Shqipëria ndodhet sot përballë kushtit të saj historik.
Fundi i muajit gusht 2016, është fillimi i procesit që do t’i japë fund padrejtësisë shekullore në Shqipëri.
Por, pikërisht për këtë, sot, kur të gjithë shqiptarët e papërlyer po ndjekin me vëmendje dhe me ankth ardhjen e këtij fundgushti, është konstatuar se qëndrimi i tyre në këtë proces ku luan jeta reale shqiptare e të ardhmes, është shumë pasiv.
Është kjo shenja e paqartësisë sonë, apo shenja e pafuqisë sonë?
Ekspertët e huaj e quajnë shenjë të papjekurisë shoqërore për të qëndruar me dinjitet përballë kushtit historik.
Cili është sot kushti yne historik?
Kushti historik i shqiptarëve është vendosja e drejtësisë në Shqipëri. Kurse, pjesëmarrja e tyre e gjerë në angazhimin amerikan për drejtësinë shqiptare, është kushti i kohës sonë aktuale.
Nuk duhet me pasivitet. Duhet me përkrahje.
Korrupsioni ka pushtuar median, kjo dihet, por gjithsesi pjesëmarrja reale e shqiptarëve në proces ka shumë më tepër mundesi shprehjeje në aspekte elektronike të shkruara e të shfaqura sot
Po, le të flasim më qartë: Ambasadori amerikan Donald Lu po lufton kundër boshtit unik korruptiv shqiptar, dhe shqiptarët që po e adhurojnë, e respektojnë dhe po e vlerësojnë maksimalisht, heshtin ose flasin pak.
Ne jemi në arenë; politika amerikane po mposht “Demin” e korrupsionit në Shqipëri; kurse shqiptarët e shohin “Gladiatiorin” me njëfarë droje të pashpjegueshme: shqiptarët ende nuk janë të bindur se Demi do të asgjësohet.
Ka qenë shumë e gjatë në kohe dhe shumë e rëndë padrejtësia në Shqipëri. Sigurisht kjo është arsyeja e dyshimit shqiptar. Por unë them që, pas 21 ose 25 gushtit, ne duhet të jemi shumë aktivë në krijimin e aspiratës sonë. Masiviteti për drejtësinë, duhet ta trembë kaçakerinë e padrejtësisë.
Mos harroni se luajnë interesa shumë të mëdha personale personash dhe grupesh shoqërorë, qe jane kundër prosperitetit dhe drejtesisë shqiptare. Ata nuk e kanë pritur kurrë këtë situatë, sepse gjithçka në favorin e tyre, e kanë zgjidhur me padrejtësi. Këta birbore, akoma nuk e besojnë se kanë humbur. Në fakt, të gjithë bashkë janë të humburit e medhenj të kësaj kohe.
Kurse, mos e harroni se, një pjesë zhurmëmëdhe e opozitës politike në Parlament sot, është me korrupsionin. Prandaj shqiptarët duhet të tregojnë qartësinë e tyre të forcës së drejtësisë. Sepse, të gjitha të tjerat ecin vetë.
Ndershmëria duhet të ketë zërin e vet. Kjo është arsyeja themelore e momentit.
Nuk ka nevojë për organizime politike, sot koha kërkon angazhim qytetar për drejtësinë shqiptare. Ky është thelbi. Politika reale do të vijë pasi të jetë vendosur drejtësia. Politika, pa drejtësi të konsoliduar, është mashtrim korruptiv.
Njerëz, ini të vëmendshëm për fatin e drejtësisë suaj që ka nisur të vendoset, dhe që, në fund të muajit gusht, hyn në procesin e saj real!
Korrupsioni dhe krimi, nuk e ndalojnë dot këtë proces; kjo është e sigurt; por shqiptarët duhet ta përkrahin aktivisht kudo. Frika për të mbrojtur të drejtën tende, është nivel mesjetar. Padronët e padrejtësisë shqiptare janë drejt humnerës, por ne shqiptarët nuk duhet që vetëm të shpresojmë, duhet edhe të hyjmë realisht në këtë proces. Le ta bëjmë internetin pronë të frymës së progresit shqiptar dhe të drejtësisë sonë. Dhe, po qe nevoja, të dalim edhe nëpër sheshe jashtë nocionit politik, dhe brenda frymës qytetarë, për të realizuar kushtin kistorik që na kërkohet nga koha: vendosjen e drejtësisë në Shqipëri. U deshën 100 vjet për të ardhur kjo ditë, duhet ta ruajmë këtë.
Korrupsioni luftohet kollaj ne kete gjendje qe jemi. Mjafton qe secili prej te “peshtyje ne fytyre” nje gjyqtar, prokuror apo politikan qe i gjendet afer sepse me 99.99% mundesi eshte i korruptuar. Duke i tallur, ose te pakten duke i injoruar keta funderrina, atyre i bie pushteti qe kane, i cili bazohet pikerisht te frika e njerezve, te cilet i shohin pushtetaret sikur cfare jane. Ne fakt eshte e kunderta, ata jane llumi i shoqerise. Prandaj ne qofte se te gjithe bashkoheni duke mos i patur frike keta plehra, vetem me mire do behet. Po iu serviloset gjithmone keshtu do mbetet gjendja.
Ja une psh sot e peshtyva nje gjyqtar ne qafe, ca me gjeti? Asgje. Ai tha: ca ben kshu ore? Une e peshtyva prap, po me pak e kisha harxhuar heren e pare. Kesaj here iu shmang po ska gje.
Ai qe jeton me frike nga keto vetem do shtypet gjithnje e me shume. Gezuar, popull i thjeshte, mjaft me gam gam ne facebook, filloni me bam bam ne realitet. Ptuuu.
El Maestro te lumte goja! Pikes i ke rene. Ashtu do bere vertet me keta.
avokat psikopat, beqar i regjur??????????????????????
Aktivizimi yt mediatik me le te kuptoj se je rikuperuar ,pas operacionit,Taku.Kjo me gezon dhe te uroj shendet te mire.
Dua te nenvizoj me bindjen time te palekundshme se pa verdiktin e shenjteruar te shqiptareve ne shumice te cilesuar,me 23 qershor 2013 dhe 21 qershor 2015 as D.Lu e as R Vllahutin nuk do te mund te benin asgje.ASGJE.
Jo vetem kaq,por ne cdo dite te perndise (edhe ne keto dite te nxehta vere) shqiptaret jane ne nje angazhim civil e civik te lavderueshem (per mua) per procesin real te ngritjes zgupthi te korporates kriminale “gjin gjoni” dhe llallerise dhe hedhjen e themeleve te shendosha te shtetit serioz te se drejtes ,ne sherbim te qytatarit .
Ata qe nuk duan t’a pranojne kete fakt ose jane idhujtaret dhe gardianet te gangsterizmit shteteror ose jane handikapate,,,,,gjithsesi nje minorance.
Taku shtepia jone Shqiperi ,per se pari ndreqet e prosperohet nga vullneti dhe vendosmeria e popullit tend.Pas ketij vullneti patjeter qe do t’a mirenjohim ndihmen e Lu,ShBA ,Vllahutin e EU.
Me që Spartak Ngjela po na thotë të shmangim pasivitetin , po tentoj të shkruaj diçka , por a do të botohet si koment , këtë nuk e dij ?
E para , shmangeni fjalën e huaj Veting , dhe duhet përdorur VETEKALLXIM .
Kam mendimin tim personal , që VETEKALLXIMI duhet bërë me transparencë , sidomos tek të ardhurat dhe pasuritë që zotëron seicili , duke filluar nga i Pari ( PRESIDENTI ) E DERI TEK ZYRTARI ME I FUNDIT .
Në këtë proces duhen përfshirë dhe gjithë pronat e pasuritë që janë regjistruar nga TRAFIKANTET , KONTRABANDISTET DHE BIZNESET E PASTRIMIT TE PARAVE.
E dyta , që në fillim , që mos të justifikohet asnjë , se nuk e pata parë , FORMULARI I VETEKALLXIMIT , duhet të ketë pranimin e dënimit për mos deklarim : ” DEKLAROJ , QE NE RAST SE ZBULOHET DHE VERTETOHET EDHE 1 LEK ME TEPER MBI KETO TE DEKLARUARA DHE NENSHKRUARA ME PERGJEGJESI PREJ MEJE , JAM DAKORT QE TE ME SEKUESTROHEN E SHTETEZOHEN TE GJITHA PA PEJASHTIM .
Pas kesaj fraze , të filloj e rendisi pauritë , pronat e të ardhurat që zotëron , bashkë me argumentimin e dokumentimin e tyre .
E treta. Të gjitha deklarimet , të bëhen transparente e publike , qe populli , i cili , ja di dhe lugët e shtëpisë , ti vlerësojë , krahasojë dhe të shprehet në rast se ka rezerva apo informacione të sakta mbi ato të deklaruarat .
Kjo nuk anashkalon kurrsesi , në asnjë rast , punën që do të bëjnë organet shtetërore të specializuara evidentimit , hetimit dhe kryqëzimit të të gjithë pasurive të deklaruara.
Sakte! ? ? ?
Shqiptari e ha ashtu si cekun e bardhe.
Mos harroni o te mjere Arvzi+LU Lu + Lubasha = Nje tallje per Shqiptatet.
Bravo zoti Ngjela! Ne fillim te kame patur inat se ishe deputet me Sali Berishen,por sote qe po thua shume te verteta dhe inkurajuese te respektoje.
E sakte duhet te jemi me kerkues sepse kemi 25 vjet qe bejme sehir berishen dhe kukullat e tij si shkaterrojne Shqiperine.
Zoti Ngjela je bere hyjnor i drejtesise , ose thene ndryshe ,Karantina per injorantet qe nuk duan te kuptojne.
Bravo !
Ngjela eshte e vazhdin e talljes se menderes me kete popull!Nuk e kuptoj se ku e bazon kete mençuri te tenden kur deklaron se “u deshen 100 vjete qe te arrihej kjo dite “kur ky popull vuan prej mese 26 vjeteve nen thundrat e kalit qe me bajgat e tij qe ka futur ne skene ketu e 26 vjete sot na mban peng te gjitheve !Avokat teoria jote ka dal jashte loje,ti kerkon me çdo kusht te trembesh njerezit me pistolete boshe sepse eshte e vetmja menyre qe ti disponon ne kete opinion!Shpura qe edhe zotrote bene pjese nuk eshte larg fenomenti Berishe qe pasi e veodhet,shkerdhyet e shitet kete vend tani kerkoni ti ruani ndere kur dihet nga te gjithe qe Shqipëria eshte kthyer ne nje bordello ku vijne e shkojne kinezet e radhes pa iu dridhur qerpiku ku as ne vendet e deklaruara koloni nuk sillen ne kete menyre!Qe te behen te besueshem kinezet e radhes te derguar nga ata qe montuan per interesa te tyre bishen Berishe e sot nuk e ç’montojne dot ,duhet se pari qe te marrin guximin e ti kerkojne te falur ketij populli pasi edhe kur kryekrimi vrau ne mes te tes kater te pangopur e quajten “burre shteti” e me e fresket “njeriu qe ka merita te veçanta (kriminale)ne rezimin e sistemit monist duke mos na thene se ku qendrojne keto merita “pasi jane akte kriminale “te tolerura e inskenuara prej tyre!Vetem ne kete menyre mund ti kthehet shpresa ketij populli tek drejtesia e munguar jo prej 100 vjetes siç pretendon zotrote “pasi para 26 vjeteve drejtesia ka ekzistuar per shumicen e per ju qe keni qene pakice ndoshta jo”!Shqipëria vertet maredheniet me SHBA nuk i mat me kinezet qe vijne e ikin por me vepren e mikut me te shtrenjte te ketij kombi Bill Klintonit e pasi kjo kohe eshte fshire disi nga pasardhesit e tij ndoshta e ka lekundur kete miqesi jo per faj te popullit shqipetar por per faj te eproreve te Sali krimit e ndoshta perse jo edhe te tute qe sot kerkon te behesh pale me kete popull!Jeni larg se qenit popull avokat Ngjala e larg duart nga ky popull!
Sent from my iPhone
Begin forwarded message:
From: Alban Dega
Date: July 29, 2016 at 9:23:04 AM EDT
To: [email protected]
Subject: Fwd: OPINIONE: AMERIKA E BEKUAR NA KA PUSHTUAR ZEMRAT … ! Botoje
Sent from my iPhone
Begin forwarded message:
From: Alban Dega
Date: July 22, 2016 at 2:52:33 AM EDT
Opinione :
AMERIKA E BEKUAR NA KA PUSHTUAR ZEMRAT… !
– As ne nuk qendrojme mbrapa… E Bukura e Dheut, Shqiperia ka pushtuar zemrat e udheheqjes amerikane
– Shqiperia me siguri do te behet !
– Nga Alban e Agim Dega, Nju Jork
Pas nje beteje te cmendur me kucedren me nente krere shqiptaret kunder shqiptareve per mustaqet e Celos me ne fund Reforma jetike e Drejtesise per shqiptaret u miratua.
Arkitekti dhe zbatuesi i saj eshte vetem nje : Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe udheheqja e saj aleate e mike e koheve te veshtira. Nuk ka e nuk kishte se si te ndodhte ndryshe
Pa Shtetet e Bashkuara te Amerikes sot Shqiperia nuk do te ekzistonte si shtet i pavarur ose edhe nese po me mire te mos ekzitonte.
“Une kam nje vote dhe ajo do te jete per Shqiperine” deklaroi ketu e gati 95 vjet me pare miku i madh i popullit tone te vogel Wodrow Wilson.
Jo vetem Reforma u miratua, por qeveria amerikane i ka paraprire ne bashkepunim me qeverine shqiptare zbatimit te saj.
Byroja Federale e Hetimit, FBI , ka filluar pergatitjet dhe po punon per zbatimin e saj sa me pare duke nisur me Byrone Kombetare te Hetimit.
Kur syshqiponjave e FBI-se amerikane, Majes boterore te Hetimit u bashkohen qe ne djep shqiponjat e “Vendit te Shqiponjave” suksesi eshte i paragarantuar!!
Ne gjithe kete sage frojdiane ka vetem nje falenderim te merituar nga thellesia e zemres se cdo shqiptari :
Thank You USA!
Thank You Mr. Donald Lu!
U jemi borxh si popull e si komb me dashurine dhe mirenjohjen tone pa kushte e perjete!
Te tjerat vecanarisht per Lulezim Bashen jane llogje Kavaje e kortezira diplomatike absolutisht te pamerituara sa edhe qesharake !
Shembulli me tipik eshte mesazhi i ambasadorit Italian Cotunio qe nuk u degjua qofte edhe nje here te perkrahen Reformen. Ishte ne letargji… Edhe mesazhi per Bashen duket se eshte bere ne kllapi!
Shkurt: me ka cue nana per te lare gojen
Per lirine jap edhe dashurine… !
Themi me dashurine tone sepse nje nga heronjt tane te perbashket ne luften tone te perbashket kunder nazi- fashizmit i shkroi te fejueares se tij vetem pak caste para se te dilte perballe skuadres se ekzekutimit:
-Per dashurine jap jeten!
Per lirine jap dashurine!
Nuk mund te kete as jete e as dashuri pa lirine!
Nuk mund te kete as dashuri, as liri, as jete pa drejtesi, pa barazine para ligjit nga shtetasi me i fundit e deri tek kryetari i shtetit !
Ky eshte shpirti, zemra, thelbi i pushtetiit “Ne Populli, Me Popullin, Per Popullin” qe e ka emrin e ndritur DEMOKRACI= PUSHTET I POPULLIT “.
Askush me shume se ky popull, 95 per qind ” edhe me proamerikan se edhe vet amerikanet”, sic shprehej nje nga Institutet me prestigjioze Amerikane pas sondazheve te tij jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne Kosove e trojet shqiptare ne Maqedoni.
Kjo eshte Amerika !
Po ju sjell nje pervoje te perjetuar…
Ne shtatorin e vitit 1990 fitova nje konkurs te UNDP , Programit te Informimit Publik te OKB- se . Dy muaj gjithsejt!
Pasi jam kthyer kam shkruar nje analize, pershtypje udhetimi me titull ” Dy muaj ne Amerike”
Ia dergova gazetave kryesore te asaj kohe ” Zeri i Popullit” dhe ” Bashkimi” diku nga data 15 nentor 1990.
“Zeri… “nuk e botoi kurre!
“Bashkimi” me kryeredaktor Qemal Sakajeven e botoi ne dy a tre numra pothuajse te plote nese nuk gabohem me 13- 15 dhjetor..por gati nje muaj mbrapa, vetem pas kishin filluar protestat historike te dhjetorit !
Sic do me tregonte ish-kolegu im i nderuar me ATSH, gazetari i talentuar Genc Kondi pas disa vitesh ketu ne Nju Jork, ai i biri i Pirro Kondit te respektuar dhe nipi i nje ish- refugjati ne SHBA e kishte redaktuar qe ate dite dhe bere gati per botim… Ishte hequr tri here nga faqja
Pse ? Censura e bishes se plagosur komuniste nuk kishte hapur driten jeshile te botimit as Qemalit as Gencit deri pas 9 dhjetorit historik!
E duam Shqiperine si Amerika demokratike … !
Lajmin e te cilit na e dha Fidel Castro Ruz ne ” Shtepine e pushtuar prej shqiptareve” pra ne Ambasaden e Shqiperise ne Kube po ate nate kur beja perkthyesin dhe gazetarin e Reiz Maliles se ndjere!
Nder te tjera ne ate shkrim barazoja 18 vjet shkollim te meparshem ne Universitetin e Tiranes, ne Institutin e Gjuhes se Pekinit, ne Universitetin e Pekinit, i themeluar nga amerikanet qysh ne vitin 1904, ne UNAM te Meksikos me ate cka mesova per ato “Dy muaj ne Amerike “
Pothuajse te gjithe Profesoret perfshi babain e gazetarise bashkekohore dhe njekohesisht Babai i ” The New York Times” Sulzberger na dhane mesime ne formen e bashkebisedimeve!
Nuk e kam tepruar aspak me kete perfundim.
Kjo eshte Amerika! Kjo eshte fuqia e saj cudiberese!
A ka deshmi me te madhe per kete se nje nga parullat, kushtrimi kryesor i heronjeve te dhjetorit ishte “ e duam Shqiperine si e gjithe Evropa”
E duam Shqiperine si Amerika demokratike
Prandaj miratimi me kulac e me fort me kerbac se me konsesnsus “keshtu e kurrsesi ndryshe!” ndaj atyre qe nuk kane konsensus me veten e vet, me familjen e vet, me partine e vete, me shtetin e vet, me aleatet e vet eshte jetike. eshte clirimi e pavaresia e dyte e Shqiperise nga korrupsioni e impuniteti, nga kusaria e vrastaria!
Perzgjedhja, financimi, shkollimi, edukimi i djemve dhe vajzave tane shqiponja BKSH-se- National Bureau of Investigation, nga syshqiponjat e Federal Bureau of Investigation – FBI-ja amerikane eshte ndihma me e madhe, investimi me i fuqishem ne Shqiperi i aleatit strategjik dhe mikut tone me te madh ne Bote, Shteteve te Bekueme te Amerikes,sic i quante gjyshi im i nderuar Imami Elez Hoxhe Berisha!
Ai eshte pjese e ndritur e superinvestimit politik, strategjik, shpetimtar, te gjithanshem nga Ambasadori Donald Lu, nga Zj. Viktoria Nuland, nga Sekretari i Shtetit John Kerry, nga Zevendespresidenti Joe Biden, nga Presidenti Barack Obama!
Me shqiptar se vete shqiptaret!
Nuk mund te harrojme kurrsesi kandidaten e nderuar per Presidente te SHBA-se Hillary Clinton me mesazhin me patriotik e me atdhetar se te cdo politikani shqiptar nga altari i demokracise shqiptare ne Tirane: “Duajeni vendin tuaj te bukur!”
Me shqiptar se cdo shqiptar
E ndaj kujt!?
Ndaj nje populli e kombi me proamerikan se vete amerikanet!
Nje simbioze, bashkejetese, nje aleance strategjike e nje miqesi e pakthyeshme dhe e pathyeshme!
Nje aleance strategjike me interes te ndersjelle midis udheheheqjes me proshqiptare se vete ne shqiptaret te superfuqise boterore SHBA-se me popullin me proamerikan se vete amerikanet te Shqiperise se Vogel si diamanti por te bukur si floriri!
Amerika na i ka pushtuar zemrat e shqiptareve!
As ne nuk qendrojme mbrapa!
Shqiperia e bukur “ e Bukura e Dheut” sic e kane quajtur rilindasit tane, ka pushtuar zemrat e udheheqjes se Amerikes!
Shqiperia me siguri do te behet!
Faleminderit SHBA …. !
Avokat, shendeti mbi te gjitha, megjithate po te kujtoj: Sulltanet e Perandorise, pashallaret e pabindur shqiptare i shpallte fermanli, qe do te thote, koka e prere ne tepsi. Po Washingtoni a e njeh sadopak historine tone leh e li.
Me hajna nuk bahet shtet,
U treguan mbase qe 24 vjet,
Se punojnë vetëm për xhep të vet,
Dhe për popull sju kërset.
Populli duhet të vetëdijsohet,
Dhe të ju hudhë në plehra sa më shpejtë,
Nëse do me shiju demokracinë e vërtetë.
Farë e flliqur që na koritët në çdo aspekt.