Kjo është një nga ato histori që të thyen zemrën.
Një vajzë vetëm 8 vjeç, ka treguar një ndjenjë dashurie dhe guximi të paparë, pasi ka sakrifikuar jetën e saj për të shpëtuar motrën e vet më të vogël.
Dy vajzat e vogla u gjetën të varrosura nën rrënojat e ndërtesave në fshatin Pescara del Tronto, pas tërmeteve që goditën Italinë.
Por, vajza e vogël ishte gjallë, pasi motra e saj më e madhe ishte hedhur mbi të për ta mbrojtur nga muret e shtëpisë.
Për pasojë, vajza e vogël kishte vetëm disa gërvishtje.
“Giulia vdiq për të shpëtuar motrën e saj. Ajo e mbuli atë me trupin e saj. Kjo është arsyeja e vetme që ajo është e gjallë”, thotë e përlotur dhe e shkatërruar nga dhimbja gjyshja e dy vajzave, Angela Cafini.
Fshati praktikisht është fshirë nga harta, pasi pothuajse çdo ndërtesë është shkatërruar.
Ku jane fotot o IDIOTE qe sa here duhet te shkruaj, o Imbecil.