Përdhunimi i vajzës 15-vjeçare/ Rrëfimi i njerkës: Prej tre muajsh ai e prekte vajzën nga gjoksi dhe i thoshte “ti do bëhesh kurvë”

20 Gusht 2016, 11:38Politika TEMA

Njerka e 15-vjeçares, përdhunuar nga i ati në fshatin Përgjegje të njësisë administrative Kastriot, në Bashkinë e Dibrës ka dhënë të tjera detare të rënda.

“Panorama” shkruan se ajo është shprehur për Policinë e Dibrës se prej tre muajsh bashkëshorti i saj kishte shfaqur “dashurinë” për gjakun e tij, vajzën 15-vjeçare.

“Guri është kthyer nga Greqia tre muaj më parë. Kishte ndryshuar totalisht. Sa herë hynte në shtëpi e prekte vajzën në gjoks. Madje e fyente: ‘Ti do të bëhesh kurvë’, i thoshte. Kam mbetur e befasuar”- ka thënë ajo.

Më tej gjatë dëshmisë dhënë për policinë, ajo shprehet e sigurt se përdhunuesi është pikërisht ai.

“Jam e sigurt se Guri e ka përdhunuar vajzën e tij”, janë deponimet e gruas së dytë të Guri Përgjegjit në Polici.

Vetë vajza ka rrëfyer me detaje përdhunimin nga i ati, kurse babai përdhunues, arrestuar pas 12 orësh arratie e ka mohuar një gjë të tillë, duke fajësuar për akuzën vetë vajzën dhe njerkën e saj, që sipas tij e duan në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje