Izet Haxhia: Aleanca e çuditshme Berisha-Meta-Meidani dhe shërbëtorët e tipit Fatos Klosi, ka rrënjë të thella…

18 Gusht 2016, 14:18Politika TEMA

Izet Haxhia, i kthyer tashmë në një akuzues i vazhdueshëm i pushtetit kriminal të Sali Berishës, ka vazhduar sot me një shpjegim interesant të një aleance të vjetër që fillon heret shumë, por që i ka elementet e dukshme në Marrëveshjen e famshme të 9 marsit 1997.

Por dhe në grushtin e Shtetit të 14 Shtatorit të ’98 ku Berisha ishte koka e këtij grushti, Rexhep Meidani ishte presidenti i vendit, Fatos Klosi ishte shefi i sherbimit sekret, ndërsa Ilir Meta, sipas tij, po përgatitej për t’i bërë puçin Fatos Nanos, dhe jo vetëm…

Ai nuk arrin dot ta shpjegojë këtë aleancë të çuditshme, sipas tij.

Postimi i Izet Haxhias:

Gjithmone jame munduar të zgjidh me kete mendjen time të ”rojes” aleancat e ”çuditshme ”të politikaneve e politikes në keto 26 vitet e tranzicionit.

Por nuk kam arritur që ti jap arsyen e shpjegimin e duhur ketyre aleancave që vetem në të mire të shqiprise e popullit të saj nuk kane qene. Sepse per nje mendje të shendoshe eshte e veshtire të jape gjykimin e shendoshe per keto aleanca kriminale.

 Por duke u nisur nga faktet e pervoja do mundohem të sjell momentet dhe ”rastesite ”që i ben aktive keto aleanca informale në momente të caktuara.

Eshte nje treshe e perhershme që pamvarsisht se jane ndodhur në kampe të ”kunderta ”në momente deçizive të historise se ketyre 25 vjeteve, jane bashkuar per te eleminuar e rrezuar nga pushteti kundershtaret që i kane konsideruar rrezik per pushtetin e tyre të perjeshem.

 E kam fjalen per treshen Berisha -Meta -Meidani me sherbetore të tipit Klosi. Kjo treshe eshte bere perseri bashke në politike, në nje aleance informale. Kjo gje u duk qarte me rastin e Reformes në Drejtesi ku vetem presioni Amerikan beri që Kjo treshe te mos arrinte qellimin e saj per të penguar reformen e marre pushtetin.

Por per të kuptuar arsyen e kesaj aleance duhet te kthehemi tek dy ngjarje të meparshme tek marreveshja e 9 marsit 1997 dhe grushti i shtetit 12-14 shtator 1998. Marreveshja e papritur e 9 marsit 1997 kishte per arkitetkt dy persona Berishen e Meidanin.

Kjo marveshje e quajtur historike nga ideologet e treshes, në të vertete ishte marveshja e mosndeshkimit të krimeve dhe futja e shtetit nen kontrollin e krimit politik e ordiner.

 Ishte koha kur duheshin lare hesapet me nje shkaterrues të shtetit si berisha, por ”çuditrisht ”ketij ju gjend në ndihme ”komerdarja ”Meidani duke e shpetuar nga mbytja e sigurte prej zemrimit popullor. Kuptohet edhe une me të mijet kam ndihmen e mekatin tim në kete shpetim.

Te kalojme tek shtatori i 1998 ku Kjo aleance e treshes u vu ne eficience e sintoni të plote. E kam fjalen per dinamiken e ngjarjeve para dhe pas grushtit të shtetit të 12 -14 shtatorit.Ne shenjestren e ketij grushti shteti ishte rrezimi i Nanos nga posti i kryeministrit nepermjet skenarit të eleminimit të Hajdarit.

Dhe pas kesaj vendosja e Metes si kryeminister i besuar i Meidanit, sigurimi i nje mandati të dyte per president per Meidanin dhe konsolodimi dhe vazhimin e qendrimit në detyre të sherbetorit dhe zbatuesit të skenarit, Klosi .

Diten e ketij grushti shteti udhezimet që vinin nga berisha ishin të mos sulmohej e merrej presidenca, por vetem kryeminstria e braktisur nga Nano, që i friksuar pas plumbit që i la në tavolinen e tij,ndihmesi i tij por sherbetori i treshes Kastriot islami në 13 shtator, kishte marre arratine per Maqedoni.

Po krahu i armatosur që zbatoj kete grusht shteti isha une e të tjere, por kete e beme me tanket e gardes që ishte e varur nga Meidani, dhe na u ”dhuruan ”po prej gardes. E beme me armet që na vinin nga depoja e armatimit prane institutit të monumenteve të kultures, që ishte percaktuar të hapej nga strateget ushtarake prane Berishes.

Dhe frytet e ketij grushti shteti i shijoj meta që u be kryeminster pas nje viti, duke spostuar kryeminstrin Majko që per mendimin tim eshte kryeministri më me integritet që kemi patur në keto 26 vite. Dhe e njejta treshe sot me skema të tjera kerkon të rrezoje kryeministrin Rama që ka ngele i vetem në megallomanine e tij me nje Sajmir Tahiri të anatemuar e sulmuar egersisht nga artileria e rende në sherbim të treshes.

Dikush mund të thote që ti po i servilosesh Rames apo po kerkon ta mbrosh até. Në radhe të pare Rama nuk ka as fuqine e as deshiren te më ndihmoje apo të hape ceshtjen e 12 -14 shtatorit 1998. Kete mund ta beje vetem Amerika, dhe per arsye se në qender te planit per grusht shteti ishte nje plan per atentat ndaj ambasades Amerikane në Tirane, siç del nga libri i De Villers.

Por kisha nje keshille per zotin Rama, ,të kesh kujdes nga Fatos Klosi të cilin e ke emruar Drejtor të Qendres se Fizikes Berthamore.

Nuk e di a e din zoti kryeminster, po une ”roja ”po të kujtoj se Klosi në kohe të Enver hoxhes u specializua, si njeri i besuar i regjimit, per eleminime njerzish me ane të Rrezatimit Radioaktive, nje metode e njohur dhe perdorur nga KGB dhe sherbimi sekret rus i Putinit per eleminimin e kundershtareve të Putin.

A eshte rastesi që dy shefa të ShIK njeri para Klosit dhe tjetri pas tij, Gazidede dhe Hysenaj, vdiqen me kancer? Kolegu i tyre që ishte në detyre ndermjet tyre, koncidoi të ishte specialist i radioaktivitetit,marrja e të cilit shkakton semundjen vdekjeprurse të kancerit. Desha ta pyes Profesorin e Rrezatimit Radioaktive kriminal dhe até të romaneve policore se ku ua bere rrezatimin Radioaktive kancer beres dy ish kolegeve të tu?

 A mos valle Gazidedes ja gatite rrezatimin me ane të ”imamit ”të xhamise ku Gazidede si mysliman i devotshem shkonte të falej dhe a ishte ky ”imam ”spiuni juaj i specializuar per punet e rrezatimit? Po Kujtim Hysenajt ku ja gatite rrezatimin?

Mos valle kete e bere tek Restoranti ”Gjeli ”i Agim Buxhelit? Nese te kujtohet në nje interviste të gjate që dhe per nje televizjon kohet e fundit, gazetarja të pyeti ty Profesorin e Radioaktivitetit se ku e pin kafen gjate dites, dhe ti u pergjigje se nuk kam nevoje të shkoje larg shtepise, se në pallatin ku banoj ka 14 kafe.

Ke bere mire që je ngujuar në shtepi Profesor i radioaktivitetit, me ato që ke bere, Jo nga une e vllezrit e mij, por nga të tjere. Po harrove të thuash në kete interviste se kete pallat e bere ti që kur ishe në krye të Shik, me lejen që more nga Rama që ishte kryetar bashkie, dhe me projektin që miratove paraprakisht ti profesor, me 14 lokale per kafene.

Sepse ti Profesori i radioaktivitetit dhe romaneve policore, parashikoje të ngujoheshe pas lenjes se detyres. Dhe me 14 kafenete i krijoje variacion vetes duke u sjelle verdalle në pallatin ku banon, por duke hyre cdo dite në kafene të ndryshme.

Une jam larg Atdheut, per shkakun tend e Berishes, Profesor i radioaktivitetit kriminal e romaneve policore, por jam i lire ketu ku jam, leviz diten e naten në cilen ore të dua, i vetem e pa mbrotje por pa patur frike nga askush.

Ti që je i lire ligjerisht ne Shqipri, perse je ngujuar në shtepi Profesor? Nga kush ke frike?

26 komente në “Izet Haxhia: Aleanca e çuditshme Berisha-Meta-Meidani dhe shërbëtorët e tipit Fatos Klosi, ka rrënjë të thella…”

  1. Lilo says:

    Ku eshte shoqeria civile? Sa mire u ngriten per armet kimike ashtu te ngrihen edhe per folen e gjarperinjeve qe kane pushtuar Shqiperine.
    Artikulli eshte shume godites, trondites dhe shume bindes.
    Faleminderit Patriotit dhe nacionalistit Izet Haxhia dhe gazetes Tema per postimin e ketij artikulli qe i hap syte dhe mendjen e popullit te shumevuajtur Shqiptar

  2. Titi says:

    Artikull bombastic!

  3. Ledio says:

    Rrenjet e tyre ti shpjegoj ine ty Izet; ata jane te gjithe pasardhesit e spiunit Serbo-Rus Ramuz Alia. Te gjithe cfare jane vendosur ne krye te levizjes studentore te 1991 si edhe ne krye te qeverive te asaj kohe , qofte nga PD ose qofte nga PS kane qene spiun te Sigurimit te Shtetit edhe vete dora e Ramiz Alise. Zhvarrosni Pjeter Arbnorin, Bashkim Gazideden, Safet Zhulalin , Ali Spahin , kete Hysenaj qe thua ti , edhe shume te tjere edhe do kuptoni se te gjithe jane vrare nga e njehta dore. Kjo dore ka nje emer: Sali Serbi.

  4. €piriiiii says:

    Sa Injorante te Prapamvetur jemi Ne Populli i thjeshte, mesa thot Izeti metodat Ruso Putjane paskan koh qe ekzistokan ne Shqipëri

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Teoretikisht ke te drejte Haxhia..

  6. antikamunist says:

    Me gjithe gabimin qe ka bere Izeti me pare duke zbatuar urdhra te regjimit 1997 -98 ,ai po paraqet cdo dite shkrime te reja qe nese jane te verteta ,eshte fatkeqesi per kombin shqiptar qe kjo politike e ka udhehequr per 25 vjet.

    1. genti says:

      u keputsh ne byc ti qe pritke izetin te te iluminoj izeti per te kuptuar qe se paskemi merituar kete klas politike

  7. dash says:

    Vazhdo Izet, mendoj se shumica e shqipetareve eshte me ty….

  8. nuk ka tym pa zjarr says:

    Fatkeqesisht izet edhe rama eshte pjese e ketyre aleancave. Edhe nano. Edhe basha.
    Po te shikosh me vemendje keta 25 vjet, asnje president apo kryeminister nuk eshte zgjedhur rastesisht. Te gjithe kane lidhjebme ish bllokun. Pervec nishanit si ish oficer i dale nga akademia e larte ushtarake, besnike deri ne vdekje te partise.

  9. Stela says:

    Qe Ripjellja e Edvin Rames eshte ne pike te hallit kuptohet nga “figurat” qe e mbrojne perdite – Izeti dhe Ngjela.

  10. tomsojeri says:

    Izet ! Avash avash po ploteson pamjen tridimensionale te ktij Ferri qe qendron ne majen e ksaj piramide qe quhet Shqiperi ! Ti po can nje perde te hekurt ku po shofim djajt e ktij zjarri qe kan zen Shqiperin nga gryka dhe po dhe po e kalojn ne hellin e vdekjes ! Nuk qenka pra rastesi nderhyrja e Amerikes per ta shpetuar kte komb qe ka mar rokullimen drejt humneres ! Nje Shqiperi mbushur me tradhtar e kriminel te pa meshirshem te zen dor per dore , me nje qellim te perbashket e me ftyra te ndryshme ! CFAR DONI MA O SHQIPTAR , SKLLEVER TE ERRESIRES SE KSAJ VARFERIE ,DHUNE E PERDHUNIMI qe ju bejn nje grusht tradhtaresh, qe cuditerisht vazhdojn te jen perjetesisht ne krye tuaj !
    Vazhdo Izet , vazhdo shkundi shqiptaret e infektuar nga droga e pabesis,mashtrimit e krimit qe kjo band i ushqen shqiptaret e pazot te dalin nga ky Ferr ! Bej detyren Izet, korigjo gabime e mos u tut nga lakejt e shitur e te transfuzuar me gjak tradhtie ! VDEKJE TRADHTAREVE ……..
    COHUNI SHQIPTAR SHPETONI VETEN E FEMIJT TUAJ SA KA KOH AKOMA ‘………..

  11. pro.... says:

    …po ç’fare ben o rob i zotit ..na shastise ..a thua jane te verteta ,sepse me duken si fragmente Aksion.. me 007 !?
    .”.qente e luftes “po del si film,.. po filmi i radhes cili do te jete.”.traniere dhe ekzekutore te qenve ..”

  12. aleko says:

    Sinqerisht kame filluar ta admiroje kete njeri.Ky njef shume gjera konspirative kriminale qe jane bere nga Sali Berisha me shoke dhe eshte nje domosdoshmeri qe Amerikanet ta njohin si deshmimtare kyc ne hetimin e krimeve qe jane kryer nga lideret tane per 25 vite me radhe.Besushmeria e tij lidhet dhe me faktin qe ay pranen qe ne fillimet e tij eshte perdorur si kobure e Berishes ne keto krime.Sidoqofte shpartallimi I bandes Berishiane sot nuk mund te behet pa te tille deshmimtare dhe kejo duhet sygjeruar tek Amerikanet…

  13. Spartaku says:

    Bobo sa te thella paskan qene.Te gjithe atyre qe u kemi besuar neve me voten ton, na e paskan punuar prapa kraheve.Harram e paçin besimin, dhe buken qe u kemi dhene.E gjithe kjo katrahure eshte e arkitetktit Sali Berisha.Ate e pret vetem litari,qe eshte pak.BRAVO ZOTI IZET HAXHIA!PO SHTON NGA DITA NE DITE RESPEKTIN E POPULLIT SHQIPETAR.JE TRIM.MOS DEGJO KOMENTET DHE GOJET E LIGA.ATA FINANCOHE NGA KRIMINELET E BERISHES.

  14. Jak-Boston says:

    Izet me ato cfare ke bere i ke bere vendit dem te madh, por me keto qe po ben po e ben njefare shpagimi, kuptohet qe veten nuk do mundesh ta lash kurre, por gjithesesi te penduarit nuk hyne ne te njejtin stan me mekataret e papenduar komunisto-hajduto-kriminele dhe per mua ti futesh tek kokat e falura. Koka e falur nuk pritet. Kuptohet qe une flas per veten time dhe secili e ka vete peshoren e faljes per dike, kjo eshte peshore qe varion nga nje person tek tjetri.

  15. Jak-Boston says:

    Edhe nje gje Izet se mbase te ndihmon per te shpjeguar njohurite qe ke per shume gjera.
    Une ka mbi dy dekada qe e kam shprehur shqetesimin dhe drojen time per drejtuesit shqipetare pasi ajo cfare une kam vene re eshte se :
    E. Hoxha, S. Gjinushi, S. Berisha, R. Meidani, E. Rama, K. Islami, e shume te tjere qe sme kujtohen tani kane kaluar nepermjet Frances mike te Serbise disa ne shkolle e disa si te papune, por atje e kane marre perpunimin.
    Ajo qe une kam thene dikur dhe i qendroj edhe sot eshte se: Shqiperia ska per tu bere kurre nga intelektualet e shkollave franceze.
    Nese doni qe te behet ai vend zgjidhni vetem intelektualet e shkollave anglosaksone ( Gjermani- USA )
    Ky eshte shpetimi per vendin tone.

  16. gjethi says:

    E une habitesha kur killeri i sali udb-es rasim lumeshi kapej me arme ne nje postbllok policie dhe pas dy ditesh lirohej me nderhyrjen e fatos klosit!per dijeni ky lumeshi ka qene aktiv kunder Haklajve deri sa shota(Zylfija) e qeroi nga kjo bote.

  17. Tap-topi says:

    Sherbimet e shteteve te fuqishme e kane perdorur gjithmone kete menyre eleminimi, por edhe Enver Llapa nga keta e mesoj. Vazhdoni o qelbesira po do te perfundoni keq sa qe nuk do te kete njeri meshire per ju dhe as per njerzit tuaj.

  18. Djaloshi Fshatar says:

    Ja pra, keshtu merren dhe mbahen pushtetet

  19. kafe e hidhur says:

    ka ndonje gje qe sdi ky tipi:))klosi killer me teknologji alienesh:)un i kuptoj qe urrejtja per salen dhe dashuria per partine na ben ti besojme po ketu i bie film fantastico shkencor..as klosi me gazideden nuk dine kaq shume gjera si ky

  20. inf says:

    eshte i vetmi njeri qe ka met gjalle dhe ja di me rrenje e dege punet
    kesaj klike e cila eshte e trasheguar nga komunizmi famekeq shifeni kush eshte ne loje kaçi Zi
    mejadani berisha klosi meta i biri komunistit te gjithe ish komunista qe mbeten ne tentative ku mbuluan dhe mbulojne njeri tjetrin dhe sot
    ky eshte realiteti Vetem Zotnija e tij izet Haxhia do tju qi tomen e somes ketyre horrave e rob qirve
    jepi izet kusur mos i len si ta nxine jeten Nxija dhe ti me fakte e prova
    tani njerzit e thjeshte po e marrin vesh se kush jane kta muter e bij muterish
    i bashkon dollari dhe pislleku pik

  21. Xhafer Kaza says:

    O zagaret e shqiperise per 25 vjet demokrazi keni poshtruar dhe gjunjezuar shqiperine dhe shqiptaret ENVER HOXHEN enxoren nga vari tè vdekur ndersa juve duhet tju heqin zvar per sé gjalli keshtu lani mekatet qe keni ber bashk me sekuestrimin e pasuise qe e keni mare me gjakun e shqiptareve – sali trapi – fatos qori -meta hajduti i floririt Rama -etj etj ROFTE AMERICA

  22. DRINI says:

    Zoti Izet je njeri I rralle qe s’te trembet syri per ato qe thua,syri yt sy-shqiponje,rralle gjen trima keshtu si ty bravo te qofte se po I meson popullit se ne cfare duar ka qene dhe eshte per momentin ku keta “Zagaret”akoma lehin dhe nzjerrin vrer ne media sikur gjoja u dhimbset shume “SOVRANI”por ora po troket dhe do japing mire llogari keta zuzare.

  23. Konfufzi says:

    Sikur te jete e vertete kjo qe thua per Klosin, i bie qe klosi te jete hero! se ka eleminuar fellliqesiren me te madhe pas saliut, Gazideden. per kete meriton ta pergezosh, se ti vete ke denoncuar krimet pa fund te ketij te fundit. Po vishon pse nuk po e eleminon valle? Pastaj ti ke qene me haklajt ne momentin e vrasjes se hajdarit, pra e ke ditur te verteten e vrasjes se tij dhe arsyet e saj, pse valle more pjese ne grushtin e shtetit me 14 shtator? Ishe dhe protagonisti kryesor! Pse doje ti ktheje pushtetin saliut kur ti e dije mire se kush ishte saliu ne te vertete? Po te mos ishe tradhetuar nga saliu a do i nxirrje te gjitha keto poshtersi te tij me shoke? Perfundimisht ju tropojanet jeni nje perzierje e madhe! Ty te kane bere padrejtesi qe te kane denuar per vrasjen e hajdutit te pulave se ti duhej te pergjigjeshe per 13-14 shtatorin.

  24. Rexhepi says:

    Ne qofte se izeti nuk shef enderra. Kjo eshte kulmi

  25. tani says:

    KUR TE VDES

    Nga poeti kuksian Havzi Nela, që u var nga komunistët
    në 1988.

    Kur të mësoni se kam vdekë,
    Kur të thoni: “Ndjesë pastë!”
    A e dini se çfarë kam hjekë
    Unë, poeti zemërzjarrtë?

    Kur të pyesni: “Ku e ka vorrin?”
    Kur t’kerkoni me ma gjetë.
    Thoni: ” Ai urreu mizorin”.
    Thoni: “Dheu s’ka me e tretë”.

    Thoni: “Ai e deshi jetën,
    Jeta n’vuetje e dërmoi”.
    Thoni se ka mbrojtë të drejtën,
    Grusht tiranësh nuk duroi.

    Thoni: “Desh, kërkoi lirinë,
    Si skifter në fluturim,
    Provoi prangat, t’errtë qelinë,
    Për të mjerët lëshoi kushtrim”.

    Thoni: “Dritë ai kerkoi,
    E vetë drite nuk pa me sy”
    Thoni: “Për njerzinë këndoi,
    E për vete mbajti zi”.

    Thoni se e qërroi terri
    Thoni: “Dielli nuk e ngrohu”.
    Thoni se e trishtoi tmerri
    E të shtypunit i tha: “Çohu!”

    Kur të vijë, të çelë pranvera,
    Kur bilbili nis me këndue.
    Mbi vorr tim me gur’e ferra,
    Nji tufë luleme ma lëshue.

    Prekni vorrin,mos ngurroni,
    Kush ka lindë, ai ka me vdekë,
    Veten ju kur t’a ngushëlloni,
    Thoni:”Gjallë kurkush s’ka mbetë!”

    P.S: Nëse nuk i kujtojmë krimet e atyre kriminelëve do na vijnë përsëri në derë, sepse i kemi mes nesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje