Funerali i "turpit" të një vajze/ Jonida përcillet me “turp” nga 25 vetë, për 65 vjeçarin dhjetra miq e të afërm

16 Gusht 2016, 15:40Politika TEMA

Familja Çanaku në fshatin Kryekuq të Divjakës e ka patur të vështirë të hapë këtë të martë dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Jonidën, vajzën e vogël të shtëpisë, të ndarë nga jeta 3 ditë më parë.

Ka qënë e vështirë për familjarët të pranojnë lidhjen e vajzës me 65-vjeçarin Sokrat Shano, i cili ishte i dashuri dhe vrasesi i saj ne fund. Të afërm tregojnë për Top Channel se familja ishte përpjekur vazhdimisht ta shkaterronte atë lidhje, por e ndjera nuk ka pranuar.

Historia e nisur 3 vjet e gjysmë më parë, e ka detyruar të renë të ndërpresë edhe fejesën me një tjetër djalë. Këtë herë, Jonida kishte vendosur t’i jepte fund lidhjes me Shanon, por ky i fundit nuk e ka pranuar ndarjen.

Jashtë kameras, banorë të fshatit Kryekuq të Divjakës, ku banonte vajza më e vogël e familjes Çanaku, fqinjë e të afërm thonë se nuk mund të marrin pjesë në ceremoninë mortore. Vetëm 25 vetë e përcollën atë.

Por krejt e kundërta ndodhi në fshatin përballë, Krutje të Siperme, rreth 20 minuta larg, ku dyert e mortit janë hapur prej të hënës me familjen, gruan Margaritën dhe dy fëmijët e tyre, që presin e përcjellin njerëzit.

Sokrat Shano u përcoll për në banesën e fundit nga dhjetëra miq e të afërm, banorë të fshatit, të cilët pavarësisht historisë, e përshkruajnë si njeri të ndershëm e një bamirës të fshatit, ndonëse kishin dëgjuar prej kohësh për lidhjen e tij me një vajzë të re.

Sokrat Shano, vrau duke e mbytur 29-vjeçaren më 13 gusht. Para se t’i jepte fund edhe jetës së tij, ai la pas disa letra me adresa ku ndodhej trupi i pajetë i Jonidës, të cilën kishte zgjedhur ta vriste për të mos lejuar që ajo të ikte nga jeta e tij.

30 komente në “Funerali i “turpit” të një vajze/ Jonida përcillet me “turp” nga 25 vetë, për 65 vjeçarin dhjetra miq e të afërm”

  1. bumja ore bumja e zgjidh kete ceshje says:

    “E vrau tjeren mbasi e perversoi por ishte burre i ndershem dhe bamires”!!!
    Nje kerkese per Rusine (them se na e ben ate nder): kater bumje atomike ju lutem, te orientuara diku ne mes te vendit. Vetem sigurohuni te mos jene te skaduara nga koha e BSse.

    1. biu says:

      Turpin ne kete mes ta kete formuluesi i titullit. Turpin ta kete dhe familja e vajzes, por ta kete per sjelljen qe kane patur ndaj femijes se tyre. Nje vajze (apo djale) mund shume mire te dashuroje ke te doje dhe nuk ka asgje te keqe. Nuk ka perse askush te ndjeje se duhet t’i merret leje per punet e tjetrit. Ne kete rast, po flasim per nje krim te mirefillte te denueshem si me ligj e me “moral”. Nje njeri qe vret nje njeri tjeter. Vrasesi reklamohet si bemires e viktima percillet me turp. Ky po qe eshte turp. Nese ndonjehere do mesojme te shohim punet tona e te mos gjykojme te tjeret per punet e tyre, atehere mbase mund te fillojme te bejme hajer si shoqeri. Deri atehere, vazhdojme t’i themi tjetres kurve per te hequr vemendjen nga fakti se sa kurve jemi vete.

      1. Spartaku says:

        Biu! Bravo! Jame me mendimin tend.Faktikisht ne nuk e dim sakt se si eshte puna e asj vajze,qe e kane mohuar dhe nuk kane marre pjese ne varrimin e saj,por ne fund te fundit ajo ishte viktima e nje njeriu qe edhe si vrases por edhe si bamires.O bamires,o vrases,ndryshe nuk shkon.

        1. Raimond vlonjati says:

          Bobo

          Po si ka mundesi cdare njerezish bastarde qenkan ata ne ate fshat ?
          Ata nuk qenkan njerez ata qenkan akrepe

          Si mund te nderojn nje ndyresire qe vrau nje vajz te re ?
          Turp dhe faqja e zeze

          Atij fshati do ndryshuar emri . Te quajne :.. Fshati me Akrepe

          Shum njerez te poshter ata fshatare aty ne ate fshat
          Ata banore te atij fshati duhen ndjekur jashte Shqiperise

          I merni ata muter dhe i coni ne Arabi

          Ngushellimet me te sinqerta familjes se vajzes

  2. tema says:

    Hajde zgjidhje hajdeeeeeeeee !!!!!!!!!!!!

  3. enter"" says:

    O gazetare Maskarenj, nuk kam fjale per te shprehur percmimin ndaj ndyresise tuaj, ndaj shpirtit tuaj te zi e te felliqur.
    Po si sju vjen turp qe botoni te tille artikuj more harbuter, more njerez pa dinjitet, more palace njerez.

    Po pse nuk I lini tre qete njerezit ne dhimbjen e tyre e publikoni artikuj sa sa vete shkuan per ngushellime….o MASKARENJ…

    Po ku e dini ju jeten private te familjeve o horra, po mbase aq njerez kane patur mundesine ti shkonin familjes se vajzes,

    O njerez mizore, o gazeare te ndyre, ju meritoni vetem percmim….Ptuuuuu rrace e poshter

  4. Mirush says:

    Ketu ke te drejte Enter… per here te pare ndoshta. Keta jane kanibale dhe jo gazetare.

    1. enter"" says:

      Mirush, une kam te drejte edhe per shume gjera te tjera, por ketu nuk eshte vendi. Une ta kam thene, me pak ndergjegjesim, shume prej atyre qe kam shkruar ketu nje dite do dalin ne drite te diellit.

    2. Centauri.al says:

      Keta nuk jane kanibale, por jane llumi i shoqerise, jane mesjeta e shoqerise, jane perverset e shoqerise, jane antimodeli i shoqerise.
      Dhe kush perpiqej te hedhe balte mbi nje vajze te re, viktime e pasionit dhe e dashurise se saj te pafat, ndonese me njeriun e papershtatshem?
      E kush po perpiqet te moralizoje lexuesit e saj dhe publikun shqiptar?
      Kete po e bejne keta, gazetarucet perverse te Tema-s, ndoshta po ai gazetar qe nuk lene foto porno, bythe e cica, gra e vajza cullak pa i nxjerre ne faqet e para te Gazetes, te shoqerise me pasthirma perverse, filanja terbon rrjetin, fistekja I nxjerre te gjitha, motra e flames te heqe trute e kokes.
      Dhe pse e bejne kete perversitet qe te kall krupen? Nga pasioni a nga dashuria?
      Harrojeni! Vetem per klinike, per para!
      Ky eshte tamam prostitucion mediatik i nje redaksia qe ka paturpesine te perballe nje vajze te re, viktime e pasionit dhe dashurise se saj.
      Turp Mero! Qerrojme ate palo gazetar qe ka nxjerre kete pacavure shkrim qe te ben te vjellesh zorret.

      1. arbereshi says:

        Po pse vetem ky shkrim? kjo eshte nje gazete katunaresh ne pergjithesi dhe ne kalojme kohen e drekes duke lexuar mendjen e katunarise tone qe tani nuk eshte me kooperativiste por ka fituar me revolucion nje status te ri.Kete e manifeston kryesisht me veshjet dhe me qethjen se po hapen goje kuptohet se cfar jane

      2. enter"" says:

        Keta gazetare perverse kane kapur fundit, keta njerez te ndyre e kane mbushur kete gazete sic thoni edhe ju me shume te drejte, me bythe, gjokse, me perversitete te cilat I germojne ne anet me te erreta te internetit dhe I publikojne ketu pa pike profesionalizmi dhe etike.

        Keta jane veglat e prostitucionit mediatik qe I ka marre mendjen nje populi te tere.
        Turpi ne Shqiperi nuk paska kufi me.

  5. altin says:

    Mendesia do shume kohe te ndryshoje ne vende te prapambetura si ne.

  6. Brida says:

    Gazetare me injorante, me shpirtezi nuk kam pare. Po cfare eshte ky titull i neveritshem. Nje nene i vdiq femija , cilado qe te jene rrethanat respektoni dhimbjen e saj dhe te familjes.
    Ti qe ke shkruar kete artikull je turpi i gazetarise.
    Hiqeni kete artikull denigrues se late kokrren e namit. Po vajza “turpin “nuk e beri vetem o karafil.

    1. enter"" says:

      Keta gazetare te ndyre nuk mund te quhen gazetare, keta jane ca shpirtzinj, ca njerez te ndyre, te pashkolle, te pashpirt, 90% e artikujve jane nje nivel I paimagjinueshem I turpit, I injorances, I dizinformacionit.

      Keta nuk marrin vesh, sepse keta nuk jane njerez, nuk jane humane, jane ca monstra, jane llumi I ketij populli, jane rrugecer, jane horra, jane injorante. Ja fytyra e Shqiperise, e te mendosh qe keta pseudogazetare u kane zene vendin e punes shume njerezve te kulturuar te cilet me pas detyrohen ti largohen Shqiperise se zaptuar nga llumi.

      Gazeta Tema!!!! Nese ju ka mbetur ndopak cipe, hiqeni nga faqja kete artikull makaber!!!

      M A S K A R E NJ!!!

  7. Phoenix says:

    Tragjedi, mendja e njeriut eshte e frikshme. Gazetaret mund eshe t’i kishin kursyer keto detaje. Megjithese e ndjera ka pasur jeten e saj, nuk ka qene e mitur. Ngushellime te dyja familjeve.

  8. maks says:

    lalet e kan mbajt njeri tjetrin megjith qe beri nje ndyresi prap ata i vajten ne varrim dhe e quajn burr te mire sepse kishte dashnore dhe vrau gocen e vete

  9. Askushi says:

    Enter shume te drejte… Ne fund te fundit vajza nuk beri asnje turp…. ishte zgjidhja dhe e drejt e saj te ndahej ashtu sikurse dhe te lidhej me te…. Per mor gazetaruc e beni vajzen dhe familjen e vajzes me turp.

  10. Likja says:

    Ky i ashtuquajtur “lajm” nuk e nderon Botuesin !! Thjesht “mbushje” pa vlere dhe pa moral ! Liri

  11. amerika ''ylle'' says:

    gazetaret shqiptare jane vetem per perralla dhe thashetheme si ato grat e keqia,sepse ate formime e pregatitje kane,thjeshte e shkurt i kane hundet me qurre pothuaj se te gjithe,cte presesh nga keta debila, servila, bythelepiresae njerez qe shesin b….. per pese leke……yyyyyssssttt fare e keqe ju rent ne koke juve ishalla keto lloj fatkeqesish qe ta kuptoni se cdo te thot dhimbje,qelbesira te ndyra se na keni care trapin nuk hgap e lexon nje gje te prokopis ne te gjithe kufijt e mbrendeshem te shqiperise.

  12. ATDHEU says:

    Injorant gazetar

  13. artur m says:

    Shikoni shqiptare kush eshte shoqeria jone dhe cfare niveli kemi……….lavderojme vrasesin dhe percmojme viktimen.Shikoni pasqyren qe na tregon sic jemi vrasesi dhe torturuesi “bamires” dhe ‘njeri i mire” viktima ishte “fajtore” sepse u vra dhe u torturua nga epshet e nje mashkulli.Ky eshte niveli dhe kultura e shoqerise tone! Hapi dyert europe se po vijme te te cojme 150 vjet mbrapa.

  14. www says:

    wow…viktima me turp, vrasesi me ndere, njeri I ndershem, bamires……me dshnore!!!

  15. enter"" says:

    Thirrje kryeredaktorit te Gazetes Tema.

    A I lexon njeri keto paçavuret qe publikojne keta horrat qe ju keni punesuar per te bere pune gazetari???????????
    Hiqeni kete artikull. Juve keni fatin qe jeni ne Shqiperi, se ne nje vend tjeter do ju kishin akuzuar dhe do hanit nje gjobe te majme.

    Te gjithe komentuesit ketu po ju denojne per kete artikull barbar qe keni botuar. Tju vije turp. Jeni llumi I shoqerise

    1. Brida says:

      Mos u lodh kot “enter” jane kafshe jo njerez. Ja befshin familjaret e vet po keshtu, qe ta provojne vertet turpin. Kafsheri vetem kafsheri eshte ky artikull pacavure.

  16. inf says:

    çfare turpi e mori e vrau nji pervers dhe çfare turpi ka ktu
    turpi eshte per ate qe e masakroi o njerz po çfare turpi flitet ktu
    hajde Mero Baze hajde te ka rreshkit Tema me duket mua
    hiqeni ket artikull se ulet nivelin e Temes o moderatore qe rrini gjith diten
    tu hangerr e tij pi alkol

    1. enter"" says:

      Jo vetem e rrine gjithe diten si parazite por edhe kane guximin e semure te sfidojne kerkesat tona. Kjo tregon se cfare llumi eshte punesuar ne kete gazete.

  17. aqif tahipi says:

    Heu bre nonen heu zotnij kamentusa.
    kokeni pa shkoll m duket ,muna se spo kuptokeni ironine e gazetarit. Ne te vertete ky shkrim eshte shuplake per fshataret dhe njerezit e vajzes se torturuar qe u percoll ” me turp ” . Mendoj se histori monstruoze me keto lloj torturash te pesuara nga vajza ,do ndergjegjesonin shoqatat ,politiken dhe natyrisht publikun qe ne nje pjese te konsiderueshme ju bindet rregullave zakonore te lindjes se mesme per sa i perket te drejtes se gruas per jete.

  18. Axhim Ajrizi says:

    Lavdi dhunuesit ! Vërtetë një rreth i kalbur në qdo anë njerëzore.

  19. Mentari says:

    “Bamiresi” e mashtroi te gjoren vajze (natyirsht me bamiresi) dhe me ne fund e dergoj ate vajze te re ne varreza? Kriminel,qelbesire antinjerzore qe vetem per epshet tija nuk len je pa bere dhe kur atyre epshev I pritet rruga ai vret e pret.Nje monster qe blen dhe shet viktimat simbas qejfit duke shfrytezua pasurite e tija dhe kur me ne fund e kupton se as pasuria nuk e blen ashurine ai atehere merr jete njerezish,Fatkeqesia e asaj vajze te gjore eshte se nuk e ka pas ditur se cfar Monstre ishte I “Respektuari” tek percjellja ne varreza? shum e re per tu masakruar .zot mos I fal shqiptaret kriminele por merrja shpirtin sa me pae krimineleve pa demtuar te pafajshmit>

  20. Ani says:

    Kjo histori horrori, behet edhe me shume e frikshme kur lexon disa opinione. Merren me gazetaret dhe jo me thelbin e ngjarjes. Imagjino, qe me keto kapacitete te limituara, te mund te perceptojne cfare nenkupton titulli. Zoti ja prefte shpirtin ne paqe te gjores vajze se paska bere vdekje te tmerrshme e monstra qe e torturoi mos te gjeje kurre paqe aty ku ka shkuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje