Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehet optimist se shumë shpejt do të fiksohet seanca për të miratuar vettingun dhe dy ligjet e tjera brenda 30 gushtit.
“Duhet të praktikojmë një seancë të sukseshshme shumë shpejt në mënyrë që dhe deputetë të njoftohen për seancën. Shumë shpejt shpresoj të fiksojmë atë për të miratuar vetiungun dhe dy ligjet e tjera brenda 30 gushtit”.
“Sot po jepen opinionet e EURALIUS-it lidhur me pretendimet e opozitës për ligjin e “vetting”-ut. Shpresojmë të vazhdojmë në mënyrë konstruktive. Vazhdon puna për dy ligjet e tjera për të cilat kemi rënë dakord që të diskutohet brenda muajit 30 gusht (qeverisja gjyqësore dhe prokuroria speciale). Ftoj përfaqësuesit e opozitës që të përqendrohen edhe në këto dy ligje”, u shpreh Meta para gazetarëve.
Kreu i LSI-së shtoi se “kritikat e PD-së janë pozitive, pasi kjo gjë tregon se kanë studiuar dhe janë thelluar”.
“Shpresoj që opozita të ndihmojë në përmirësimin dhe pasurimin e ligjit të “vetting”-ut. Nuk ka arsye pse të mos gjejmë konsensus. LSI-ja është për vazhdimin e linjës së konsensusit dhe për ne është e rëndësishme të shohim vlerësimet e ndërkombëtarëve”, tha Meta.
Në lidhje me shortin e pahedhur nga Presidenti Nishani për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Meta deklaroi: “Mendoj se Presidenti ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme. Tani duhet të plotësojmë ne si Kuvend kuadrin ligjor në mënyrë që ta ushtrojë edhe Presidenti detyrën e tij. Shpresojmë që vakuumi ligjor të përmbushet shumë shpejt”.
Zgjedhjet ne Diber lokale të trajtohen të tilla
A ka mbështetjen e LSI-së kandidati socialist Muharrem Rama?
Meta: “Zgjedhjet në Dibër nuk janë një temë kombëtare por krejtësisht lokale. Janë zgjedhje aksidentale që po ndodhin atje. Është e rëndësishme të trajtohen si të tilla dhe lokale nga të gjitha palët. Të zhvillohen të qeta të lira dhe të ndershme e larg tensioneve e provokimeve të panevojshme. Dega lokale e LSI-së ka marrëveshjen me degën lokale të PS- së dhe ti qëndrojë asaj marrëveshjeje”
https://www.youtube.com/watch?v=CxK6e4U88OM
He me te lumte goja. Karvani le te shkoje perpara por mos degjo se cfare thon mileti, se cdo gje do te rregullohet duke u vendosur sandarte nderkombetare.
pse vetem nje ligj do miratoni deri ne fund te gushtit, a po te ka urdheruar berisha ti marresh avash-avsh nga nje ligj ne dy muaj qe reforma te mos e as te zbatohet para zgjedhjeve. kete strategji ke bere me berishen e po mundohesh me ia mbushe mendjn bashes ‘me qetesi e me dashuri’. po pret sa te marresh ministrin e brendshem se te duhen leke me ble vota. dihet nga te gjithe se lsi-ja I ka votat e bleme. prandaj I je kundervene ministrit tahiri qe u hoqi te ardhurat e lazaratit ty e berishe. ju duhet nje minister alla noka per ti vjele ato para ose edhe alla manjan. mos harro ilir floriri, se kur lulezonte lazarati e parate I vunin vuu e vuu nuk hapje goje, kur qellohej me arme aeroplani Italian qe evidentonte drogen ne lazarat edhe ti ke hesht. pse, pse. ku eshte ai ish-minister qe bashkepunonte me lazaratin. vonoi ligjet vonoi se me te vertete kane vdeke ata burra qe te trgojne ty e berishes. as ti as berisha as basha as noka nuk mund te flisni per drogen se jeni pjese e klanit te droges se lazaratit te cilen ua sillte kesh dash aliko I berishes. miratoi te shtate ligjet deri ne fund te gushtit o mafie.