe Berishën, duke pasur parasysh se jemi në një ballafaqim normal mes pozitës dhe opozitës. Janë të kuptueshme deri diku edhe fërkimet e pakënaqësitë me aleatin e tij në qeveri Ilir Meta, qoftë për shkak të interesave politike dhe ekonomike, por qoftë dhe për shkak të trazirës së madhe që shkaktoi mes dy krerëve partiakë reforma në drejtësi.
Sidoqoftë, tre vjet pasi ka nisur rrugën e qeverisjes së vendit, ajo që bie në sy është se Edi Rama nuk ka sot më pak kundërshtarë politikë rreth vetes, megjithëse pushteti që zotëron kryeministri, zakonisht ja zgjidh atij shumë nga hallet që i dalin përgjatë rrugës. Edhe brenda PS, grupit të saj parlamentar, kreu i socialistëve duket se ka një problem të hapur me pjesën e vjetër të partisë. Por jo vetëm me “senatorët” Ruçi, Dokle etj, por edhe me një fraksion si ai i Blushit, i cili krijon paqartësi e turbulenca brenda partisë. Të njëjtën situatë dhe të njëjtat marrëdhënie, por ku ka shumë më pak përgjegjësi, Rama i ka sot edhe me ato figura që dikur kanë qenë krerët zyrtarë të së majtës, si Nano e Meidani.
Dhe nëse me këta persona kostot janë minimale, ajo që mbetet është linja e neglizhencës dhe e moskokëçarjes që ai përdor në përgjithësi ndaj detajeve dhe elementeve në dukje pa peshë dhe rëndësi. Por që në një moment dhe në një vend të caktuar mund të prishin diku një peshore votash dhe përkrahjeje. Pa mohuar faktin që në sfond tashmë qëndron e palëvizshme një mëri e heshtur e një pjese të bazës socialiste, e cila teksa sheh sesi aleatët e shkathët lësëistë i kanë zënë vendet e punës sa hap e mbyll sytë nëpër të gjitha poret e shtetit duhet të përtypë zhgënjimin në rritje ndaj asaj që kanë dëgjuar tre vjet më parë. Më pak se një vit nga ky moment, ato mijëra vështrime të ngrysura rrezikojnë të kthehen në vota të munguara.
Si të mos mjaftonte kjo qasje diku shpërfillëse e diku konfliktuale, Edi Rama i ka krijuar vetes dhe partisë së tij, me kalimin e viteve, një imazh (në fakt një kosto politike), i cili devijon vota dhe mbështetje në atë që mund të shihet si baza konservatore e PS. Shikoni çfarë ndodh në një ditë simbolike si 5 maji. Ndërkohë që Ilir Meta shkon në varrezat e Dëshmorëve, për t’i përqafuar një e nga një të gjithë veteranët që ndodhen aty, Rama dërgon atje zëvendësin e tij. Si për t’i hedhur edhe më shumë ujë të ftohtë një marrëdhënieje edhe ashtu problematike me votuesit e tij më besnikë ndër vite.
Pak javë më parë, kur disa media pranë LSI nxitën një thashethemnajë boshe në lidhje me gjoja spostimin e varrezave të dëshmorëve në Bathore (!), organizatat e veteranëve përdorën fjalët më të ashpra ndaj Ramës dhe qeverisë aktuale. Dikush kishte ngulur gishtin në plagë dhe reagimi erdhi.
Për të ardhur më pas, në orët e fundit, kur kryeministri i vendit e vendos veten në një konflikt krejtësisht të panevojshëm në lidhje me dy basoreliefe sportistësh të fasadës së vjetër të stadiumit “Qemal Stafa”. E këtu duket se ndërthuren insistimi për të kërkuar e gjetur “antikomunizmin” edhe aty ku ai nuk ndodhet (tek veprat e mbetura të realsocializmit), por edhe arroganca krejt pa vend për të vepruar arbitrarisht me objekte që kanë nga pas një status mbrojtës ligjor.
Nuk tingëllon e tepruar të thuhet sot se Edi Rama e sheh veten përballë një liste jo të shkurtër kundërshtarësh e armiqsh. Qeveria e tij e dyzuar mes reformash të mëdha dhe premtimesh të pambajtura, është sot e rrethuar nga një pesimizëm qytetar i prekshëm, që nuk ndërron formë dhe përmasë nga fjalimet e gjata dhe prerjet e shiritave.
Një vit para zgjedhjeve Ramës i mbetet fare pak kohë që të korrigjojë një kurs konfliktual që ka krijuar me shumë komponente politike e sociale brenda vendit.
I duartrokitur për ngulmimin që po tregon për reformën në drejtësi, por edhe për të drejtpeshuar disa sektorë të tjerë si arsimi dhe energjia, ai ka sot barrën e vështirë të ndërmarrjes së lëvizjeve të zgjuara taktike, që do të pakësonin kundërshtarët dhe pesimistët, e do të ngrohin sadopak përkrahësit e ftohur. Sepse në fund të fundit, si sot dhjetë muaj, ai do të përballet jo më me opinione, sondazhe dhe perceptime, por me shifra të vërteta.
Nëse vërtetë ai beson se nga regjia ku është ulur, e ka sërish nën kontroll të plotë situatën, edhe me opozitën, LSI, një pjesë të të vetëve, një porcion jo të vogël të medias, të shoqërisë civile dhe votuesve të vet kundër, atëhere ai ka një problem serioz me instiktin e tij politik. Megjithëse e ka thënë e stërthënë se nuk është politikan, posti që mban nuk ja jep kurrsesi luksin të sillet si njeri i zakonshëm. Por nuk i jep as luksin që të luftojë i vetëm kundër të gjithëve, të gjallëve e të vdekurve, frymorëve e sendeve, siç ka bërë një pjesë të mirë të kohës, pas verës së vitit 2013. (Javanews)
E kam thene me kohe monster sharlatan ..
Nuk besoj se eshte si thote Skenderi, se Rama ka defekt serioz me instiktn politik. Ai duhet te kete konstatuar se ky vend nuk mund te vazhdoj te sillet si keto 25 vjet. E ketu futet media, opozita, opinioni, institucionet etj. Ai e di se sjellja e tij ka kosto, po besoj se e ben me ndergjegje, qe te ndryshoje gjerat per mire.
Ndoshta ka parasysh Ekrem bej Vloren, kur pershkruan udhetimin e tij drejte Tomorrit. Ai shkruan se: kur mbritem ne Berat nisi nje shi I madh dhe u detyruam te qendronim aty nja dy dite. Dhe kur shiu pushoi u thash atyre qe me shoqeronin, te beheshin gati se do niseshim .
U hodh njeri e tha: zoteri atje nuk shkohet se s’te lene vetetimat.
Sa mbaroi I pari, nje tjeter shtoi: aty s’afrohesh dot se te vrasin guret qe shkeputen nga mali.
Pasi I degjoi, zoti Vlora pyet te parin: ti ke qen atje? Jo u pergjigj ai.
Po ti, pyeti te dytin? As une.
Cohuni se do nisemi, tha Beu.
E lidhur me kete sjellje ai shton: “Shqiptaret jane si turqit. Po I pyete per nje pune, e para qe thone eshta, se nuk behet. Ama po e nise, te gjithe te vine nga mbrapa”.
Z. Minxhozi, keni te drejte kur shpreheni se :”Pema me kokra qellohet nga femijte”. faleminderit
Ne fakt Zoti Minxhozi nuk eshte dhe aq e gjate lista e kundershtareve te Rames sa mendon ti. Eshte e vertete se jane Berisha, Basha, Zheji, Bushati, Lubonja, Fevziu e ndonje tjeter, ndersa se fundi eshte shtuar edhe basorielefisti Mejdani, i cili ta paska prishur mendjen edhe ty. Te gjithe ju jeni nje pike uji ne oqeanin e madh te mbeshtetesve te Rames.
E vertete.
Ti Valentyn qeke kopil,nuk ha mu….kot,i di gjerat.
Po te operosh me faktoret gerdalla te Minxhozit,duke sfumuar me prepotence dhe arrogance mbeshtetjen popullore te qeverisjes se Edi Rames,,,dhe po te kolloqithesh pa ndalim dhe rreflektim ne kete llum,,,patjeter qe do te dilet ne konkluzionet e deshiruara te tij.
Mendoja se ky gazetar bente nje diference me kamorran mediatike te 25-vjetve te fundit,,,,,e paskam pasur gabim,,,,qenka dhjaks tipik ne mbrojtje te statukuose se hicgjekundit.
Te lumte shoqja Nafije! Ti po qe di ta zbulosh armikun e kllases. Dhe Minxhiozi paska qene i fshehur si gjarpri nen gur..
P.s. E lexove Izetin sot???
Po ik moj e zeze bej ndonje pune, se ngele gjithe diten ne blogje. Qyqare!
Per Ramen votojne 700.000 shqiptare! ti kesh te gjithe kunder do te thote kjo!?
Populli shqiptar eshte popull k…! Nuk dine te ndeshkojne! Te hane nje mut te madh! Kur gjen rama mire ua ben! Twll karret me shqipot
gazetar mos leviz nga idete mbroji se keshtu ruan dinjitetin e profesionin .mos u bej mbeshtetes i se liges.i hajduteve deshtakeve .servileve duhet ta dish se te behet shqipetia duhet Pune e mund sacrifica .vullnet i hekurt nga te gjithe edhe nga gazetaret patriote e te guximshem e mira dhe e bukura nuk vije me nje dite mos reshtni se shkruari per gjerat pozitive e punet e mira shqipetaret kane nevoje per keto keshtu ndihmoni edhe politiken mjaft me kronika te zeza kur shkruani dukeni sikur keni dale nga ndonje pijetore e bodrumeve te tiranes shikoni edhe anen e mire te shqiperise TUNG…….
Shume mire ben Rama
Qe nuk don tja dije sec llomotisin lloj lloj zerash
Pikerisht ketu do te jete Dhe suksesi Bravo
Z. MINXHOZI KAM RESPEKT PER INTELIGJENCEN DHE INSTIKTIN TUAJ POLITIK ., POR QE NE TITULL KE GABUAR.
QEVERIA NEN DREJTIMIN E EDI RAMES KA NDERMARR E ZBATUAR REFORMA ME TE VERTET TE THELLA E SHUME TE NEVOJSHME PER VENDIN , PECKA SE KEMI NJE OPOZITE QE TMERROHET EDHE NGA ARRITJA ME E VOGEL….NXIN GJITHCKA, SHPIF PER CDO GJE …PERGJEGJES RAMEN PER CDO TE KEQE QE NDODH NE KETE VEND ETJ…ETJ.
GJITHE KJO KUNDERVENIE SIDOMOS NGA FIGURA TE ”LARTA” EDHE MUA ME CUDIT POR TE THEM TE DREJTEN NUK MA ERRESON GJYKIMIN …UNE I I SHIKOJ SI PASOJE E MENTALITETIT SHQIPTAR ” ARRITJEN E KUNDERSHTARIT TA QUAJM TE PAKTEN TE PA VLERE .” EDI RAMA PO BEN ATE QE K/MINISTRAT PARA TIJ AS E KISHIN ENDERRUAR. SIGURISHT K/MINISTRI KA EDHE NDONJE TE METE ,POR DUHET ME SHUME DASHAMIRESI PER TU MIREORJENTUAR …JO KRITIKUES , DENIGRUES, POSHTERUES ETJ. … NE EDI RAMEN ME ATA PARA TIJ E BOTEN ME GJERE DO E KRAHASOJME JO NE MENYRE HIPOTETIKE…ME ME KEMBE NE TOKE. KA PAPUNESI SIGURISHT QE KA E DO TE KETE , POR RRETHANAT E MOMENTI I KRIZES GLOBALE VESHTIRESOI SHUME GJERA. DHE PER SHUME ARSYE POR ME SHUME TE PRPAMBETJES E SHKATERRIMIT …ARMIQESIMI I SHQIPTAREVE NE RADHE TE PARE ME —SHTETIN E LIGJIN — JA VESHTIRESON PUNEN QEVERISE SIDOMOS PARE ME MENDIMIN –TE GJITHE KUNDER—
E
E vetmja gje qe ka bere bojaxhiu rrumpalle eshte legalizimi i ndertimeve pa leje. Ndeetime qe duheshe te prisheshin. Ah po harrova koncesionet me perqindjet per zahon
Cfare tjeter ka bere????
Po vjedhin, po vjedhin me te madhe pupilot e Rames. Dhe jo pa dijenine e tij. Nje injorant nga Peqini eshte stimuluar me nje vend pune ne Elbasan dhe me emrin e Rames po ben c’fare ti doje qejfi. Sa vete ka future ne pune dhe qe nuk paraqiten sikur nje dite ne muaj. Duke filluar nga gruaja e nje prej eksponento-hajduteve qe ka aty Brenda(peqinor edhe ky). Po Edurim Teqja me cilin eshte koleg ne ate ndermarrje? Asnje nuk e njeh!! Edurimi eshte ne kerkim tani per nje vrasje te mirefillte. Nga rama e ka mbrojtjen – indirect!! I ka hyre gje ne kembe injopeqinorit? JO . Se ka R. tRE HERE NE DITE , TE PAKTEN, PEQINORI THOTE JAM MIKI I R. Erdhi “per te kthyer dinjitetin ndermarrjes” dhe I ka vene vulen e “DERRIT MAÇ” Dhe vegjeton , ka per te vegjetuar se terhiqet nga hunda nga ustai vi TIJ Nuk ka nevoje per shume mund- ibien breket me nje fryrje te lehte. Por nuk ja mban askujt
Kryeministri yne, per fat te keq, eshte i pakorrigjueshem. Nuk udhehiqet nga realiteti konkret i gjendjes por nga instiktet, te cilave u beson verberisht. Eshte fatkeqesi te jesh 20 vjet ne politike e te mos kesh mesuar rregullat me elementare te saj. Me sa duket, e ka harruar fatin e Kolit te madh te Gjermanise, qe ne fund e goditen me veze e domate. Te mos nxjerresh konkluzione sa me afer se vertetes, qe te imponojne ndryshime, dhe te ngulesh kembe me kokfortesi se vetem ti je i pagabueshem eshte fatkeqesi. A e degjoi kryeministri im fjalen e pare qe mbajti kryeministrja e re britanike Tereza Mai: Duhen marre reforma serioze, ne ekonomi per te ndare ne menyre me te barabarte prosperitetin ekonomik te vendit. Nje objektiv madhor, qe kryeministri im as don tia dije. E humbi shansin te hynte ne historine shqiptare. Shkurt, per fat te keq, eshte vellai i Sali Berishes me ndryshimin se nuk vret njerez.
Edhe ne nje familje me 5 vete nuk dalin ne nje mendje..! Rama eshte punetor,vizionar,kerkues,shtetberes
..dhe po punon e lufton si ne rrethim,edhe nga Like Floriri me qetesin e dashurine e tij HIPOKRITE.Populli ne zgjedhjet lokale e mbeshteti ndonse beri reforma te medha.Kjo e drejtesise i dha 1000 pike qe do te thote VOTA…!RAMA ESHTE KRYEM..ME I MIRE NE KETO 26 VJET BILE I TRETI PAS I.QEMALIT & M.SHEHUT.ATIJ NUK JA BERI DYRI TRRRR NRENDA BEOGRADIT.Vitin e gundit Rama do beji gjthshka qe nuk ka bere..!Po zbukurohen gjithe qytetet e vendit..A e shihni Tiranen..?Une po shohe Fierin,Vloren,Beratin,Durrsin..po shkon bukuria edhe te v.lindja e Saliut.Populli di te dalloi hajdutin e kriminelin nga te ndershmit.Per ju Minxhoxi kemi respekt…se nuk je si ÇIMI,VEVZIU,BUSHATI,ZHEI..e KO
aman, e kush jane kunder??? Vetem idiotet
Ne Shqiperi te marrin inat edhe per faktin se ti injoron ata qe jane kunder teje.
JKundershtaret e Rames sot jane po ata qe ishin edhe para 8 vitesh, habitem me minxhozin qe nuk e paska dit kete.
RAMA PER TRE VJET KA BERE ME SHUME SE BERISHA , MOS MENDONI QE TRE VJET JANE SHUME PER , GROPAT E MEDHA QE KA SHQIPERIA NGA TE GJITHA ANET .