Sesioni i ri nis me “Vettingun”, në skenë del një tjetër nen kundër medias

20 Gusht 2016, 12:52Politika TEMA

Sesioni i ri parlamentar pritet të nisë me votimin e ligjit të ‘vettingut’. Javën e ardhshme, ky ligj do të marrë rrugën drejt miratimit, ku fillimisht të hënën pritet të mblidhet Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi dhe të martën kreu i Kuvendit, Ilir Meta pas konsultave me krerët e grupeve parlamentare të PS dhe PD, do të thërrasë Konferencën e Kryetarëve, e cila do të vendosë edhe për datën e mbledhjes së seancës për votimin e ligjit.

Por opozita ka gjetur një tjetër ligj problematik, ku flitet sërish për vetting të medias, që pritet të shkaktojë po aq debat sa edhe neni 13 në ligjin për aktivitetin e Prokurorisë në luftën kundër korrupsionit, e cila sipas saj i hap derën një censure të paprecedentë, që parashikon dënimin e gazetarëve.

Nëse në nenin 13 qëllimi ishte krijimi i një korace për prokurorët e posaçëm, që ata të mos bien pre e shantazhit, edhe në nenin 6 pika 3 qëllimi duket se është i njëjtë, por këtë herë koraca krijohet për prokurorët e zakonshëm, raporton TCH.

“Çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me çdo lloj mjeti tjetër apo personave të tjerë, që cënon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit”, thuhet në nenin 6.

Sipas nënkryetarit të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi, Oerd Bylykbashi, Partia Demokratike do ta kundërshtojë edhe këtë ligj, i cili është bërë pjesë e projektligjit për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë 3 ditë më parë, ndërsa është hartuar e diskutuar në ditët kur opozita nuk ka qënë e pranishme në mbledhjet e Komisionit të Posaçëm.

Bylykbashi thekson se ky ligj i ri, që vret lirinë e medias nuk ka asnjë mundësi që të kalojë. Dy nenet, që ndryshe janë cilësuar edhe si “Vettingu i medias”, janë përfshirë vetëm pak ditë më parë në draftin e hartuar nga ekspertët amerikanë të OPDAT.

Betejën e parë demokratët e fituan teksa edhe Fatmir Xhafaj, kreu i Komisionit për reformën në drejtësi pranoi për Top Channel se formulimi është problematik dhe lë vend për dyshime, por qëllimi nuk është kufizimi i lirisë së medias.

3 komente në “Sesioni i ri nis me “Vettingun”, në skenë del një tjetër nen kundër medias”

  1. logjika says:

    Po Bylyku perse nuk ka parre pjese ne komision kur eshte shkruar ky ligj?! pastaj ligjine e ke perpiluar OPDAT? keshtu qe lundershtimi i “opozites” eshte kunder OPDAT. Megjithate une jam per nje ligj per gazetaret e medias dhe te shkruar qe ne qoftese disiformojne apo thurin genjeshtra, çpifin, te denohen dhe bile te denohen rende kur nuk paraqisin fakte. Shoqeria çoroditet kur palo gazetaret çfare u vjen nga bytha, u a thote goja. Per gazetaret u dashka liria çpifjes, ndersa per te tjeret denohen me ligj. A duhet te kete drejtesi te barabarte, se ne fund te gjithe jane njerez dhe jo majmune, apo gazetaret jane gjallesa njerezore dhe te tjeret majmune! Do tu lutesha ligjvenesve te mos ta tolerojne kete çeshtje ne emer te pseudo lirise se fjales dhe te shkruarit.

  2. TJ says:

    Cfare artikulli eshte ky? Ky lloj gazetaresh ne Shqiperi duhet vene ne turren e druve! Kush eshte media ne Shqiperi? Sandri me Fevzon?Andi dhe SHkullo? Zheji? Qim peka? Tos “antigjithckaje”? Me thoni pervec disa, me Meron, nuk jane te shitur! Prec,Artan apo Frok Cupi! Ylli Rakipi? Me thoni nje emer te ndershem!

  3. logjika says:

    Po Bylyku perse nuk ka parre pjese ne komision kur eshte shkruar ky ligj apo ishte me pushime?! Pastaj ligjin e ka perpiluar OPDAT. Keshtu qe kundershtimi i “opozites” eshte kunder OPDAT. Megjithate une jam per nje ligj per gazetaret e medias dhe te shkruar qe ne qoftese disiformojne apo thurin genjeshtra, çpifin, te denohen dhe bile te denohen rende kur nuk paraqisin fakte. Shoqeria çoroditet kur palo gazetaret çfare u vjen nga bytha, u a thote goja. Per gazetaret u dashka liria çpifjes, ndersa per te tjeret denohen me ligj. A duhet te kete drejtesi te barabarte, se ne fund te gjithe jane njerez dhe jo majmune, apo gazetaret jane gjallesa njerezore dhe te tjeret majmune! Do tu lutesha ligjvenesve te mos ta tolerojne kete çeshtje ne emer te pseudo lirise se fjales dhe te shkruarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje