Ra vdekja në katundin e virgjër të jo shumë largut!

17 Gusht 2016, 21:47Politika TEMA

Nga Anri Bala

Kisha parë e kisha dëgjuar, se në katundin e jo shumë largut, shumë afër qytetit, parapëlqejnë të të paguajnë kafen e mëngjesit, dikujt me më me “fat” pijen energjike të darkës. Dikujt, qeranë e shtëpisë, apo të të çojnë të bësh pushime luksoze jashtë fshatit. Madje, ka edhe nga ata, që në vend të brekëve, të bëjnë dhuratë një makinë!

Banorët e këtij katundi, të cilët shquhen për intelekt dhe moral të lartë shoqërorë, dëshmojnë se janë një popull i veçantë dhe u pëlqen e bukura, e deri këtu asgjë të keqe s’ka!

Sot për habi, banorët e katundit jo shumë të largët, sollën një model të veçantë, i paparë dhe i padëgjuar ndonjëherë, që do ta kishte zili edhe Konica. Në katundin e jo shumë largut, i shquar për qefet e ahengjet, pas shumë vitesh, ra zija.

Në katund, kishte ndodhur një vrasje dhe vetvrasje, pak a shumë një krim i dyfishtë pasioni. Fshatari i pasur, vrau dashnoren nga dashuria, e më pas veten. Burri i kishte marrë jetën vajzës, e cila vinte nga e vetmja familje e mjerë dhe e varfër, që ndodhej në katundin e jo shumë largut.

Të pasprovuar nga zotrat, banorët e katundit nuk dinin të ndanin të mirën nga e keqja. Ata ishin të mësuar vetëm me të mira e begati, e ndaj e kishin të vështirë të vendosnin ç’do bënin me viktimat.

Siç thashë, të pasprovuar nga kjo situatë, katundarët e frikësuar, e kishin një zgjidhje. Turma vendosi: “Të pyesim kryekatundarin. Ai i di të gjitha!”

Të shqetësuar dhe pagjumë në sy, katundarët u drejtuan tek shtëpia e kryekatundarit. Z. Pordha i dinte të gjitha, ndaj do i jepte drejtim kësaj pune!

“Zoti Pordha, zoti Pordha, a jeni në shtëpi?”, thërriti një nga katundarët. Në derë u paraqit kryekatundari, një burrë mustaqezi, kokë parure, dhe shtatëshkurtër.

– “Zoti Pordha jemi në hall! Duam të varrosim biznesmenin dhe dashnoren e tij, që na e nxinë faqen dhe na morën imazhin e katundit. Halli nuk është këtu, ne s’dimë se kë duhet të varrosim me nder: Dashnorin, qejfliun, të mirin, xhepëplotin biznesmenë, apo dashnoren e tij mjerane dhe të varfër, që na çnderoi katundin?!’”

Z. Pordha nuk kishte dijeni për çfarë kishte ndodhur, por, si një kopil i provuar, i ra menjëherë ndërmend, se kush ishin të ndjerët. Në fshat, vetëm një person e kishte shkelur kurorën…!

Z. Pordha u mbush një herë me frymë të fitonte pak kohë, aq sa barku i tejfryrë, i’a shtrëngoi bluzen dhe i’a ngriti derisa i doli kërthiza.

– “Unë mendojë që biznesmenin e dashur për të gjithë, duhet ta varrosi i gjithë fshati. Ai ka bërë gjithçka për këtë katund dhe është krenaria e jonë.”

– “Çfarë thua z. Pordha?! Nëse veprojmë kështu, i bie që në katund të mos mbetet më njeri për të varrosur vajzën!”, i’a ktheu një katundar aty në turmë.

– “Atëherë, vajza meqë na çnderoi dhe na uli moralin e fshatit si e përdalë, do të varroset vetëm nga femrat e virgjëra të katundit! Zotat do të na falin dhe do e harrojnë këtë të keqe që na solli vajza.”

– “Z. Pordha, në katundin tonë, femrat e virgjëra janë vetëm ato që kanë lindur në fund të muajit gusht!”, i’a plasi një tjetër.

Turma shpërtheu në të qeshura. Nuk kishte burrë apo grua të mos qeshte me batutën e katundarit.

Unë, ashtu siç marrë pjesë në këngët dhe në vallet e katundit të jo shumë largut, kësaj here, zgjodha të marrë pjesë në hidhërimin e tyre. Sot, pashë për herë të parë që katundi u nda! Të gjithë shkuan në varrimin e biznesmenit të dashur për të gjithë.

Ndërsa pak metra më larg, isha unë, pesë vetë dhe varrmihësi me lopatë e një karrocë, që të kujtonin Zhan Valzhanin, teksa përcillte në banesën e fundit Fanin, nënën e Kozetës.

Viktima e varfërisë, e një jete ëndërr, që nuk mundi t’a realizonte pa bërë diçka, ishte aty. U preh e vetme pak metra larg katundarëve kurrizkthyer. Por jo se ishte e përdalë, jo absolutisht! Por, sepse dashuroi dhe në katund nuk kishte femër të virgjër që ta varroste, jo shpirtin e saj, por veç trupin!

12 komente në “Ra vdekja në katundin e virgjër të jo shumë largut!”

  1. tfgs1 says:

    Edhe ti artikullshkrues nuk je me i mencur se z.Pordha,kjo sepse hipokrizia dhe mos deklarimi i te vertetes se madhe ju ben te gjithe pordhace dhe te pjerdhur……………..
    cila eshte e verteta,do te thote dikush!!!!???
    e verteta eshte KULTURA[nese mund te quhej e tille] e muslimon brodhers shqipfoles te cilet nuk kane asnje ndryshim nga birazeret e tyre turq ,arabe,afghane,irakiane,libiane etj te cilet i masakrojne duke i vrare me gure,djegur me acid,madje i varrosin edhe te gjalla femrat e ”perdala” apo tradhetare te Hasaneve gjaxore……………
    Kjo e VERTETE kerkon burreri ,zgjuarsi,fisnikeri qe te deklarohet apo pranohet prej juve psevtohistoriane,gazetare apo psevtopsykologe…….por a ka sunit ne shqiperi qe disponon keto vityte!!!??? JOOOOOOO!
    Athere gjeja me e mire qe te beni eshte HESHTJA,duke pranuar si te dhjere REALITETI e hidhur arab………FEMRA vlen sa nje qen!

    1. ben says:

      o koqe kanari ,qe sle gje pa komentuar ,o tfgs trapi hudh ndonje sy se cfare behet ne patridha e lere shqiperine

      1. tfgs1 says:

        reeee ouuuussstttt,vrromoarapi……………

  2. El Maestro says:

    Burri i cmendur, fshati primitiv. Kaq eshte komenti per kete ngjarje edhe pike.
    Por jo, nuk do te mjaftonte kaq, sepse sa here ka ngjarje te tilla dalin keto bythezgjuarit qe bejne artikuj sepse i duket vetja e zgjuardhe te vecante kur gjykojne veprimet e ca katundareve me mentalitet primitiv. Sa i lexoj titullin artikujve te tille (as nuk e kam lexuar fare artikullin) me vjen pak e vjelle ne gryke edhe e gelltis prape.

  3. Phoenix says:

    Shpesh dalin shenja te obskurantizmit ne kete shoqerine tone. Shkrim stilistik i arrire. Fundja ata qe nuk e kuptojne mund te shkojne ne 1vjetorin e atij rronxhobonxhos.

  4. Deni says:

    kjo eshte Shqiperia qe e shkerdhejne para e prap politikanet tane A kane faj thua?

  5. Sorry says:

    Fix fare, ky ”shkrimtari” me primitiv dhe medioker se fashataret, akoma mendjen te virgjereshat . Primitiv si” biznesmeni i kastravecave te Krutjes”

  6. Alban says:

    92′ minuta duartrokitje per skrimin!

  7. Tajari says:

    Ky tfgs1 ne nje vrime i bie. Duket qe sunitet i paskan palluar fisin qe i paska kaq per zemer!

  8. Aso says:

    Eshte vertet ceshtje kulture, se NE perendim nuk vret kush per keto gjera. Me llafe jemi ok, burra te ndershem, bejme moral e shajme te tjeret, po ne praktike ama, cdo dite vrasim. Jemi te keqinj, ta pranojme e ti veme gishtin kokes.

  9. logjika says:

    Nuk e di pse ky Anri Bala, ka marre persiper te shkruaj kete palo shkrim qe nuk mund ta bente asnje idiot. Ngjarja eshte nje fatkeqesi dhe humbje dy jetesh njerezish dhe Anri Bala tallet me ta, shume e ulet, por dhe per gazeten. Aresyet e ngjarjes mund te shikohen dhe peshohen se pergjegjesi per humbjen e ketyre dy jeteve nuk eshte vetem e atyre, viktimave. Ata kishin aq mendje sa bene ate pune: vajza, jashte normales dashuron me nje plak, te martuar, me grua e femije dhe dyshimi eshte vetem tek pasja e lekeve, ndersa burri e çfrytezonte, ndoshta dhe e donte, jashte normales edhe kjo, sepse e ndiente veten me leke. Le te ndahesh nga gruaja e femijet dhe le te martoheshin, kjo normale, por jo te hashe me dy luge. Pastaj, ka disa norma rregulla te moralit shqiptar per familjen, pavaresish se liria pa kufi qe eshte keqkuptuar sot ben qe te arrihet dhe ne keto veprime, si shume dhe çdo dite ne Shqiperi. Ndersa Anri Bala ka marre persiper te tallet me jeten e dy viktimave qe per mua jane me shume viktima te shoqerise sotme qe shohim çdo dite. Me ate qe ka shkruar , ti vij turp ! Ky eshte dhe nje pergojim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje