Profesori i socialistëve, Servet Pëllumbi, ka komentuar situatën politike dhe zërat për një krisje të koalicionit mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Pëllumbi ka theksuar se LSI-ja duket e gatshme për t’u larguar nga koalicioni qeverisës, duke kërkuar një justifikim për të deklaruar prishjen.
Në analizën e tij, profesori i së majtës është shprehur se koalicioni nuk është ndërtuar mirë dhe ndaj është i lëkundur.
“Realisht koalicioni i mirëfilltë qeverisës PS-LSI u ndërtua jo mirë dhe here pas here është lëkundur ndjeshëm, aq sa sot duket se LSI-ja është në kërkim të një modus vivendi për ta deklaruar të prishur koalicionin qeverisës me PS-në.
Kjo, realisht, nuk është në interesin imediat të LSI-së, por duket se presioni që po ushtrohet mbi lidershipin e saj është shumë më i madh nga ç’mund të mendohet…!
“Ngushëlluese”, mbase, mbetet vetëm deklarata e liderit të saj se “ende s’kanë lindur burra, as vendës e as ndërkombëtarë, që ta shantazhojnë atë!”, ka thënë ish-kryetari i Parlamentit për gazetën Panorama.
Duke folur për qeverinë e majtë, ish-kreu i Parlamentit, Servet Pëllumbi, ka theksuar se qeverisja ka shtuar pakënaqësinë te shtresat e varfra të shoqërisë, për shkak të mungesës së transparencës dhe mungesës së ndershmërisë.
Për Pëllumbin problem janë dhe sjellja e ministrave, që, sipas tij, është shoqëruar me një eufori.
“Në të vërtetë ka rritje të pakënaqësive, veçanërisht në shtresat më vulnerabël të shoqërisë sonë.
Dhe këtu qeveria meriton të kritikohet, sidomos për mungesë ndershmërie e transparence, për një lloj euforie “ministrash” në raport me reformat që jo gjithmonë kanë mbajtur parasysh prioritetet dhe amortizimin e plagëve sociale të shkaktuara prej tyre…”, ka thënë Pëllumbi.
Po more zoterinj nese koalicioni i majt fitoj kete here sepse njerezit besonit. Po ky Meta turp ti vije (nese ka turp) nese tradheton. Eshte shum qesharake kur mendon te besh aleance me PD kur kjo e fundit humbi fale krimit e korrupsionit e aferave te tyre. Pra Meta nese mendon se koalicioni PD LSI eshte me mire se PS_LSI atehere nuk na mbetet te bejm valixhet se sot denuma me vdekje demokracine. Normal nese Pellumbi thote ka pakenaqesi dakort jam, po si mendoni ajo PD qe na vrau do te na shpetoje?????????????
Mjeran ti dhe shume te tjere qe i beni thirje logjikes se hajdutit te floririt dhe kancerit META. Pra nuk ka faj ky mafjoz por bageti si puna e juaj.
Asnje popull nuk eshte i kenaqur me qeverine e tij profesor, sado e mire te jete ajo.
AHAHAHAHA, PO kerkojne justifikim? ?
_
Servet Enveri, donte shume justifikime babai jot shpirteror Enver Hoxha per ti dhene drejtim punes, edhe kjo e Hajdutit Mafjoz Meta.
_
Reforma nuk votohet dhe zbatohet kur prishet qeveria dhe kaosi e zevendeson…Kuptohet ky eshte qellimi si i Kancerit LSI dhe Bandes Hajdareve.
Ka kohe qe pula po kakarise,dhe kur kakarise ajo,do ta beje vezen patjeter.Kemi shume kohe qe po flitet per ikjen e Ilir Metes nga koalicioni,eshte bere nje bezdi dhe monotoni,e cila tregon se nje dite Meta do te ndahet nga Ps-te.Por turp te kete per kete veprim,pasi populli shqipetare e mirepriti kete lidhje ne 2013-en,dhe e votoi bindshem.Por Meta po shantazhohet nga pd-ke,Berisha e Basha,dhe mund ta beje kete levizje,dhe do ta paguaj shtrenjet.Ai duke qene nen hijen e ps-te fiton,ndryshe ai do shkoi per lesh bashke me pd-ke.Do katandiset ne nje parti pa vlere si pd.ke,qe sote e urrejne te gjithe.