Gjithçka është gati për zgjedhjet e pjesshme për pushtetin vendor për kreun e bashkisë së Dibrës më 11 shtator.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot dhe ka miratuar modelin e fletës së votimit për zgjedhjet që do të mbahen për bashkinë e Dibrës më 11 shtator.
Pas hedhjes së shortit, emri i kandidatit të maxhorancës, Muharem Rama do të jetë i pari i renditur në fletën e votimit, ndërsa rivali i tij, Sherefedin Shehu, përfaqësues i të djathtëve do të jetë i dyti në listë.