Neni 13 i projektligjit për Prokurorinë e Posaçme që mund të cënojë median, do të ndryshojë.
Burime të Ora News bëjnë të ditur se paragrafi që linte shteg për kufizim të lirisë së medias, do të riformulohet.
Sipas të njëjtave burime thuhet se mënyra si është formuluar ky pragraf mund të krijojë keqkuptime.
Ky nen që lidhet me pavarësinë e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme në pikën tre të tij dënon me ligj “çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo personave të tjerë”.
Në lidhje me këtë nen një ditë më parë reaguan, Ilir Meta, Shoqata e Gazetarëve dhe Lulzim Basha.
Meta u mundua të qetësonte mediat duke deklaruar se nuk besonte se ka përpjekje apo iniciativa për të cënuar lirinë e medias.
Ndërsa Shoqata e gazetarëve dhe Lulzim Basha bënë thirrje që ky ligj mos votohet.
Sa here ja u kam thene. Prisni se skeni pare gje akoma. Corapekuqi eshte me diktator dhe arrogant se berisha. Vetem qe sja mban bytha.
Prisni prisni se skeni pare gje akoma. Prisni mandatin e dyte.