Savra mon amour!

26 Gusht 2016, 09:41Politika TEMA

Vendi ku u bashkuan në internim familjet e pesë kryeministrave shqiptarë: Koço Kotës, Fejzi Alizotit, Mehdi Frashërit, Mustafa Merlikës dhe Fiqiri Dines

Nga Jozef Radi

Do të përpiqem ta çvesh veten prej emocioneve, për të dëshmuar të vërtetën që ka lindur bashkë me mua, mbi at’ projekt që ende e kam të gdhendur në lëkurë; atë projekt që e kam luftuar me gjithçka kam pasur mundësi, si fëmijë, djalosh dhe burrë; atë projekt që gjithë ata si unë, me të cilët ndamë vuajtjen dhe terrorin aty në Savër, po dhe në gjithë Savrat e komunizmit shqiptar, nji ditë duhet t’ia dëshmojmë historisë si krimin më të madh po edhe dështimin më spektakolar të diktaturës!

Të ngrihet Savra

Në fillim të viteve ‘50, diktatura ndërmori projektin djallëzor! Urdhëri qe i prerë: Të ngrihej Savra…! Savra në të vërtetë ishte një Asgjë: një fushë e dytë pa asnjë shenjë ndërtese, as peme, thjesht një hapsirë mes kallamishtesh dhe mushkonjash, shfaqur nga tharja e kënetës së Myzeqesë; me një konotacion të vetëm historik: dikur aty, pesë shekuj të shkuar qenë ndeshur dy prej principatave më në zë të Arbërit: Balshajt me Topiajt, dhe ku perandoria otomane kishte gjetur shkak për t’u shfaqur në Adriatik duke përkrahur… njërën palë!!!

Diktatura e nisi me vrull projektin e saj më ambicioz. Savra do të ishte e para! Pionerja! Mbas saj do të vinin Savrat e tjera, sigurisht me emra të tjerë, me vuajtje edhe më të mëdha, po në thelb gjithnjë ideja e ndëshkimit të individit, familjes dhe shtresës “armike”! Cilido individ, familje, apo grup shoqëror që zgjonte irinitë e shtetit komunist, krahas burgjeve të shumta (rreth 39), tashti do të kishte edhe Savrën e ndëshkimt, izolimit dhe riedukimit nëpërmjet punës dhe stërmundimit shembullor… pra, të bëhej e vështirë e pothuaj e pamundur që t’i shpëtoje kësaj hallke djallëzore të shtetit!

Vërtet idenë e Savrës e hodhën komunistët shqiptarë, po themelet e saj, si nji mallkim ballkanas, i vunë komunistët e përzënë grekë! Ata që kishin ëndërruar një Greqi të Kuqe, tash kontribuonin për të ngritur një Shqipëri edhe më të Zezë se ishte! Kjo përbën atë që mund të quhet edhe “interrnacionalizmi i internimeve”! Në fund të vitit ‘53 dhe fillim të vitit ‘54, projekti më “fatlum” i diktaturës ishte gati! Për herë të parë mbas dhjetë vitesh terror të përditshëm, “familja e klasave të përmbysura” do të kishte një strehë dhe jo një stallë, do të kishte një shtrat dhe jo një kapanon, do të kishte një tenxhere dhe jo një kazan, do të kishte një mbulesë dhe jo një batanije të pocaqisur, do të kishte një ëndërr dhe jo një klithmë vdekjeje…

Në ditën e parë të çangës në apelin e parë, të, kampit të parë të dhunës së pafundme do të përgjigjeshin familjet Markagjoni, Pervizi, Bajraktari, Dukagjini, Kokali, Dine, Vatnikaj, Koliqi, Biçaku, Mulleti, Alla, Merlika, Topalli, Radi, Alizoti, Matjani, Kupi, Dosti, Kaloshi, Tinaj, Kolgjini, Sina, Bami, Plasoti… etjerë… një listë kilometrike, e cila  plotësohej përditë me “mish” të freskët nga e përjetshmja “luftë klasash”. Jo pak për të qenë legjendë, nëpër atë vend do të kalonin familjet e pesë kryeministrave shqiptarë: Koço Kotës, Fejzi Alizotit, Mehdi Frashërit, Mustafa Merlikës dhe Fiqiri Dines! S’ma merr mendja se mund të ketë ndonjë fshat të kësaj botë ku të kenë jetuar pesë familje kryeministrash… e pra Shqipëria e ka! Savrën!

Kështu u ngrit e para Savër, vend i ndëshkimeve shembullore dhe mbas saj do të lindnin gjithkah këpurdha të së njejtës hidhtësi; së pari do popullohej Myzeqeja me: Çermën, Gradishtën, Grabianin, Plugun, Dushkun, Gjazën, Sulzotajn, Rrapzën, etjerë; e më pas në gjithë Shqipëria me: Shtyllasin, Radostinën, Belshin, Shtyllën, Adriatikun, Akerninë, Lubonjën, Bedatin… e kështu me rradhë!

Edhe në të keqen e madhe, për t’parën herë mbas aq vitesh u duk se lindi Jeta! Shumë djemve dhe vajzave të lindur në vitet ‘40, po u ikte me shpejtësi mosha për t’u martuar, për të krijuar familje e për të pasur fëmijë… mbasi deri at’herë kish qenë e pamundur… Savra, riktheu besimin te jeta dhe shpresën se mund të jetohej edhe aty; se ishte e domosdoshme të jetohej; se njerzorja vërtet qe gjunjëzuar, po ajo s’mund t’i nënshtrohej asnjë diktature… Dhe Savra e viteve ‘60, ishte një nga mrekullitë që diktatura s’mundi ta zhbënte. Ai grumbull barakash i quajtur Savër, shpejt u shfaq si një “qytet” i vogël, kur Lushnja ende ishte një “fshat” i madh! Se janë njerzit që i japin shpirt nji vendi, dhe jo e kundërta! E ajo frymë e lindur aty i mbeti atij vendi po edhe gjithë brezave që erdhën më pas! Të gjithë ata që jetuan aty qoftë edhe një ditë dëshmuan se ishin bij të asaj fryme: Të frymës së lirisë dhe harmonisë, të frymës së kulturës dhe mirkuptimit, të frymës së konvergimit dhe respektit për këdo që vlente, po edhe të mospajtimit dhe shpërfilljes ndaj gjithë atyre që e shkelnin këtë kod të shpirtit të vuajtjes krenare!

Aty u shfaq një rini ndryshe, një rini e bukur, plot dritë, plot humor dhe plot shpresë: djem dhe vajza që me shpirt nëpër dhëmbë punonin gjithë ditën arave, po edhe mbaronin shkollën e mesme, edhe flisnin për libra, për filma, për veshje, për muzikë, për modele flokësh, për sport, për festivale që qepnin dhe qëndisnin atë që s’ua lejonte shteti, dhe shfaqeshin të lumtur a thua se ishin diku në Europë dhe jo aty midis një kamp përqëndrimi…

Vajza dhe gra të Savrës viti 1955

Vitet ‘60, mbetën vite të arta të dashurisë dhe kombinimeve! Nisën martesat e para, disa mjaft të bujshme. Shumë djem dhe vajza të kampit e kishin kapërcyer moshën e për shumë prej tyre jo vetëm ishte në rrezik fati i krijimit të familjeve, po për fat të keq mbeten edhe mjaft beqarë të përjetshëm! Ndër martesat e para ishte ajo e djalit të Muharrem Bajraktarit me vajzën e Fiqiri Dines; e djalit të Hasan Dostit me të bijën e Abaz Kupit; e gjeneral Tahsin Spahiut me mbesën e Ahmet bej Resulit; e djalit të Fiqiri Dines me të bijën e Hasan Dostit; e Ibrahim Sokolit me Shanisha Dostin; e djalit të Kol Bib Mirakës me vajzën e Hulusi Spahiut; e djalit të Pal Mirakës me vajzën e Mentor Çokut… e mjaft të tjera që i dhanë kuptim jetës dhe brenda pak kohe shtatë barakat e famshme të Savrës, duke i bërë edhe sfidë të hapur edhe luftës së klasave! Shpejt rrugët e Savrës nisën të gjëmonin nga zërat e fëmijve dhe… jeta po riniste pikërisht aty ku qe këputur!

Te fëmijët e lindur në kamp! Genc Muharrem Bajraktari dhe Hana Fiqiri Dine. Ishte kjo atmosferë magjike ku dominonte kultura e librit, e filmit, e muzikës, e mirkuptimit, e gjuhëve të huaja, e familjaritetit, e dashurisë dhe martesave brenda kampit, që s’mund ta kapërdinte diktatura dhe as ta pranonte atë!!! Dhe nuk vonoi: në hierarkitë e krimit shtetëror u ulërit urdhëri tjetër: Të shkatërrohej Savra!

Të shkatërrohet Savra

Harruan se tashmë Savra s’ishte thjesht një kamp njerzish fatkeqë që shteti mund t’i degdiste ku të donte e si të donte; Savra tashmë ishte frymë, ishte shpirt lirie dhe s’mund të shkulesh as me vendime qeverie, as me rekrutime dhe as me burgje! Në fund të viteve ‘60, erdhi raprezalja e rradhës e shtetit… Armiqsia e shtetit rinisi pikërisht me krijesën e vet: Savrën.

Brenda një nate pjesa më e madhe e familjeve Dine, Kupi, Matjani, Miraka, Maçi, Spahiu, Markagjoni, Dosti, Kolgjini, Bajraktari, Alizoti do të shkuleshin dhunshëm prej aty dhe do të degdiseshin në kampet e tjera, të Myzeqesë dhe Shqipërisë. Po kalohej prej një interrnimi te një tjetër interrnim! Qëllim i vetëm: të rrënohej shpresa, të ndalohej e qeshura, të vritej fryma e lindur në Savër: fryma e mospajtimit me dhunën dhe ëndrra me dritë e lirisë… Po harruan diçka të vogël: duke dashur ta rrënonin Savrën, ata po krijonin gjithkund Savra të reja.

11 komente në “Savra mon amour!”

  1. fiqiri qinani says:

    ky shkrim te kujton frymen e atyre hartimeve qe beheshin ne ore te leximit letrar ne koh te enver hoxh diktatures.
    keto ndertesa banimi qe jan ne foto,ne ko te tyre kan qen te pademtuara te paharruara dhe te zeza me banor. jan arkitektur tipike angleze. mund te shofesh neper habitatet anglosaksone kudo neper bot. jan nje katshe,dy katshe apo edhe me te larta. ku familjet banojn ne vecantesin e tyre,,ku kan ne te njejten koh edhe privatesin e tyre,domethen jetojn ne “vil”,porse edhe jan ne komunitet,pra ne bashkesi socjale. kto lloj banesaqsh quhen terrace,kur jan shum banesa perhrah njera tjetres ngjitur,kur jan vetem dy te ngjitura quhen semidetached, dhe kur shtepija eshte e vetme,e rrethume nga te kater anet jo me shtepi tjeter por me rrug a garden,quhet detached. ne tregun e banesave kto terrace jan me te lirat dhe detachet me te shtrenjtat. normal sepse privatsija esht me e mir ke ato te vecantat.
    po te krahasosh cilsin e banimit ne nje apartament monizmi ne pallatet parafabrikat me cilsin e banimit ne kte “barrak” terrace,atehere do kuptojm se kta te interrnumit kan qen me te privilegju sesa “proletaret dhe komunistet dikatatore” qe jetonin neper apartamente 2 dhoma e guzhin si majmunet neper deg pemesh. nje shkall e perbashket,pa ashensor,dhe familje te vendosura nguc e nguc njera mbi e perktrah tjetres! kjo ishte “shtresa e privilegjuar” ne komunizem.kshtu rronin familjet e tyre.
    edhe ne tregun e banesave kudo ne bot vlera e shtpis private esht me e madhe sesa e apartamentit ne pallat shumkatesh.
    nderkaq,nga shkrimi duket se ata “te persekutumit” paskan bo jet,kan qen me shkoll,me pun,(pse e keni kaq mllef punen mer jahu sepse kushdo qe shkrun per monizmin ankohet se “u binte bretku ne pun”!,… sot kushdo qeveri perndimore ne program ka punsimin e njerzve si objektiv),ata “te internum persekutumit” paskan pas vater culture,jet artistike libra…!!! cudi se ne kujtonim se ata ishin te lidh me zinxhir si skllevrit e egjyptit te lasht!!!
    kan bo edhe dasma dhe familje…
    po pse s thu ti qe ne ate rregjim ata paskan pas kushte jetese?!
    e car don me teper qe te bej njeriu sot ne demokraci?
    ca bejn shqiptart jasht ne perndim? pun,familje ,.. kjo esht ajo qe ata deshirojn,sepse ka qe edhe nuk ja arrijn dot ketyre gjerave sot ne demokraci sepse si kan kushtet,s gjejn pun s bejn prokopi s bejn dot familje…
    ate kominizmin dhe diktaturen shajeni si te doni,por tregohuni te vertete dhe te nershem ne aato qe thoni. kishte te meta,por nuk te hante njeri,sikurse sot qe po han njeri tjetrin si kanibalet dhe thon “esht liri”!!!
    nga kto shkrimet e ktyre qe rikrijojn ne menyr virtuale vuajtjet ne diktatur dalin shum gjera te asaj kohe qe paskan qen jodiktatur. ky I thot vet ato. kan pas shkollim,jet socjale,harmoni,punesim,dasma keng valle muzik dashni martesa…
    po kjo esht jeta more! e jo si sot qe rron njeriu vec me mbush thesin e jastikut me ca letra qe quhen para dhe ti numuroj ato naten mceftas ne erresiren pa drita te dhomes me elektricitet me orar,sikurse Harpagoni shekuj me par!!!
    megjithate,ja ku ka kalu edhe cerek shekulli demokraci,esht mbi gjysmen e kohes qe “mbretnoj” diktatura ne shqipni.
    shifeni se ca bohet. q..hen njerzit ne byth per pare,..
    se, vaginat I kan bo dyqon pa cels,”streha vorfnore” mo..
    kurse kta qe na ankohen “per krimet e komunizmit” te djeshem,jan kriminele me te ndyr dhe me te medhenj sot,dhe bejn krime sot qe po ti krahasosh me gabimet e djeshme ,ato duken si sherre kalamajsh te tipit:”pse s me jep nje cap buk ta kafshoj,ma jep njicik topin te luaj,y ca kurrnaci ky ,s me jep njicik bukk me sheqer dhe uj!!”
    kohe kurv ka ardh mor burr
    ku dhe femnat shesin kar
    dalin kurvat tu u mburr
    virgjeresha ne pazar.

  2. maks says:

    te vjetrit tane qe e kane jetuar ate kohe na kane treguar qe musolini ne saver do bente qytetin e pare miks duke martuar djemt shqiptar te organizates fashiste me emrin balilat me vajza italiane si hapi i pare i kolonizimit te shqiperise

  3. Klimax says:

    Nuk i mohoj vuajtjet e familjeve te internuara ne Savra e gjithandej kampeve te internimit ne Shqiperi, por besoj se pjesa tjeter e shqiptareve nuk vuajten e sakrifikuan me pak se keto familje, perkundrazi!
    Ishin te rinjte shqiptare qe dolen malit dhe sakrifikuan edhe jeten per te luftuar nazizmin kur gjysherit dhe baballaret tuaj shijonin postet ne qeverite kuislinge.
    Ishin te rinjte shqiptare qe sherbenin deri ne tre vite ne ushtri si ne Vermosh e ne pika te tjera kufitare ne kushte te veshtira kur banda te armatosura te komanduara nga gjysherit dhe baballaret tuaj terrorizonin banoret dhe shkaterronin shkolla e centrale elektrike ne Shqiperi.
    Ishin te rinjte shqiptare qe sakrifikonin duke lene qytetet e tyre ne aksione ne tharrje kenetash, ne ndertime rrugesh, hekurudhash, fabrikash, hidrocentrale, taracash me agrume e ullinj, etj, etj.
    Ishin punonjesit shqiptare, inxhiniera, mesues, doktora, ushtarake, etj, etj qe linin ngrohtesine familjare dhe apartamentet e tyre ne Tirane e qytete te tjera dhe sherbenin ne rajonet dhe fshatrat me te humbura dhe me te izoluara te Shqiperise duke qene me jave e muaj te tere larg te dashurve te tyre.
    Ishin punonjesit shqiptare qe detyroheshin te terhiqnin edhe familjet e tyre ne provincat e largeta dhe te izoluara nen propaganden dhe presionin e pushtetit dhe te Partise “te punojme atje ku ka nevoje Atdheu”!
    Ishin punonjesit shqiptare qe punonin ne fabrika, uzina, kooperative e gjithandej me mjete e makineri gjysem primitive e te amortizuara per te realizuar “planet e Partise” me normat e larta qe rriteshin e rriteshin vazhdimisht.
    Ishin punonjesit shqiptare qe detyroheshin te punonin pa pagese diten e pushimit te javes ne hapjen e transheve dhe bunkerave te luftes.
    Kjo ishte diktatura. 45 vjet pune, sakrifica, vuajtje, veshtiresi per te fituar, cfare? Asgje pervec fukarallekut dhe izolimit!
    Eksodi i te pakten nje milion shqiptareve (1/3 e popullsise shqiptare) vetem per nje kohe te shkurter per ne Greqi, Itali e ambasada ne momentet e kalbjes se diktatures e verteton kete gje.
    Shqiperia ishte nje kamp gjigand perqendrimi!

  4. Merohuana says:

    Ndoshta vertet kane vuajtur nuk them. Po mos kujto se eshte me mire ne perendim. Punoj shtate dite, minimumi 12 ore dhe nuk e perballoj dot jeten. Sketerre me duket jeta. Mallkoj veten qe ngrita familjen per te shkuar ne parajsen e enderruar perendimore.
    Kisha nje jete normale nje apartament dhe nje biznez per te jetuar normal. Edhe kafsha jeton me mire se une. Jeta ne perendim eshte mallkim. Kryeministrat tone po dhe pipulli nuk e kuptojne. Pipulli vazhdon te iki. Kujtojne si une 20 vjet me pare do gjeja parajsen. Tani eshte gati e pamundur per tu kthyer. Skam as leke as shtepi dhe ku do gjeje pune. Detyrohem te jetoje nebketo kushte ku shpesh here them se dhe internimi ka qene me i mire ne ate kohe edhe pse nuk i kisha pare si jetonin. Po jeta ne perendim eshte baraz me internimin.
    Plus ndarja e perjetshme me nenen, familjen, shoqerine. Femijet u lidhen ketu dhe ne u zhdukem nga origjina dhe tradita
    Ai sistem ka bere plot marrezira, po kishte dhe plot te mira.

    1. tfgs1 says:

      po u ktheve nje dite ne vatan per te shijuar ”dashurine” e shokeve,te njohurve apo edhe te fisit tend apo te ”mirave” materiale te nje bixneci apo pune te rehatshme ne shqiperi, te jesh i sigurt se pas nje muaji te duhet te ikesh nga site kembet[pa e kthyer koken pas] nga vatani e do te te duket paradiso ajo ”vuajtie” ne perendim.
      Mendoj se cdo gje eshte psikologjike e ka te bej me mospregatitjen e dikujt per tu pershtatur vendit ku shkon te jetoi perfundimisht.Kjo ndodh shpesh ne njerez te cilet rrojne me te shkuaren e tyre[ne nje fare menyre te varfer dhe te kufizuar] por edhe mos perfillja e te ardhmes se femijeve ne perendim,te cilet ne shqiperi nuk do te kalonin cakun e prinderve,ndersa aty mund te shkojne shume lart.
      Pra,per ty eshte e rende jeta se ti nuk je ingranuar ne gjuhe,kulture,psikologji etj ndersa femijet e tu nuk duan tia dine per ”patrida” Albania……….
      Me thote dikush njehere[shume vite me pare] se a e pe ”humorin” me Ceken e Beratit ke Portokalli!!??
      I habitur i them: c’portokall mor rrot [email protected]@i ,c’po me duhen mua portokallet apo limonat ne Shqiperi kur une nuk jetoj aty!!??
      Me thote me njefare kapadajlleku se: Aaaa,une u kom von sac femijeve e jan tu dhi se qeshuni me ”portokall”,gop chenell,telenovela turke,Ceke e Kabash Mirush!!!!

    2. Sokol says:

      Nuk te ka cu njeri me zor ne kurbet. Casi ti kujtojne jashte shtetin parajsepor po nuk u perpoqe per me shume pjata do lash gjith jeten. Shko futu ne ndonje shkolle merr ndonje zanat e jeto si njeri

  5. hejdër qinan hajjdar qikiniqi says:

    po ato vajzat italjane te musolinit qe do vinin nuse per balilat e nastradinit ne shqipni,mos quheshin gje pidhushkat? ne italisht piçkurini?

  6. fiqiri qirici says:

    me cfar kuptoj une nga komentuesit shqiptaret ankohen nga puna dhe nuk duan te punojn.
    sepse cdo pune e quajn kamp perqendrimi!!!
    po,edhe tash ne amerik,ata qe punojn ,angazhohen jo me pak se 12 or ne dit ne pun.
    ka qe bejn dy tre punera te ndryshme dhe s kan koh me pa burr e gru njeri tjetrin per dit te tera.
    pun,makin,rrug,pun,…rrug..gjum.
    dhe han si ata gicat qe ushqehen per tu shut n pesh gati per therrtore,apo si gjerldetat ne vit t ri qe shtohen ne pesh me u shit me shtrenjt. han si robota me punu si roboter.

  7. lexuesi i irrituar says:

    Savra u be vertet vend vuajtjesh per ata qe kane jetuar si kryeministra e ministra te qeverive kuislinge , sepse rane nga fiku, nga mireqenia ne varferi e internim .Por ama prap jetonin me mire se dy te tretat e popullesise shqiptare , fshataresise kooperativiste qe ka vuajtur akoma me shume ne ate regjim , por sot nuk i tund vuajtjet si medalje siç beni ju , edhe pse keni kontribuar ne shkaterrimin e vendit se bashku me pushtuesit , nuk ka kerkuar asnjehere demshperblim siç beni ju , megjithese ka kontribuar ne ndertimin e Shqiperise . Shperblimi i tyre eshte nje pension mizerabel qe nuk i mban as me buke . E per té nuk shkruan asnje gazete , ndonse fshataresia shqiptare ishte e “internuara e madhe patriotike”.

  8. METLAJ says:

    Nga komentet shikoj ashtu sic kam dhene komentet e mia te me pareshme qe me zemer jam qe te shperblehet fshateresia e cila ka vuajtur dhe kontributi i saj ka ndikuare ne permirsimin e jetes se popullates se punesuar ne shtet Njohe shume raste qe edhe me biografi jo te pelqyeshme nga sistemi duke u specializuare dhe te bindur ndaj ligjeve kan bere nje jete te barabarte me te tjeret gofte si mekanik deri dhe mesues dhe mjeke Keta nuk u bene bashkpuntore te sigurimit por kane ritur profesionin e tyre Sic del nga te dhenat nje pjese e tyre nuk paten vullnet te arimoheshi ne nivelin e arsimit te mesem gje qe reflektohet qe dhe shume pasardhes te tyre mendojne se do te jetojne me rikthimin epronesis ose rruge te tjera dhe jo me arsimini qe eshte investimi i pa prekshem dhe ne qofte se nuk punesohesh di te administrosh te ardhurt dhe pasjen e marhenieve te bashk jeteses ne bashkesi Kontolli i vetvetes dhe dhenia e vlerave pozitive eshte lokomotiva e sigurte per levizje e sigurte ne jete

  9. vaso says:

    Fatkeqesi menyra si komentoni per ngjarje nga diktatura.Nuk mund te ndryshosh ne rast se nuk njeh te meta dhe jo me krime.Prandaj jemi dhe do ngelemi ne tranzicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje