Shefi i Policisë i akuzuar për drogë nga PD e Alibeaj, lidhje të forta me eksponentë të PD-së (dhe një sqarim i policisë)

16 Gusht 2016, 14:06Politika TEMA

Partia Demokratike në një konferencë për shtyp denoncoi sot Shefin i Policisë së Korçës në seksionin e Trafiqeve, Nardi Neli, duke e akuzuar si person të dënuar për lidhje me trafikun e drogës.

Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkeleid Alibeaj në daljen e tij publike tha se “Një kryeministër dhe një qeveri që kërkon të luftojë drogën dhe trafiqet, cakton në pozicionet kyçe të kësaj beteje, njerëz me integritet, profesionistë të paimplikuar, pa precedentë.

Shihni çfarë bën Edi Rama.

Ka caktuar në Policinë e Korçës si shef të seksionit të trafiqeve, një person të dënuar pak muaj më parë nga gjykata e krimeve të rënda, saktësisht me 13 prill të këtij viti, pikërisht për bashkëpunim me trafikantët e drogës.

Nardi Neli, është dënuar nga gjykata e shkallës së parë të krimeve të rënda, dhe kjo gjykatë ka kërkuar që ky oficer të mos ushtrojë veprimtari publike për 3 vite”, theksoi Enkelejd Alibeaj.

Por nga një kërkim i thjeshtë i Citynews dalin në dritë foto ku Neli shfaqet me eksponentë të PD-së.

Me rreth të kuq është Neli dhe me rreth blu sekretari i degës të PD-së në Kolonjë, Dhimitër Pina.

Fotoja është publikuar në datën 25 korrik nga të dy miqtë në rrjetet sociale.

Miqësia dhe shoqëria duket të jenë të mëdha në një tavolinë edhe me persona të tjerë.

Deklarata e policisë

Lidhur me deklaratën e bërë nga Partia Demokratike se në policinë e Korçës është emëruar një oficer i dënuar, sqarojmë se:

Komisar Nardi Neli është emëruar në detyrën Shef Sektori në Sektorin Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vendore Korçë, datë 05.12.2012 dhe në muajin Prill të vitit 2013 është emëruar Shef Seksioni Kundër Trafiqeve po në këtë Sektor.

Policia e Korçës me të marrë djeni se ndaj këtij oficeri, Prokuroria kishte nisur procedim penal ka bërë menjëherë pezullimin e tij nga detyra.

Ndërko Drejtoria e Policisë së Shtetit i ka kërkuar me shkresë disa herë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë që të sjellin vendimin e dënimit dhe deri sot nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Më poshtë keni informacionin e plotë për Komisar Nardi Neli

Komisar Nardi Neli është emruar në detyrën shef Sektori në Sektorin kundër trafiqeve dhe narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Vendore Korçë, me urdhër nr. 115/1 datë 05.12.2012. Me urdhër nr. 990 datë 29.03.2013, është emruar Shef seksioni ai dhe specialist në Seksionin kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë e Policisë Vendore Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me shkresën nr. 124 datë 14.07.2015 i ka kërkuar komisariatit të Policisë Korçë ndejkjen e procedurës së kërkimit ndaj disa shtetasve: “Për trafik të paligjshëm të lëndëve narkotike”, ndërsa për punonjësin e policisë Nardi Neli për veprën penale “Zbulimi i akteve apo të dhënave sekrete”.

Mbi bazën e kësaj shkrese të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Drejtoria e Policisë së Shtetit me aktin administrative nr. 682 datë 16.07.2015 ka filluar ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të policisë Nardi Neli.

Më datë 30.07.2015, Drejtoria e Policisë së Shtetit, me shkresën nr. 1008/1, i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë informacion mbi ecurinë e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë Nardi Neli.

Me shkresën nr. 1857/1 datë 28.09.2015, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, i kthen përgjigje Policisë së Shtetit se aktet e këtij procedimi penal janë dërguar për gjykim në Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Më datë 07.10.2015, me shkresën nr. 1008/6, Drejtoria e Policisë së Shtetit i ka kërkuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, informacion më të detajuar mbi mënyrën e përfundimit të procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë Nardi Neli.

Më datë 20.10.2015, me shkresën nr. 1008/7, Drejtoria e Standarteve Profesionale pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit ka bërë pezullimin e hetimit disiplinor në ngarkim të punonjësit të policisë Nardi Neli, bazuar në nenin 225, pika a të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me Vendim të KM nr. 750 datë 16.09.2015.

Theksojmë se deri tani nuk është kthyer asnjë përgjigje nga ana e Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë mbi përfundimin e procedimit penal në ngarkim të punonjësit të policisë Nardi Neli.

Në këto kushte, bazuar në kërkesat e nenit 4 dhe 462 e vijues të Kodit të Procedurës Penale si dhe të nenit 225, pika a të Rregullores së Policisë së Shtetit, Policia e Shtetit nuk mund të procedojë për përjashtimin nga polica të punonjësit të policisë Nardi Neli, pa një vendim gjyqësor të formës së prerë dhe lëshimin e urdhërit të ekzekutimit nga ana e organit të prokurorisë.

10 komente në “Shefi i Policisë i akuzuar për drogë nga PD e Alibeaj, lidhje të forta me eksponentë të PD-së (dhe një sqarim i policisë)”

  1. genti says:

    ju te temes po piqeni ne diell..clidhje ka me ke ka dal ne foto ????1!!!!eshte i denuar dhe e cojne ujkun te melcite…kjo duhet te jete ceshtja..shoqeri e ndyer me gjihe media te ndyre..niset si idealiste dhe ju me edin po perfunduat si 55 .arsyetoni dhe me te paarsyetushmet…vari lesht atij vendi

  2. Aqifi says:

    Cfare fletushke e ndyre qe jeni.. po a esht e vertete ajo qe thote Alibeaj apo jo. Ca lesh rendesie ka me ke pi raki ky.

  3. Prova says:

    Crendesi ka se me ke ka ndenjur dhe me ke ri. E verteta dihet dhe eshte ashtu sic dhe referohet nga Goja e trafikantve te gjithckaje ne Shqiperi. Ne korce konsumohet droge me shume se ne cdo qytet tjeter. Te gjithe poseduesit dhe shperndarsit dhe magazinuesit dihet por jane pikerisht keta shefa qe komandojne dhe administrojne gjithcka. O Kryminister, O Minister i brendshem zhdukini nje ore e me pare keta bythqira specialiste ne drejtim se po shkatrojne rinine qe dergjet ne kuks kafeneve me burim te ardhurash parate e droges…. Merrini te verteta ato qe thuhen dhe rasin ne burg keta plehra…..

  4. babo says:

    Kjo nuk justifikon asgje. Normalisht duhet shkarkuar jo vetem ky, po dhe kush ka firmos qe te shkoj aty.

    1. Tani says:

      ti ja vlen per te ber kuadrin. ik o trap mos fol kur si njef njerzit

  5. enter"" says:

    fytyra autoktonesh…hahahahaah, pasardhesit e Ilireve…hahahahaahahahahaahaha, rraca ariane…hahahahaha

  6. Aqifi 2 says:

    Ca eshte ai mitroloz siper kokes se shefit mo….

  7. edi shanc says:

    ai nipi isa toskes e nxori vllane e vete nga burgu

  8. logjika says:

    Gjithe denoncimet e Alibejaj dhe Pd jane per ata qe kane emruar vete ne keto detyra . Ata e dine mire se me çfare jane marre keta, ndersa tani akuzojne Edi Ramen e Tahirin per kuadrot e tyre. Ky idiotizem kaq i madhe do tu mblidhet per koke te tyre . Nje komentues qe nuk i vjen mire per sqarimin e gazetes ne lidhje me Nard Nelin thote: po mire se ka dale ne fotografi çfare do te thote. Zoti komentues, keqardhje dhe per mendjen tende, por ne qoftese e njeh popullin tend, mund ti keshe degjuar dhe nje fjale te urete: me thuaj me cilin rri, te te theme se cili je.

  9. Bariu says:

    Keta jane te emeruarit e Kohes se plakut Sahli,Basha gjoja ne emer te luftes se kriminalitetit,po godet shenjestrat e Salehut,per ta kontrolluar Pd,por ama me njerzit tashme ta Bashes:-kemi nje lufte te hapur brenda PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje