Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 Shtatorit, kandidati i opozitës për Bashkinë e Dibrës Sherefedin Shehu premtoi se nëse qytetarët do ta mbështesin, ai sëbashku me Lulzim Bashën do të ndërtojnë Rrugën e Arbrit.
Një deklaratë e tillë ka dy probleme të mëdha. I pari, fakti se Lulzim Basha është aktualisht lider i opozitës dhe praktikisht Sherefedin Shehu po u thotë dibranëve se do duhet që të shohin me sytë nga qielli deri në zgjedhjet parlamentare dhe pastaj të rivotojnë edhe njëherë Partinë Demokratike po me premtimin e Rrugës së Arbrit, me shpresën se Basha do ti fitojë zgjedhjet.
E pas fitores hipotetike, të cilën nuk e kanë në dorë vetëm votat e Dibrës, të shpresojnë sërish se do mund të mbahet premtimi për Rrugën e Arbrit.
A mund të besojnë më dibranët Partinë Demokratike kur flet për Rrugën e Arbrit?! A mund të besojnë posaçërisht Sherefedin Shehun, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën?!
Mjafton të kujtojnë se në vitin 2005, në çdo takim elektoral në Dibër, Sali Berisha deklaroi se në mandatin e parë qeverisës do të përfundonte Rrugën e Arbrit.
Ndryshe nga sa pritej, demokratët e lanë në harrëse këtë premtim dhe ndonëse kaluan 4 vite Rruga e Arbrit mbeti ëndërr.
Nuk duhet harruar se Ministër i Transporteve ishte pikërisht Lulzim Basha, njeriu që sot Sherefedin Shehu pretendon se do tua bëjë realitet ëndrrën e vjetër dibranëve nëse do e mbështesin edhe në së paku dy palë zgjedhje të ardhshme.
Sali Berisha dhe Sherefedin Shehu u rishfaqën para dibranëve në vitin 2009, në fushatën për zgjedhjet parlamentare.
Nuk bënë as më pak e as më shumë se sa tu kërkonin votën me premtimin se tashmë do ta ndërtojnë Rrugën e Arbrit brenda dy viteve të para të mandatit të dytë, pra brenda vitit 2011.
“Ju garantoj se në 2 vjet kjo rrugë do të kapë Tiranën dhe ju do të zbrisni në Tiranë në një kohë prej 40 deri në 60 minuta”, u shpreh Berisha nga Dibra fushatën e vitit 2009.
“Askush më nuk guxon të dyshojë në atë që thotë Sali Berisha. Ndërsa rruga e Arbërit quhet e kryer sepse i ka financimet dhe është projekt në mes.
Këto ditë tenderohet pjesa e vështirë që është tuneli në Qafë Buall dhe rruga e Arbërit që do ta bëjë realisht Dibrën pjesë të Tiranës inaugurohet maksimumi brenda dy vitesh plotësisht”, do të deklaronte 17 Qershorin e vitit 2009 Sherefedin Shehu, në cilësinë e kandidatit për deputet në Dibër.
Dibranët u gënjyen. Votuan për Partinë Demokratike të bindur se do duhet ti jepnin edhe një mundësi të dytë demokratëve për të mbajtur premtimin e vitit 2005, shkruan Lexo.al .
Katër vitet e mandatit të dytë kaluan shumë shpejt dhe sërish Rruga e Arbrit mbeti ëndërr. Fushata për fitoren e mandatit të tretë nuk kishte se si të mos e prekte sërish premtimin e lënë në harrëse për 8 vite qeverisje.
Demokratët të drejtuar nga Sali Berisha dhe Sherefedin Shehu u rishfaqën para dibranëve në fushatën e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013.
Pa patur komplekse, demokratëve premtuan sërish se brenda dy viteve të para të mandatit të tretë, pra brenda vitit 2015 do të përfundonte Rruga e Arbrit.
Kryeministri Sali Berisha nga Qarku i Dibrës në fushatën e vitit 2013 do të deklaronte “fjala ime para jush. Vepra më e parë e dy viteve të para do të jetë tuneli i Murrizit, Rruga e Arbrit dhe boshti i jugut”.
Sërish ai. Sherefedin Shehu mashtroi po njësoj dibranët duke u premtuar atë që u kishte premtuar në vitin 2005 dhe në vitin 2009.
“Çështjet teknike kanë vonuar tunelin e Murrizit, tani që janë sqaruar këto probleme, brenda këtij viti do të fillojnë punimet për ndërtimin e tunelit dhe të urës së Vashës.
30 km janë ndërtuar tashmë (pauze) dhe ndërtimi po vijon si nga Bulqiza edhe nga Tirana”, do të deklaronte sërish Sherefedin Shehu.
20 Gushtin e vitit 2016 Sherefedin Shehu deklaron “me mua, si kryetar bashkie dhe me Lulzim Bashën kryeministër do të ndërtojmë, rrugën e Arbrit si dhe do ti japim jetë shumë projekteve që do transformojnë Dibren në një potencial zhvillimi ekonomik,me bujqësi e turizëm me standarte konkurruese në rrajon”.
I gënjeu në vitin 2005. I rigënjeu në vitin 2009 e në vitin 2013. A ka dibran që e beson sot më Sherefedin Shehun?!/
Njeri vrases, tjetri genjeshtar-kastravec, tjetri menyre per te bere ca leke para se te dali nga karriera politike.. Me celsat e Shqupit ne xhept, premtojne boten..
Tema analize e kuptueshme, por me vjen keq qe ti ben analize vetem berishen por si gazetar qe je duhet te besh te dyja anet. A ka dibran qe beson dhe ramen. apo kjo do te quhet kur rama te bej 8 vjet pushtet dhe atehere do ta besh nje gje te tille. Mire berisha genjeu ne 2013 (zgjedhje te cilat i humbi), por rama cfare beri nuk premtoi dhe ai rugen e arbrit si ne 2013 (zgjedhje parlamentare) dhe 2015 (zgjedhjet lokale) ku kandidati i tij shukriu e beri akoam me te famshem. Ka ndonje arsye rama pse gjate ketyre 3 vite nuk ka bere 1 cm rruge ne rrugen e arbrit (por ka vendosur palma ne autostraden tirane durres a thua jemi ne miami). Pyetja e sakte duhet te ishte a ka dibran qe duhet tu besoje te dyja paleve??
ASNJE DIBRAN NUK I BESON ME KETA SHARLATAN, QE DUAN VETEM VOTA ,POR NUK BEJNE ASGJE .
Kembet ne Diber, koken ne Tirane,
aman Sherefedin , aman.
Do shikosh pasurine tende,
apo varferine tene,
aman ,o SHerefedin aman.
Kishe plot shtepi,e plot me dyqan.
aman ,o Sherefedin aman.
Ndaj dhe ne dibranet ,
hune do ta veme,
aman ,o Sherefedin, aman.
C’te duam ty qyqar,po rri ne Tirane
aman, o Sherefedin ,aman.
Mos u lodh kot,kemi djalin tene.
aman ,O sherefedin.aman.
ZGJİDHET PROBLEMİ İ NDERTİMİT TE RRUGES SE ARBERİT RRUGA E ARBERİT NJE HİSTORİ ELEKTORİALE NJE HİSTORİ GENJESHTRASH NJİ HİSTORİ DİTORE .RRUGEN E ARBERİT MUND TA NDERTOJNE VETEM DİBRANET NJİ RRUGE PREJ 70 KM NUK PO MBARROHET SA PER DİJENİ DİBRA İ KA 70 BİZESMEN TE CİLET E DUAN VENDİN E TYRE E DUAN DİBREN DUAN VLEZERİT DHE MOTRAT E TYRE DUAN FEMİJET DHE TE ARDHMEN E KETİJ VENDİ PO AQ SA UNE QE JAM DİBRAN .MEQE SHTETİ NUK İ KA MUNDESİTE PER TA BERE KETE RRUGE MENDOJ SE MENYRA ME E THJESHTE ESHTE QE KETE RRUGE TA BEJME NE DİBRANET VETE JU LUTEM DİBRANEVE TE MBLİDHEMİ Sİ DİKUR DHE TA PLEQEROJME MALET E DİBRES KAN PASUR GJİTHMON NJEREZ TRİMA PUNETORE DHE PATRİOTE KOHET NDRYSHUAN SOT HERO KOMBETAR ESHTE Aİ QE İ JEP TE MİRA MATERİALE DİBRES QE İNVESTON PER DİBREN QE FUT DİBRANET NE PUNE DHE U RRİT MİREQENJEN ATYRE DHE ELEZ İSUFİ İ SOTEM JANE VETEM BİZESMENET DİBRAN . FLİTET SE KETE RRUGE DO E BOJNE KİNEZET ME KUSHTE SHUME TE RENDA EKONOMİKE PER KETE ZONE PYES A KAN MUNDESİ DİBRANET TA PERFUNDOJNE KETE RRUGE VET UNE THEM SE PO UNE JAM GATİ Tİ BEY 2 KM RRUGE KUDO QE TE ME CAKTOHET DHE ME GJYSMEN E ÇMİMİT QE U PREMTOHET KİNEZVE OSE ME KUSHTE SHUME ME TE LEVERDİSSHME SESA ATO QE U KA PREMTUAR SHTETİ SHQİPTAR ATYRE DİBRA KA BİZEZMEN EDHE ME TEFUQİSHEM SE UNE .SİPAS NJİ MATEMATİKE TE THJESHTE DUHEN TE PAKTEN 30 BİZESMEN SHQİPTAR PER TA PERFUNDUAR KETE RRUGE PO BEHET NJİ POLİTİKE DİSKREMİNUESE PER BİZESMENET DİBRANE DHE ATA SHQİPTAR NE PERGJİTHESİ .JETA ESHTE E SHKURTER PO ASHTU ÇDO BİZESMEN PER FAT TE MİRE ESHTE NACİONALİST E DON VENDİN E VET E DON QYTETİN E VET DON FSHATİN DHE TE AFERMİT E TİJ ÇDO İNVESTİM İ DİBRANT APO İ KUJDO FİTOHET ATY DHE HARXHOHET ATY PER SHTEPİ PALLATE BİZNESE DHE RRUGE NDRYSHE NGA FİRMAT E HUAJA QE SAPO MBARUJNE PUNİMET TE GJİTH DOLLARET İ DERGOJNE JASHTE SHTETİT EHE NJİ HERE E THEKSOJ RRUGEN E BEJME NE MJAFTON QE SHTETİ TE NA JAPE LEJE TE VEPROJME
Te gjith politikanet ne litare!! Mashtursa , vrases, hajduta. Tallin dhe lesht tani, do e mbaroj un rrugen njeri! Jo do e mbaroj un thot tjetri! Motrat ku ti Ken te gjith.