Pronat, himarjotët mësyjnë zyrën e Nishanit. Presidenti e njeh si enklavë këtë pjesë shqiptare, jep garanci për zgjidhje

18 Gusht 2016, 13:41Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot dhe zhvilloi një takim pune me përfaqësues të komunitetit të Himarës, me kërkesën e tyre, të cilët ngritën dhe parashtruan shqetësimet rreth problemeve të pronësisë në atë zonë.

Përfaqësuesit himarjotë pasi shprehën vlerësimin ndaj Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës për angazhimin e tij personal dhe institucional në drejtim të zgjidhjes bazuar në të drejtën themelore të pronës dhe mbrojtjes së interesave të çdo qytetari shqiptar, bënë një përshkrim të situatës aktuale dhe zhvillimeve më të fundit dhe paraqitën qëndrimet dhe kërkesat e tyre e bashkësisë himarjote për çështjen e pronave në Himarë.

Duke parë sjelljen e kreut të shtetit, por dhe deklaratën për mediat të dalë nga zyra e shtypit e Presidencës, për herë të parë zyrtarisht Himara njihet si enklavë apo si komunitet më vete, gjë që nuk ndodh as me komunitetin korçar, as me komunitetin tropojan, as atë gjirokastrit, as atë elbasanas dhe as atë shkodran apo treva të tjera të Shqipërisë.

Një rast i paprecedent i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, që është shfaqur në mënyrë zyrtare në faqen zyrtare të Presidencës.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani priti sot dhe zhvilloi një takim pune me përfaqësues të komunitetit të Himarës, me kërkesën e tyre, të cilët ngritën dhe parashtruan shqetësimet rreth problemeve të pronësisë në atë zonë.

Përfaqësuesit himarjotë pasi shprehën vlerësimin ndaj Presidentit të Republikës si garant i Kushtetutës për angazhimin e Tij personal dhe institucional në drejtim të zgjidhjes bazuar në të drejtën themelore të pronës dhe mbrojtjes së interesave të çdo qytetari shqiptar, bënë një përshkrim të situatës aktuale dhe zhvillimeve më të fundit dhe paraqitën qëndrimet dhe kërkesat e tyre e bashkësisë himarjote për çështjen e pronave në Himarë.

Kreu i Shtetit shqiptar i siguroi përfaqësuesit e komunitetit himarjot se do jetë një zë i fuqishëm duke përdoruar autoritetin e Tij publik dhe institucional duke nënvizuar se kjo është një çështje shumë e ndjeshme, zgjidhja e së cilës jo vetëm do të parandalojë konflikte të panevojshme sociale, por do të mundësojë dhe lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm ekonomik.

Në këtë pikë Presidenti theksoi se është i nevojshëm: “harmonizimi i politikave zhvillimore me ruajtjen dhe mbrojtjen e pasurive dhe trashëgimisë historike dhe kulturore”.

Presidenti Nishani duke vënë në dukje përgjegjësinë institucionale, shprehu gjithashtu gatishmërinë e Tij maksimale për ndjekjen me vëmendje të procesit dhe problematikave të mëtejshme që lidhen me çështjen e pronave, e cila ka të bëjë “me respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”, thuhet ekzaktesisht në njoftimi n zyrtar të dalë nga zyra e Presidentit të Republikës Bujar Nishani.

4 komente në “Pronat, himarjotët mësyjnë zyrën e Nishanit. Presidenti e njeh si enklavë këtë pjesë shqiptare, jep garanci për zgjidhje”

  1. Klimax says:

    U shqetesuat per “mesymjen” e himarioteve ne zyren e Nishanit dhe “mbeshtetjen” e ketij te fundit per te drejtat themelore mbi pronen te kesaj popullsie ashtu si cdo popullsi tjeter mbi te drejten e prones private ne Republiken e Shqiperise dhe nuk shqetesoheni per raprezaljen, vjedhjen dhe perdhunimin e pronave te banoreve te Bregut ne menyre antikushtetuese dhe diktatoriale nga qeveria “rilindase” e kryeministrit Edogan???!!!

  2. Sali Protopapa says:

    Ja nje tjeter tradheti kombetare nga serbo greket e PD. Kjo enklava pas pak do te kerkoje statusin e krahines autonome e me pas me bekimin e Greqise dhe Janulles defakto do jet pjese greke. Eh demokrate te vertete mos lejoni qe kjo njolle tju shtohet historise suaj te trishtueshme, vetem zi e tradheti kenbi sjell ketij kombi.

  3. Ben Dibrani says:

    Sa te papergjegjshem keta himariotet, cfare u duket vetja qe perpiqen te dalin ne lajme, here si minoritet, here per shkolla greke, here per kisha (qe ne fakt jane katolike) qe po i shkaterrohen, here me prona, a thua se jane te vetmit e cenuar ne Shqiperi. Jane bere maniake per te dale ne lajme, sikur jane qendra e botes kur ne fakt jane nje vrime bythe. Vjen vera dhe keta do bejne lajm se s’ben, dy muaj te cajne bythen, dhjete te tjera nuk egzistojne. A kane turp keta njerez qe shqetesojne opinionin me marrezite e tyre? Po ja bejne qytezen brenda standarteve, keta terbohen se duan ligj special vecan dynjase. O tempo o mores – thonte Cicero.

  4. Fatosi-kosove says:

    Nishani eshte i gatshem te prese çdo ke qe eshte kunder qeverise dhe veqmas kunder Rames,Tahirit dhe Veliajt,kete e kam thene edhe me pare se nishani eshte shume i shqetesuar per Lazaratin dhe laaratasit qe merren me kanabis ashtu siq eshte shume i shqetesuar per vrasesit e djeshem ne Gerdec,21 janar e shume krime tjera qe ati i duken si “kryevepra” sepse tashme dihet se po del hapur se eshte ortak ne te gjitha ato biznese dhe krime,ndryshe si ka mundesi qe ti pres dhe ti mbeshtet dhunuesit e parkut ne Tirane ku kishte edhe njerez te armatosur dhe u jepte te drejte atyre qe te “mbrojne” qytetin!!!
    Njejte ben edhe tash me himariotet qe dihet se jane ne mbrojtje te interesave te greqise dhe ky eshte fakti i vetem pse nishani i perkrah dhe u jep te drejte dhe vetem nje president pro grek e pro serb mbrone dulat e melot,sepse edhe fale votes se tyre ne kuvend eshte bere president,prandaj sot çdo shqiptar e ka te qarte se kush i fali detin grekut dhe pse,kush i fali toke serbit fazlliq,kush mbrone krimin dhe kriminelet dhe te gjitha ne emer te “demokracise dhe patriotizmit”,sigurisht duke perfituar nga keshilltari per siguri kombetare -fazlliqi per te vetmin qellim qe vete nishani dhe dy kryetaret vrases te PD-s te kontrollojne politiken dhe krimin ne vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje