Surprizat e reformës në drejtësi/ Magjistratët me pension më të lartë sesa rroga neto. 320 mln $ në vit defiçit si efekt i pensioneve VIP

20 Gusht 2016, 15:50Politika TEMA

Magjistrat. Ja puna që do të jetë ndoshta më e kërkuara në Shqipërinë e pas reformës në drejtësi.

Rroga të majme, mbrojtje të jetës dhe të pronës, shërbime, shpërblime, këto janë pjesë e faturës marramendëse financiare për 1 000 njerëzit që po trajtohen si askush më parë.

Vizion Plus raporton se përfitimeve të tyre financiare i shtohet edhe pensioni.

Sipas dokumenteve që posedon televizioni në fjalë, “vetëm deficiti që do të krijohet në skemën e re të pensioneve si rezultat reformës në drejtësi, do të krijojë një kosto prej 320 milion dollarësh në vit, ku nëse llogariten 40 vitet e ushtrimit të funksionit të një gjyqtari apo prokurori kjo shifër shkon në 12.8 miliardë dollarë, sa 3-fishi i gjithë buxhetit që ka sot Shqipëria”.

Ministria e Financave ka kërkuar të rishikohen këto surpriza që në vend se të zgjidhin punë, krijojnë një barrë thuajse të papërballueshme.

Në komunikimin e vet, Ministria shpjegon arsyet e kundërshtimit të vet, që në këtë rast është financiar, por edhe parë nga parimet e trajtimit që marrin zyrtarë të shtetit.

Në shqetësimin e saj, Ministria e Financave nënvizon:

“E thënë ndryshe, për 1.6 lek të paguar do të përfitohen 9 lekë si përfitim ose rreth 5.6 herë më shumë. Nëse marrim në konsideratë faktin që pagat e propozuara janë shumë të larta atëherë në vlerë absolute ky deficit për 1000 persona me paga mesatare 300.000 lekë në muaj, deficiti në long term është afërsisht 32 miliard lekë.

Një punonjës i zakonshëm që nuk trajtohet me pension suplementar sot paguan 11.2% të pagës bruto që në të ardhmen të marrë 40% të pagës pension, dhe ky kontribut i vogël krahasuar me përfitimin në të ardhmen thellon deficitin në skemë, por magjistratët e thellojnë atë pasi pensioni që do të përfitojnë është 60% e pagës, çka do të thotë që një pension mesatar të jetë 2 milion lekë të vjetra. Por një tjetër shqetësim i lindur është trajtimi i familjarëve në rastin se ndodh një fatkeqësi. ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve shprehet se:

Në rastin kur magjistrati vdes, pensioni shtetëror suplementar familjar që përfitohet sipas ligjit “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shteti” është: a. 60% për bashkëshortin ose bashkëjetuesin pasjetues; b. 30% për fëmijën

Por për autoritet financiare ky trajtim përmbys tërësisht logjikën pasi pensioni del më i lartë se paga neto në rastin që magjistrati ka një bashkëshorte dhe një fëmijë, e një rastin që ka 2 fëmijë pensioni del 110% më i madh se vetë rroga.

Magjistrati përfiton: një pension prej 90% të pagës referuese që ësgtë rreth 15-20% më i lartë se paga neto gjatë punësimit; një pension 110% të pagës referuese kur ka dy fëmijë. të dy këto përcaktime janë kundër logjikës dhe filozofisë së pensioneve”, raporton VP.

10 komente në “Surprizat e reformës në drejtësi/ Magjistratët me pension më të lartë sesa rroga neto. 320 mln $ në vit defiçit si efekt i pensioneve VIP”

  1. Fshatari says:

    Nqs doni demokraci duhet te paguani mor derra,ne MOS po kerkoni xhaxhin

  2. nick says:

    Drejtesi e paguar shtrenjt, aq shtrenjt sa nuk ndryshon asgje, do te vazhdojne te pasurohen “zyrtarisht”

    1. One says:

      Eshte e thjeshte, drejtesia do uli vjedhjet dhe evazionin fiskal. Do rrisi investinet dhe te ardhurat nga taksat. Ata qe sot s’paguajne taksa do paguajne per drejtesine e neserme. Sot si nuk e kuptoni qe paguani taksa me shume se cdo qytetar ne Evrope?! Pervec taksave qe paguajme ligjerisht, paguajme nen dore (apo me kosto te tjera po nuk oaguam) per cdo sherbim qe marrim nga shtetit. Gjykata, spitale, bashki, hipoteka etj. Ajo ne fakt qe une shoresoj te ndodhi eshte te formalizohet paraja (ekonomia) ne ate vend dhe ajo do zgjidhe gjithcka

  3. Ardi Mamurrzaku says:

    Ky eshte modeli italian!!!
    Korrupsion i vertete ne kurriz te popullit,d o ta paguaj me shtrenjte!!!
    Duhet ti kundershtojme kto plehna.

  4. sherif belortaja says:

    kjo quhet grabitje zyrtare . urgjentisht duhet rishikuar. drejtesi e paguar shtrenjte.

  5. ilir says:

    reform ne drejtesi por me rroga dhe pensione si pjesa mesatare e popullit shqiptar ,jo zyrtar qe behen pasanik me taksat e popullit ,qyl i ligjeruar ,jo sic ndodh ne disa vende perendimore ne zgjedhim modelin ton

  6. mirel says:

    Haha , e o popull, vdiqe per pak reforme, po qe na dolli me keq nga krimi te cilin duhet te ndeshkonte .
    Tani e ngaterruat fare kete punen e drejtesise.
    Te luftoni krimin e korrupsionit, apo kriminalizimin e drejtesise me keto pagesa ne dem te ekonomise.

  7. Sul Pumi says:

    Drejtesine nuk e rregullon paga e larte per keta gjahtare te pa skrupullt ,por vetem diktati i ligjit . E para duhet te mbarojne gjygjet ne afatin kohor sic e ka gjithe bota demokratike (ku gjygjtari nuk ka shans ta vonoje sikur edhe nje dite gjygjin) dhe e dyta , neqofte se privati individ e fiton gjygjin kunder shtetit shqipta rne Gjyk e STRASBOURGUT ,ti ngarkohen te dy shumat gjygjtareve, si per shumen e vleres individin fitues ne STRASBOURG, plus dhe fatura e hakut te punes , per gjykaten e strasbourgut ,qe eshte shume marramendese ,ku as edhe nje here , populli si ka marre vesh shumat , qe pagon si dele qorre, per hir te ketyre gjygjtareve fukarenj te pa skrupullt . Besoj qe ka sosur durimi perdhunues, qe i eshte bere njeriut fukara .. Shteti duhet ta mendoje mire ku pensioni mesatar ne shqiperi shkon rreth 400 leke ne dite . Drejtesine e korruptuar e injektoi politika ,por tani ka ardhur koha te vere dore , sa seshte vone ,beni si te doni ,paci vehten ne qafe.Ju keshilloj te mos beni propogande me qitje te larget, se eshte fai koke e kembe i juaj. .

  8. like says:

    kto lloj komentesh nga gazetaret tregojne se sa e paafte eshte gazetaria n shqipri. fjale pa asnje analize se si eshte marre nje vendim.

    normalisht vendime te tilla Nuk merren ne menyre individuale por nga nje bord ekspertesh. pastaj buxhetet miratohen ne parlament.

    pastaj çdo investim behet per te arritur nje rezultat. mblidhet nje komisjon, behen analizat merren vendimet. pas investimit pereri mblidhet komisioni behen analizat dhe shikohet rezultati. nqs rezultati eshte negativ pergjegjesit akuzohen te pakten per paaftesi. zevendesohen dhe merren masa te tjera, qofte dhe ulje rrogash.

    por kto jane tema specialistesh, jo per njerzit e rruges ti diskutojne pa informacionin e duhur.

    Ju si gazetare keni per detyre te informoni jo vetem per nje vendim qe eshte marre nga qeverria, por edhe menyren se si eshte marre dhe thelbin e tij. po qe se gazetari ka dyshime, i parashtron edhe ato. por jo pa pasar nje thelb.

    puna e kalemxhiut eshte e lehte por jo ajo e gazetarit..

  9. vaso says:

    Reforme dont,reforme do veni.Mrene e veni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje