Prokurorët dhe Gjykatësit do të japin llogari edhe për krushqinë

19 Gusht 2016, 10:59Politika TEMA
Prokurorët dhe Gjykatësit do të japin llogari edhe për

Për dhjetë vite rresht, Prokurorët e gjyqtarët që do të përzgjidhen për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të jenë të kontrolluar në çdo aspekt të jetës së tyre.

Nën kontroll do të jenë edhe krushqitë deri në Shkallën e Dytë për dhjetë vitet e fundit.

Përveç komunikimeve në telefon apo llogarive bankare, sipas një dokumenti të siguruar nga “Panorama”, prokurorëve do t’u kërkohen të dhëna edhe për “krushqitë” deri në brezin e dytë.

Dokumenti që publikohet ditën e sotme është pjesë e projektligjit në formën e një formulari, që do t’u jepet për plotësim prokurorëve e gjyqtarëve të përzgjedhur të konkurrojnë për të qenë pjesë e zyrës së SPAK­ut.

Te pjesa nr.6 e formularit që duhet të plotësojnë prokurorët kandidatë për zyrën e SPAK­ut, me titull “të dhëna për sigurinë”, prokurorëve u kërkohet të renditin emrat dhe detajet në pyetjen e pikës B: “A keni dijeni se një nga anëtarët e familjes suaj është përfshirë në veprimtari që lidhen me krimin e organizuar?”.

Në pjesën shpjeguese në lidhje me këtë pyetje thuhet se informacioni duhet të jepet për dhjetë vitet e fundit dhe më tej sqarohet se: Me termin “familjar” do të kuptohet bashkëshortja/bashkëshorti i tij, i afërti deri në Shkallë të Katërt ose krushqi deri në Shkallë të Dytë, personi i lidhur me detyrime birësimi ose që bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët.

1 komente në “Prokurorët dhe Gjykatësit do të japin llogari edhe për krushqinë”

  1. fieraku germany says:

    Vec kesaj duhet te kete edhe nje pyetje ku te pergjigjen per pasurite qe kane deri ne brezin e dyte,qe me cfare pasurish hyjne ne detyre,edhe sa pasuri kane pas disa vitesh,te gjitha keto me te drejte kuponi tatimor,edhe te deklaruara nje per nje deri ne qindarken e fundit.Atehere do kete rezultat drejtesia,sepse po nuk hengri vete gjyqtari apo prokurori,nuk i len asnje shkak qe te korruptohet nga persona te tjere,edhe keshtuqe do e vendosi drejtesi sipas ligjit.Do zoti dhe behet kjo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje