Teksa ndodhet në fund të mandatit, kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi, shprehet se ka dhënë maksimunin në këtë detyrë. Nuk pohon, por as mohon nëse mendon rikandidimin apo jo.
Në një intervistë për “GSH” ajo thotë se punën e vlerëson legjislatori, që sipas saj do vlerësojë edhe kandidadurat që do jenë në garë.
“Kur kthej kokën pas dhe shikoj që po mbyllet një etapë, në të cilën sipas mendimit tim, janë rritur standardet e proceseve zgjedhore, janë realizuar zgjedhje të pranuara nga palët, është bërë një punë studimore shumë e mirë në bashkëpunim të ngushtë dhe të frytshëm më organizmat ndërkombëtarë si Këshilli i Europës, OSBE, UN Women, IFES, USAID e të tjerë, në funksion të përmirësimit të procesit zgjedhor, është krijuar një databazë të dhënash për zgjedhësit me aftësi të kufizuara dhe është punuar në bashkëpunim me ta për shmangien e barrierave dhe krijimin e lehtësirave për pjesëmarrjen e tyre në votime, është punuar me pakicat kombëtare, me të rinjtë dhe votuesit për herë të parë, dhe kur shikoj që është rritur besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor, ndjej kënaqësi”– thotë ajo.
Luzi shton se ka dhënë maksimumin dhe më të mirën e saj në këtë mandat të parë.
“Performancën, përkushtimin dhe punën time e vlerëson legjislatori, i cili do të vlerësojë dhe kandidaturat që do të paraqiten për kryetar të KQZ-së”- thotë ajo.
si ka mundesi qe kjo shimpanze te kerkoje rinovim mandati ? kjo duhet te jape logari ku i zhduku 3 milion euro njehere. Vetem tek ne ka paradokse te kesaj natyre nje kokrra hajdutesh e akuzuar per vjedhje nga klsh nuk i dridhet syri dhe kerkon zgjatje te mandatit ne krye te te korruptuarit kqz