Shqiptarët ndalohen se shëtisnin qentë pa maska në Holandë, policia zbulon diçka shokuese për ta

17 Gusht 2016, 13:58Politika TEMA

Të dënuar nga drejtësia italiane me 30 vite burg me akuzën e vrasjes, e të shpallur në kërkim prej 2015, 2 shtetas shqiptarë janë ndaluar ndërsa shëtisnin të qetë në rrugët e Roterdamit. Të ndaluar nga policia holandeze me shkakun banal se kishin nxjerrë në shëtitje qentë e tyre pa maskën e detyrueshme mbrojtëse, dy shtetasit shqiptarë, nga verifikimet e rastit rezultuan në kërkim ndërkombëtar.

Policia italiane informon se janë arrestuar në Roterdam Redion Rakipaj, 27 vjec, e Naim Vargo, 35 vjec, të akuzuar për vrasjen në Itali të shtetasit maroken Said Wahdoud, 24 vjeç në natën e 12 janarit 2015.

Ndaj tyre ekziston një urdhër arrestimi ndërkombëtar dhe dënimi i drejtësisë italiane me 30 vite burg.

Sipas akuzës, 2 shtetasit shqiptarë të arrestuar në Roterdam, së bashku me shqiptarët e tjerë Bojken Zeqo, 28 vjec, Izmir Krasniqi, 25 vjeç e Ogert Rakipaj, kanë rrahur me dhunë duke i shkaktuar vdekjen shtetasit maroken Said Wahdoud, si dhe kanë dhunuar mikun e tij Mohamed Es Soukti.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Torinos në zonën Lucento.

Motivi i kësaj vrasje ka qenë për shkak se dy shtetasit marokenë kanë shqetësuar një grup prostitutash, mikesha të shqiptarëve.

Në natën e krimit, policia italiane ka arrestuar dhe Ogert Rakipaj, i dënuar tashmë me 16 vjet burg si bashkëpunëtor i kësaj vrasje, si dhe shqiptarin Klevis Gropa, 28 vjec, por ky i fundit është lënë i lire, pasi u rrëzua akuza e vrasjes.

Menjëherë pas krimit, Redion Rakipaj, Naim Vargo, Bojken Zeqo e Izmir Krasniqi mendohej se janë larguar drejt Shqipërisë.

Por një natë më parë, policia holandeze i ka arrestuar ndërsa shëtisnin në rrugët e Roterdamit.

Arsye e ndalimit të tyre nga ana e policisë holandeze ka qenë banale për shkak se po shëtisnin qentë e tyre pa maskat e detyrueshme mbrojtëse.

Pas verifikimit të identitetit të tyre, u zbulua se dy ndaj dy shqiptarëve ekzistonte një urdhër kërkimi ndërkombëtar.

Pak muja më parë avokatët e tyre Ëilmer Perga e Davide Diana kanë prezantuar pranë autoriteteve italiane kërkesën për apelimin e dënimit.

6 komente në “Shqiptarët ndalohen se shëtisnin qentë pa maska në Holandë, policia zbulon diçka shokuese për ta”

  1. tfgs1 says:

    hahahaha,ku u katandisen sunitoshqipfolesit: ndalohen te shetisin me qente nese nuk kane vene maska si ne qente ashtu dhe ne turinjte[apo nockat] e tyre………………………..e mer beqir si u katandise!!!???

    1. i papami says:

      ahha sa bukur e ke thene o tfgs1, po lere njehere po u paskan shqetesuar shoqet e tyre prostitua , prandaj I paskan vrare marokent

    2. arbereshi says:

      Pucofago miku im, kurse ty rrugeve te shqiperise Janulla ta ve masken prandaj ty nuk te trazon njeri dhe mbijeton si qen. Te fala tet zoti dhe lepija nga nje cike

  2. babo says:

    Cfare te thuash pervecse , “O RACE E QELBUR” ?

  3. Tema says:

    Holanda i bën reklam filmit EQUALS. Si maqedonia me foton në dinar.,ku na kujton parën e dikurshme të irakut.

  4. mirel says:

    Paska te rrahur me dhune dhe pa dhunw.
    Koncept i ri gazetaresk i Temes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje