Lartësia në Dibër i ngre tensionin Bashës: Unë do jem kryeministri juaj, Shehu kryebashkiak. Rama ju hoqi Canin si ministër

26 Gusht 2016, 12:47Politika TEMA

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, duke kërkuar votën e dibranëve për kandidatin demokrat Sherefedin Shehu, ka premtuar nga Dibra se me PD-në vitin tjetër në pushtet dhe atë kryeministër vjen ndryshimi për vendin.

“PD vitin tjetër është në pushtet dhe mundësitë për realizimin e premtimeve do jenë reale. Nesër ju jap fjalën si kryeministër do mbështes cdo projekt të kryetarit të bashkisë së Dibrës, që do sjellë zhvillim”- tha Basha.

Duke komentuar heqjen e logos së LSI-së, nga xhipat e Doganës me të cilët akuzohet se po behet fushate për kandidatin e shumicës, Basha tha se e vetmja logo që i duhet kandidatit Rama është gjethja e hashashit.

“E dëgjuat se ka hequr logon e LSI nga xhipat e Doganës që ka marrë për fushatë, mirë kanë bërë, ta heqin edhe logon e PS, se xhipat nuk përfaqësojnë as socialistët e ndershëm.

Kandidati i tij nuk i përfaqëson dibranet, ta heqë edhe logon e PDIU-së, jo se Dibra nuk ka respekt për çamët, se ata ndajnë histori dëbimi, por dega e ullirit nuk bën për xhipat e bardhë, ju e dini se cfarë bime duhet tek ta, kanabisi, hashashi, ajo është emblema e kandidatit të tij, per Ramën e vogël, kandidati kallp, nuk e mbulon dot gjethja e hashashit”- tha Basha.

Ai kërcënoi se kushdo që cënon zgjedhjet dhe votën e lirë të dibranëve do të mbajë përgjegjësi deri më një, ndërkohë që i bëri thirrje ‘çakejve’ dhe ‘kriminelëve’ që sillen vërdallë për manipulim të mbajnë larg duart nga zjarri se do të përvëlohen.

Basha premtoi ndërtimin e Rrugës së Arbërit. “Punët i bitis ai që i nis, ne do e përfundojmë rrugën e Arbrit, ne dhamë para nga buxheti, fatkeqësia e rrugës ishte rilindja, fatkeqësia për Dibrën dhe vendin ishte Rilindja, Rama e varrosi rrugën e Arbrit, si cdo projekt tjetër për vendin, ato që u thotë ju janë gënjeshtra”- tha ai.

Basha ironizoi me vizitën dhe sa deklaroi kryeministri Rama në Peshkopi, duke thënë se ai nuk u tregoi disa të vërteta dibranëve.

“Erdhi në Peshkopi, nuk u kërkoi falje dibranëve, e shau dhe fyeu ishkryetarin a thua se e gjeti në rrugë, a thua se nuk u bë ai garant me besë burri se ai do rilindte Dibrën, nuk ju tha pse e hoqi Canin nga ministër Financash, ua përsëris, e hoqi se iu bë pengesë për të vjedhur taksat me koncesionin e vëllait të tij, pse u prish projekti me kinezët për rrugën e Arbrit, sepse deshi të caktonte kontraktorin e tij, gjobën e tij”- tha Basha.

 

7 komente në “Lartësia në Dibër i ngre tensionin Bashës: Unë do jem kryeministri juaj, Shehu kryebashkiak. Rama ju hoqi Canin si ministër”

  1. nn says:

    Ky ka dhe humor, jo vetem zgjuarsi ……………………………….

    Na thoni diten kur behet ky kryeminister, te presim bileten ne kohe,……………..

    1. armand says:

      Po funksionoi ajo reforma e drejtesise i bie qe:
      x vite burg per vjedhje + y vite burg per tradheti + XY vite burg per vrasje = s’ke shprese i\e nderuar.

  2. tema says:

    Cfare katastrofe eshte ky Njeri ,vetem premton kot ,mashtron ,as ka fuqi deri sa te ngjiret .

  3. tonini says:

    O zot kur do vij ne pushtet ky,ky eshte e vetmja shprese per shqiptaret,zoti na e rujt kryeministrin e ardhshem.

  4. Azio says:

    Po tregon endrat qe ka pare nje Nate me pare.
    Si do ti behet atyre 250 miljon dollar qe I vodhe ne rrugen e Kombit o Lulzim spurdhjaku?

  5. MeteH says:

    SOT DIBRANET PANE NE TRIBUNE 2 HAJDUT E KRIMINEL.LULIN E 21 JANARIT,SHITSIN E DETIT DHE HAJDUTIN E 230 MIL.EROVET TE RR.KOMBIT.POR DHE FATMIR GERFECIN E 26 VIKTIMAVE TE PAFAJSHEM.KETA TIPA NUK KANE AS TURP AS FRIKE.ATA QE BERTISNIN MESADUKET ISHIN JO DIBRANE,PASI NUK I DININ GENJESHTRAT E SALIUT DHE SHERESHEFIT PER RR.E ARBRIT.AJO QE BENE ÇUDI QE PRANIA E B.MUSTAFAIT,I CILI MESADUKET ESHTE GENJYER..SE SALIU NUK DO JET ME NE PD..JA SI MASHTROHEN PD-ISTAT PERHERE

  6. Nave Na says:

    Sa me pelqen kur shoh fytyren e Lulit ! Nje djale trim I bukur dhe shqiptar! Por pamja ma e bukur eshte turma me 2 gishtat perpjete ! E paharrushme! Po Sinan Hoxha e Bujar Qamili a moren pjese? Po Agustin Gjekmarkaj e Agim Doci? Po Sudja e Karmina ? Po Greta Koci e Ciljeta? Po Jemin gjana e Cufo? Po Lek Plepi? Ju lutem na tregoni dicka! Me nave na fitojne te gjithe! Urra urrraaaa uurrraaaaaaa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje