Tre partitë kryesore që përbëjnë boshtin e shumicës në pushtet, Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, do të jenë zyrtarisht të bashkuara, si pjesë e një koalicionit, në sfidën e zgjedhjeve të 11 Shtatorit, për të rimarrë Bashkinë e Dibrës, pas shkarkimit të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili.
Kreu i LSI, Ilir Meta dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, kanë vendosur të mbështesin kandidatin e PS, Muharem Ramën, duke dhënë një sinjal të fortë edhe për zgjedhjet parlamentare të 2017.
Ndërkohë që PD deri më tani ka vetëm një aleat të deklaruar dhe ai është Kreshnik Spahiu i Aleancës Kuqezi.
Partitë e tjera të spektrit të djathtë kanë hezituar të deklarojnë mbështetjen zyrtare për kandidatin e PD Sherefedin Shehu për postin e kreut të bashkisë së Dibrës.