Ligji per Rivlerësimin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, i miratuar një ditë më parë në mënyrë të njanshme në Komsionin e Posaçëm Parlamentar dhe që pritet në të njëjtën mënyrë të kalojë dhe në seancën e jashtëzakonshme të 30 gushtit, rrezikon të kthehet në nul që do mbajë pezull impelmentimin e reformës në drejtësi.
“Çdo instrument i nevojshëm për të garantuar qe ky ligj përputhet dhe nuk shmanget nga vullneti konsensual i 22 korrikut cdo hap i nevojshëm do të ndërmerret.
Ky ligj sot devijon rëndë nga kushtetuta e mriatuar në 22 korrik”, paralajmwron qartë për mazhorëncën nënkryetari i Komsionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi Oerd Bylykbashi. Por opozita ende nuk ka një vendim zyratrë nëqoftese këtë deklarata do ta materializojë me padi konkrete.
Por duket se me këte ligj përveç opozitës, nuk pajtohen dhe gjyqtarët, të cilët e sipas burimeve disa pjese te tij i cilesojne diskrimunuese ndërsa mesohet se po pergatisin dhe verjetjet konkrete me shkrim per t’ia drejtuar Komsionit te Posaçem per Reformën ne Drejtesi.
Por më e qartë se gjyqtarët në këto momente është opozita e cila ka renditur pas nje vëzhgimi sipërfaqësor dhe jo pas një analize të detajuar dhe pjeset që siç thotë ajo bien ndesh me kushtetutën.
Burimet pranë selisë blu i thanë Ora News se roli aktiv në ligj i Inspektoratit të Lartë të Dekalarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Drejtorisë së Sigurisë Informacionit të Klasifikuar, është në kundërshtim me kushtetutën e re.
Gjithashtu Demokratët vlerësojnë se në ligj nuk janw detajuar dhe procedura e përzgjedhjes së anëtarëve të komisoneve që do kryejnë rivlerësimin e gjyqtareve dhe prokurorve.
Ndryshe nga sa sanksionohet në kushtetutën e re, demokratët pretendojnë se ligji nuk përcakton afate dhe rregulla të qarta ne procesin e rivlersimit duke kruijuar mundësinë e një procesi selektiv.
Gjithashtu ekspertët e selisë blu pretendojë se mjaft dispozita të ligjit për rivlerësimin e gjyqtarve dhe prokurorve cënojnë të drejtat e njeriut por dhe bien ndesh me konventën europaine të të drejtave të njeriut.
Dhe nese ligji mbetet sic eshte dhe verejtjet e opozitës dhe te grupeve te interesit nuk merren në konsideratë gjë që ka shumë pak gjasa të ndodhi rruga drejt Gjykatës Kushtetuese e ligjit për vlerësimin mbetet e hapur.
Kjo do ta ndërlikonte edhe me shume zbatimin e Reformes ne drejtesi pasi gjykata mund ta lere ne fuqi por edhe mund ta rrëzojë dhe kjo e dyta mund te sillte pasoja te renda sa i perket afateve te ngritjes se institucioneve te reja dhe per pasoje zbatimit te reformes.
Gjyqtaret qenkat te pakenaqur mos more…….ahhahahahaha cfare komedie. Shpresoj te shkojne te gjithe ne te semes.
Debila mbetet tek pordhet e Saliut. Nuk po kuptoni se ku po shkon politika qe tani monitorohet kundra jush.
O palo gazetare…! A nuk e kini kuptu ende , qi Reforma ne Drejtesi , asht ma
s`pari per gjyqtaret ….? ! Si pritni pra, qe ata te jene te kenaqun ?!
mire oerd. po na shpjego pak ligjin per dekriminalizimin. e niset kete paçavure vete. tani prini pasojat. pse per administraten u dashka bere vetingu edhe i “lugeve” qe kane ne shtepi njerezit, ndersa per gjyqtaret me super prona e me super prova u shkelka kushtetuta. ore birbo, ju keni bere shkollen e shejtanit. po do zoti nuk terhiqen ata amerikanet, se ju e ktheni shqiperine ne shprehje gjeografike. rrace e felliqur shpellaresh. qe vetem pabesine keni si vlere.
o bylyk o hajvan po mos se lat nam o byth qiret e shqupit
Po pse more palle per te kenaqur gjyqtaret po behet kjo reforma?
Gjyqtaret e pakenaqur jane anetaret e klubit tuaj te korruptuar dhe hajdute.
Politikanet,gjygjtaret e Kushtetueses dhe te gjithe gjygjtaret e tjere jane ne konflikt interesi me gjykimin mbi reformen ne drejtesi dhe ligjin e vetingut.Te vetmit qe nuk jane ne konflikt interesi me Reformen ne Drejtesi dhe me ligjet qe e shoqerojne ate jane populli shqiptar.Vetem ata mund te diskutojne mbi kete reforme,dhe ajo duhej miratuar e plote sipas varjantit te paraqitur nga SHBA.Kam pershtypjen se nderhyrjet e bera nga politika,si ne dryshimet kushtetuese ashtu edhe ne ligjet qe e shoqerojne ate do ta lene drejtesine ne Shqiperi aty ku ishte,qe don te thote dhune mbi te dobetit nga me te fortit,keshtu e perkthej une te ashtuquajturen e miratimit me “konsensus” te reformes ne drejtesi dhe te ligjeve qe e shoqerojne ate,nga krahet e ndryshem politik.