Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili, nuk sheh krizë konsensusi për ligjet që lidhen me reformën në drejtësi.
Vasili u deklarua optimist për mirëkuptim mes palëve, ndërsa theksoi se roli i ndërkombëtarëve nuk do të preket.
Neni 13 në ligjin për Prokurorinë Speciale që sipas opozitës dhe shoqatave të mediave cënon lirinë e medias, shihet si i papranueshëm për LSI, por Petrit Vasili nuk dëshiron të bëjë asnjë koment tjetër.
“Për mua i rëndësishëm është produkti, të kemi një ligj të pastër, që nuk krijon asnjë lloj shqetësimi, në mënyrë të veçantë për ushtrimin e lirive themelore siç është liria e shprehjes.
PS-LSI ka një marrëveshje politike që e teston veten në sallën e parlamentit dhe veprimin e përbashkët qeverisës. Edhe veprimi parlamentar dhe ai qeverisës kanë pasur sinkronizëm.
Ftohjet dhe ngrohjet për mua janë qëndrime metereologjike, jo politike.Është marrëdhënie që ecën mbi bazën e një marrëveshje politike që LSI e ka respektuar dhe e respekton”,tha Vasili.
Për zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër, kreu i grupit të LSI-së thotë se nuk i sheh si test për mazhorancën.
Dridhe Like Floriri, dridhe, por nuk ka nga të shkosh, do të bësh siç të thotë Sali Krimineli pasi ai të shpëtoi nga burgu o Hajdut me çizme e me bllok në dorë.
Po kur bën dhe ti ironi mor plak gerdalle