Besnik Basha, myslimani baba i 10 fëmijëve dhe dy grave njëherësh, ka deklaruar se e fal gruan që e qëlloi natën me thikë. Sipas tij, ajo e goditi instiktivisht, pasi ai e kishte ofenduar, por ai e ka falur dhe e fton të kthehet sërish. Madje, si për të treguar se mes tyre nuk ka probleme, ai thotë se natën e ngjarjes, ata kanë bërë edhe dashuri bashkë.
Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, Besnik Basha nga Fushë-Bulqiza rrëfehet afro një muaj pasi u masakrua me thika nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare, Rudina Basha.
Ai këmbëngul që gruaja e tij e parë e ka bërë krimin në mënyrë të pavetëdijshme dhe kërkon që ajo të lihet e lirë. Ai tregoi se është martuar me dy gra, të cilat i do dhe që dëshiron të jetojë në një shtëpi me to.
Një muaj më parë ju u plagosët rëndë nga bashkëshortja juaj, Rudina Basha. Sipas burimeve nga policia, ju jeni goditur 6 herë me thikë. Mund të na thoni si ndodhi ngjarja?
Nusja ime, Rudina ishte në gjendje depresive në momentin kur më goditi. Ajo nuk e ka ditur as vetë se çfarë ka bërë. Nuk është e vërtetë se unë kam 6 plagë thike në trup, por vetëm një. Të tjerat kanë qenë thjesht gërvishtje. Nëse doni, jua tregoj.
Përse ju sulmoi Rudina dhe ku ndodhi ngjarja?
Ngjarja ndodhi në qytetin e Bulqizës, në banesën që gruaja ime kishte marrë me qira. Ajo ishte larguar nga unë dhe banonte në qytet.
Iku vetë apo e kishit përzënë ju?
Jo, jo. Rudina u largua nga shtëpia pa dëshirën time. Fillimisht shkoi te prindërit e saj, e më pas bëmë marrëveshje që për hir të 6 fëmijëve që kemi të bashkoheshim në një shtëpi me qira në qytet. Ndërkohë që qiranë ia paguanin prindërit.
Ju, e takonit gjatë kohës që ajo banonte në qytetin e Bulqizës?
Shkova te banesa e saj që ta takoja, të bisedonim dhe të arrinim në një kompromis. Rudinës nuk i pëlqeu që unë shkova ta takoja, por më pas u qetësua. Unë qëndrova atë natë me të, madje bëmë dhe dashuri. Më pas debatuam, u grindëm. Unë e kam ofenduar, sepse ky është mentaliteti i malësorit, dhe ajo u mërzit. Unë isha duke fjetur, kur ajo më goditi me thikë në bark. Ishte ora 3 e natës kur në plagosi. Më ka goditur instinktivisht, pa vullnetin e saj. E përsëris, ishte në gjendje depresive kur më goditi, ndaj e kam falur dhe kam shumë dëshirë që Rudina të dalë nga burgu.
Hajde gazetar hajde, për atë burrin që ja preu kokën një fëmijë pse nuk thatë ORTODOKSI !?.
Informoni korrekt dhe mos bëni tituj me urrejtje se nuk ju duhen askujt, ky mjekrroshi myslimanë ka emër siç pat ai orodoksi.
Nëse për njërën grup njerëzish përdoreni fen e tyre ndërsa për të tjerët jo ATËHERË NUK JENI KORREKT ose jeni amator.
Ky do kapur prej mjekrre, do hipur ne avion dhe ta hedhesh me
parashut ne mes te shkretetires qe te jetoje me beduinet.
“…muslimani baba i 10 femijeve dhe dy grave njeheresh…” Ju i lexoni ndonjehere keto qe shkruani? Dmth qenka baba edhe i dy grave? Ore nuk jua vrasin veshin keto proçka?
……..madje bome dashuri, mirpo une s´mujta m´ia bo punen si duhet, keshtu qi ajo u idhnu fort, i hupi nervat dhe me shperthej me thike, mbasandej ia bona hallall, sepse une isha fajtori!
Nje gje mendojne si i ushqene dhe i shkollone 10 kalamaqe. Ne nga dy femije kemi punojme nga 12 ore bure e grua dhe nuk ja plotesojme dote te gjitha femijeve.