Kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në njësinë administrative të Sllovës dhe fshatrat Vleshë e Shumbat. Ai shoqërohej nga deputeti socialist Sadri Abazi dhe kordinatori për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri.
Në fjalën e tij para qytetarëve të Sllovës, Rama tha se do të zgjidhet çështja e rrëshqitjeve në fshatin Dipjakë, do të ngrihen kanalet e ujërave vaditëse në Cernjevë e Shumbat ndërsa do të asfaltohen rrugët lidhëse të fshatrave me qytetin. Kandidati Rama premtoi edhe krijimin e një ujësjellësi për ujë të pijshëm ashtu sikurse subvencionimin e fermave bujqësore, frutore dhe blegtorisë.
“Rrugën e Dipjakës do ta rehabilitojmë. Ju jeni një vend blegtoral e bujqësor, keni qenë të njohur për frutat tuaja të mrekullueshme ndaj do të krijojmë një qendër për grumbullimin e tyre. Do mund zbusim varfërinë dhe do ti japim një zhvillim ekonomik kësaj treve. Do të bëjmë investime për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, do të realizojmë disa projekte për rikonstruksionin e shkollave e qendrave shëndetësore”, premtoi kandidati Muharem Rama.
Pasi ftoi banorët e Dibrës të votojnë kandidatin Muharem Rama në 11 Shtator, deputeti socialist Sadri Abazi ju përgjigj edhe akuzave të opozitës ndaj tij.
“E keni parë sa shumë më shan mua Saliu tani?! Ai e di se influenca ime në Dibër është shumë e madhe, ndaj më shan që t’ju mbushë mendjen dibranëve se Sadriu është burrë i keq dhe mos votoni Muharemin. Po çfarë lidhje ka kjo?! Unë e kam treguar me fakte dhe burrëri se para dibranëve jam burrë i mire, por para Saliut nuk mund të jem. Kudo që kam shkuar Saliun e kam mund, kjo është e gjitha. Do ta mund prap Saliun e ti them ‘O plak, rri atje në shpi, Zenin tat nuk e mbron dot ti. Fol sa të duash për Sadriun, për Edi Ramën, për Muharem Ramën, për Damian Gjiknurin e për Saimir Tahirin. Nuk e mbron dot Zenin. 25 vite e ke poshtëruar shqiptarin. Tani thotë është komunist Sadriu! More, kush është komunist, Saliu apo Sadriu?!”, u shpreh deputeti Sadri Abazi.
Kordinatori i Kryesisë së PS për Qarkun Dibër Damian Gjiknuri u shpreh optimist për fitoren e Ramës në zgjedhjet e pjesshme të 11 Shtatorit. “Të gjitha sondazhet, të gjitha të dhënat na thonë se kandidatura e doktor Muharemit merr vota majtas e dhjathtas sepse mbi të gjitha është njeriu i duhur. E kanë sulmuar doktorin, javën e parë nxorën akuza me drogë e idotësi të tjera. Tani kanë filluar thonë do të blihet vota. Po a ka ofendim më të madh për popullin?! Kjo tregon se ata po vulosun humbjen dhe duan të ofendojnë të gjithë dibranët e ndershëm?!”, u shpreh Gjiknuri.
I nderuar zoti. Rama! Je kandidat shume i mire dhe potencialisht mund ta fitosh bashkine Diber por nese vazhdon fushaten me z.Abazi e ke te sigurt qe do ta humbasesh. Kjo eshte nje keshille shume dashamirese per ju.
Zenin e kane vertete inat ca shqiptare po ne krahasim me Zahon kjo s’eshte asgje.
Dhe me 10 kopile te tjere Edi nuk i paguan krimet qe ka bere,,po nejse koha do e tregoje.
Kur del gjunkshi jo do fitoje por do e perdhos partine demokratike dhe demokratet TURP
Turp e marre per partine demokratike nxjerr kryehajdutin dhe kryeinjorantin e ushtrise xhemal gjunkshi … na turperuat dibren
Na tuperut Dibren me nje injorant dhe matrapaz ushtarak si gjunkshi TURP
O sadri. cfare influence ke ti tek dibranet mor aman. Po ti je copa e katunarit gollobordas more krimb. Kur u bere dibran ti? Ti je fashatar bullgar.
PROBLEMET E DIBRES DUHEN MBYLLUR ME CDO KUSHT .RAMA DO TA RILIND DIBREN.
Tomi! Je i Saliu ti,prandaj flete keshtu.Por te rrosh ti dhe te rruat Saliu,se do beni namin.Dibra do drejtohet nga e majta,dhe kjo eshte e sigurte,pasi ajo nuk ka bere krime si Sali Berisha qe eshte i lyer kembe e koke me gjakun e shqipetareve te pafajshem,97,gerdeci,21 janari etj. Hajt me shendet.
Keta siper, qe thone se do fitoje dr. Rama, dukewt se cfare jane. Po ku krahasohet doktori me profesorin e njohur. Shikoni nsi flet doktori, nuk lidh dot dy fjale. Shikoni tiket nervoze ne fytyre. Po pse, PS per kete kishte ngelur? Po pas Shukriut dhe pas bashkimit te opozites, dihet perfundimi. Premtimet qe ben Rama i madh dhe Rama i vogel, jane qesharake. Se cfare ka bere per Dibren PS, dibranet e shohin vete.
O Z. sherfadin! Te kam ndjekur dhe kam respekt per Ju qe kur ishit Zv/Minister i Financave ne 1996 dhe me burreri e profesionalizem i dole kundra Saliut per Piramidat. Nje pytje kam per Ju, po kete letyren Xh. Gjunkshin çe ke mo? Po ky matrapaz as si Osman Gazepi nuk eshte…. Ky injorant e dallkauk qe pasi lepiu te gjitha bythet qe i dolen para qe nga Demokratet qe ju firmosi transferimin e pronave te fushes se avjacionit qe beri pallate Jamarberi me firmen Kontakt e deri tek Partia Socialiste qe pasi e kuptoi se ju PD nuk fitoni me nuk ju firmosi transferimin e SHQUPIT… Dhe perbetohej se ishte Socialist i devotshem…… Hahahahah Xhemal qyfyrja….. Largoje kete hale se na felliqi O Sherfedin…..
E lagu ,se lagu . Une per vete do votoj , e do i ve kryq te gjitheve. Kjo do te thote vota del e pa vleshme per cdo kandidat. Ku une, nuk jam indiferent , vij e mbaje rradhe si te tjeret e votoj , Por direkt e indirekt them , se jeni te gjithe lamashe njesoj . Kujdes o popull ,mendoni per vehten e femite tuaj , e ne qofte se nuk kuptoni ,meqafe paci vehten tuaj.
Mbajini komunistat ne pushtet o njerez , po su ngopet 50vjet me keta kurva dhe do ti votoni prape qe tju sherdhejne mbare e prape.