Trump-votuesve afro-amerikanë: Çfarë dreqin do të humbni, ju jetoni në varfëri

20 Gusht 2016, 10:45Bota TEMA

Donald Trump në një fjalim provokues, iu është drejtuar votuesve afro-amerikanë.

“Në qoftë se ju vazhdoni të votoni për të njëjtët njerëz, do të vazhdoni të merrni po të njëjtat rezultate.

Ju jetoni në varfëri, keni shkolla të këqija, nuk keni punë, 58% e të rinjve tuaj janë të papunë.

Çfarë dreqin keni për të humbur? Hillary Clinton do zgjidhte më shumë t’i siguronte një vend pune emigrantëve sesa të rinjve amerikanë me ngjyrë. Jeni bërë si emigrantë në shtëpinë tuaj”, shprehet  Trump.

Zonja Clinton reagoi menjëherë për këto deklarata të rivalit të saj, duke i cilësuar ato aq injorante sa arrin deri në absurditet.

Donald Trump ka parashikuar se do të sigurojë 95% të votave nga afro-amerikanët dhe se do të garojë për një mandat të dytë në 2020-ën.

Barack Obama, presidenti më popullor në histori edhe për afrikano-amerikanët, fitoi 93% të votës së tyre në vitin 2012.

Parashikimet dhe entuziazmi i Trump janë ndjeshëm larg realitetit të sondazheve, të cilat thonë se vetëm 2% e votuesve me ngjyrë do të votonin për të.

3 komente në “Trump-votuesve afro-amerikanë: Çfarë dreqin do të humbni, ju jetoni në varfëri”

  1. molieri andej nga Fjeri says:

    po ne na thonin qe n amerik s ka t varfen dhe atje osht parajs per t gjith!?
    prandaj edhe u bom krejt proamerikona,,,
    tash ky Triumfi po na trego se “dardha e paska bishtin mrapa”..
    he!
    sa me t futme qe paska ken kjo bot!
    si n pranver,edhe ne vjesht,
    duket rrumbullak si pjeshk,
    por çedo,na dul karrot!
    ————
    hajde karrota,tranguj,kunguj te gjat!
    kallinj misri sa te duash dit e nat!
    banane te trasha,te gjata!
    hajde qafpata!
    po thrrasin shitsit gjithandej
    tregtare cifute hebrej.

  2. ben says:

    Po nese nuk e votonin vetem 2% e popullsise se bardhe a behet president?

  3. nuk ka tym pa zjarr says:

    Po ta zgjidhin varferine e vet ata, gjithe bota del nga varferia. Varferi e tejskajshme. E frikshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje