Kandidati i PD për Dibrën, Shehu braktiset nga baza e PD. Refuzohet nga Kaleci, Krosi e Gazidede

16 Gusht 2016, 18:57Politika TEMA

Pavarësisht se ka vetëm tre katër ditë që ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet e pjesshme për pushtetin vendor në bashkinë e Dibrës, situata nuk është aq e qetë në kampin e djathtë.

Strategjia e forcës brenda partisë dhe e diktatit kërcënues ndaj bazës, që e shfaqi i deleguari në këtë qark për të ndihmuar në fushatë kandidatin Shehu, vetë nënkryetari i PD njëherësh dhe kryetar i grupit parlamentar të kësaj partie Edi Paloka ka sjellë dhe distancimet e para.

I pari që u distancua publikisht nga fushata në mbështetje të Shehut ka qënë ish-kreu i PD Dibër Rrahim Kaleci.

I cili ndonëse deklaroi se vota e tij dhe e familjes së tij do të jetë për kandidatin e PD, ai ka treguar përmes deklarave se nuk ia fal akuzën e bërë nga mediat afër PD se ka marrë nga kundërshtarët politikë 200 mijë euro, akuzë të cilën e ka hedhur poshtë, dhe nga ana tjetër Kaleci është shprehur se nuk do bëjë fushatë për Shehun.

Pjesa e padukshme e drejtuesve të PD në këtë bashki dhe qark tregon se ata nuk do të mbështesin kandidatin e PD Sherefedin Shehu për postin e kryetarit të bashkisë së Dibrës.

Por refuzimi i ish-deputetit dhe ish-kryetarit të PD Rrahim Kaleci ka treguar se ai dhe strukturat lokale nuk janë dakort me kandidaturën e Sherefedinit.

Kështu, as ish kryetari i Qarkut Dibër, Naim Gazidede nuk ishte bashkë me Palokën e Sheferedinin në takimin e organizuar me fëmijët e Peshkopisë, dhe për më tepër që nuk po shihet në fushatë përkrah Shehut duke treguar qartë se dhe ai bojkoton fushatën.

Nuk do mbështesë Shehun as Ilir Krosi, ish kryetari i bashkisë Peshkopi për disa mandate, më i suksesshmi në këtë bashki për PD dhe që mendon akoma deri më tani se të kishte garuar ai vitin e kaluar do të kishte fituar madje thellë.

Dhe për moskandidimin ai akuzon pikërisht Shehun, duke mos qënë dakord me kandidaturën e tij.

Mësohet se kandidatin e PD Shehu nuk do ta mbështesin as eksponentë të tjerë të PD-së Dibër, duke mos qënë dakort me kandidaturën e imponuar nga qendra, pa i pyetur fare strukturat e PD.

Në këtë mënyrë kandidati i PD Sherefedin Shehu pritet ta përballojë vetë fushatën zgjedhore, pa mbështetjen e bazës dhe figurave të bazës, ndërsa aleatët janë tepër të dobët.

4 komente në “Kandidati i PD për Dibrën, Shehu braktiset nga baza e PD. Refuzohet nga Kaleci, Krosi e Gazidede”

  1. Hasani says:

    PD’ja a nuk kishte nje emer tejter si ta kishte emrin me te lexueshem dhe luptueshem ose pak me te shkurter apo me pak te ngaterrueshem se Shehrfeorfdian, te po ngaterrohen votuesit me kete emer

  2. Dibrani says:

    Kam qene per here te pare ne diber ne fushate ne Vitin 1991,ishte shume e veshtire tia mbushje mendjen dibraneve, qe te votonin PD ishin shume mosbesues , njerezit e mencur e mendojne shume para se te vendosin, 1992 vendosen dhe votuan per PD , por shume shpejt ne zgjedhjet e 1997 ricikluan edhe njehere komunistet.Udheheqesit lokal u struken duke ja lene fajin Gazidedes dh Zhulalit(SA ISHIN ATO NE PD NE DIBER SHQELQENTE NE PERFAQESIM NE GJITHE SHQIPERIN).UDHEHEQESIT LOKAL NE 2001 MOREN PERSERI KTHESEN DHE KERKUAN NE ZGJEDHJET E 2003 NDIHMEN E Z.ILIR KROSI DJALE I MIRE DHE I PA PERLYER, I Cili e mbajti tre here Bashkine duke marre voto edhe nga PS,NJEKOHESISHT DREJ.LOKAL TE PD VOZHDONIN LOJEN KUSH TIA FUS NJERI TJETRIT ,KUSH DO BEHET DEPUTET,etj se nuk mund te shkruhen te gjitha ne nje koment,Ne fakt Pd ne Pushtet nuk u ka dhene mundesine ta tregojne veten ato drejtues lokal qe te provonin veten , por u dergoj per perfaqesim figura te shquara dibrane per ti perfaqesuar.
    Kete loje ben edhe ps ne diber (ata nuk da ta lejojne Rremin te ngjitet ne piedestal megjithese gezojne “respekt” sepse shukrite e ps thone te behet ky Doktor po , pasuri po do na sherbej ky neve etj.etj)
    Kurse Pd e ka ndare mendjen qe Jo vetem te Fitoj Bashkine por te reformoj edhe PD e Dibres me njerez te rinj,Duke qene Sherefedini ne Bashki figurat e vjetera dhe te konsumuara te PD mos te kene mundesi te fusin Kunja.
    Prandaj fitorja do jete e pd , sepse Rremi i ka neper kembe kunjat e PS.

  3. Astriti says:

    Kam qene dhe jam i PD por Shehu per kaq vite deputet i Dibres cfar te mire i solli dibres jo vetem ai por nga asnje parti nuk i ka dhene dibres turp i te gjithve keto 25 vjet imfrastruktura si perpara 50 vitesh.

  4. Xhaxhi Vini says:

    Pse kam pershtypjen se ish kreu i PD Diber sapo ka kryer nje krim te denueshem elektoral duke treguar haptazi se ai kontrollon votat e familjes se tij? A nuk denohej deri edhe me burg kjo gje? Apo thuaj PD hesapi. Vetem kerrbac e makeleri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje