“Të paktën 4 vajza janë ngacmuar seksualisht nga drejtorët në ministri”, gazetarja denoncon rastet

22 Gusht 2016, 21:17Sociale TEMA

Të paktën katër denoncime kanë mbërritur në adresë të gazetares Arbana Xharra, nga vajza që janë ngacmuar seksualisht nga drejtorët në institucione të ndryshme shtetërore në Kosovë, përfshirë ministritë dhe komunat.

Xharra shprehet se vajzat i kanë ofruar të dhëna, sms dhe dëshmi të tjera për shantazhimet që u janë bërë, ndërkohë ato vetë kanë frikë t’i bëjnë publike qoftë edhe me iniciale.

Megjithatë, gazetarja u bën thirrje të gjitha atyre grave dhe vajza që kanë qenë në situata të ngjashme t’i denoncojnë këto raste, pasi ajo do trajtojë secilin rast.

“Katër vajza, më janë lajmëruar se janë ngacmuar seksualisht dhe janë kushtëzuar nga drejtorë politikë nëpër ndërmarrje publike, dhe nga zyrtarë të tjerë politikë nëpër institucione të ndryshme shtetërore (ministri dhe nivel komunal).

Ato më kanë ofruar të dhëna, sms dhe dëshmi për shantazhimet që janë bërë nga matrapazët e politikës (zyrtarë institucionalë). Por, kanë frikë të dalin qoftë edhe me iniciale, sepse thonë të

jenë të kërcënuara me jetë.

E kam ditur se në Kosovë ka kriminelë të llojeve të ndryshme, por që shfrytëzojnë varfërinë e papunësinë e të rejave për të kërkuar shërbime seksuale në këmbim të vendeve të punës, nuk kam mundur ta marr me mend.

Unë i inkurajoj të gjitha ato gra e vajza, të cilat janë në presion nga kushdo qoftë, të

më shkruajnë në inboks, sepse do ta trajtoj secilin rast veçmas.

Mos ua kini frikën këtyre matrapazëve. Në momentin që publikohen dëshmitë, edhe Policia dhe institucionet tjera të sigurisë do të detyrohen që të merren me rastet tuaja”, shprehet Xharra.

1 komente në ““Të paktën 4 vajza janë ngacmuar seksualisht nga drejtorët në ministri”, gazetarja denoncon rastet”

  1. malekith av Svartalfheim says:

    Kjo eshte gazetarìa e vertete: informacion, mbrojtje e me te dobteve dhe denoncim i abuzimeve qe ushtrojne pushtetaret (qe e quajne veten burra, por ne te vertete jane vecse burreca te jarganjosur)!!
    Te lumte Arbana, profesionalizmi jot mbizoteron si mal mbi krimbat e babezitur te pushtetit dhe te fese qe gerryejne pa pushim shtatin e Kombit.
    Nga ty duhet te marrin shembull gazetaret ne Shqiperi… Po nejse, ketu tek ne gazetarìa flet me gojen e “qytetarit dixhital” dhe nuk merret me llafe “femrash”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje