Besnik Mustafaj jep arsyet pse doli në fushatën e Shehut dhe lë të hapur mundësinë e rikthimit në PD

26 Gusht 2016, 09:20Politika TEMA

Besnik Mustafaj, një nga themeluesit e PD-së, i larguar prej shumë vitesh nga kjo parti për shkak të Sali Berishës, ka qenë dje në Dibër për të mbështetur Sherefedin Shehun.

Në një intervistë për Panorama, ai lë të hapur mundësinë e një rikthimi në Partinë Demokratike.

Zoti Mustafaji, ju keni deklaruar se po angazhoheni në fushatën e kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Dibrës. A është ky një rikthim në politikën aktive pranë Partisë Demokratike dhe jo më si analist dhe vëzhgues?

Pas zhgënjimit, ju shihni shpresë duke nisur nga Dibra?

Po unë besoj se në masë të gjerë, ndër shqiptarët, konstatohet një zhgënjim i madh, një humbje shprese dhe një dëshpërim. Dhe çdo dritë që ndizet si kthim shprese duhet nxitur, duhet inkurajuar, duhet mbështetur dhe duhet t’i shërbejë kësaj mundësie që i jepet shoqërisë shqiptare.

Zoti Mustafaj, për ju personalisht, ky angazhim mund të konsiderohet një rikthim në politikën aktive?

Nuk mund të them se nuk po ndiej disa emocione, ndiej mjaft emocione që lidhem me kujtimet e mia personale në ngjarje të tilla, por nuk mund të konsiderohet në kuptimin e një vendimi që unë kam marrë për t’u kthyer në politikën aktive. Unë jam përpjekur ta mbaj vendin si demokrat, pranë demokratëve dhe në mbështetje të aspiratave të Partisë Demokratike për një Shqipëri normale.

Keni pasur takime apo konsulta me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për një angazhim tuajin më institucional në PD?

Jam këtu me zotin Basha, pimë një kafe, jo vetëm për vetëm, por me një grup të madh njerëzish dhe zoti Basha më ka ftuar disa herë që t’u bashkohem veprimtarive publike të Partisë Demokratike, gjë që unë e kam bërë me shkrime, por jo me prezencë dhe tani jam dhe me prezencën fizike.

Shikoni një frymë të re në PD, por dhe të mbështetësve të saj, duke filluar edhe nga këto zgjedhje të pjesshme?

Të shohim a do të jetë frymë, apo jo. Këtu ka një frymë të re. Do të shohim a do të jetë në gjendje Partia Demokratike ta shtrijë dhe ta përgjithësojë këtë frymë të re në gjithë Shqipërinë dhe gjithë shoqërinë shqiptare. Kjo është një sfidë shumë e madhe për Partinë Demokratike dhe personalisht për zotin Lulzim Basha.

 

 

8 komente në “Besnik Mustafaj jep arsyet pse doli në fushatën e Shehut dhe lë të hapur mundësinë e rikthimit në PD”

  1. A keta jane palaco te gjithe! Te qifsha shpresen e legen! Ska faj berisha qe i peshtyn keta miter pa dinjitet we shesin bythen per ndonje mundesi zhgrapje leku

  2. Unetiai. says:

    Per te vetmen arsye eshte se i mbaruan leket

  3. mira says:

    Si nuk i late pak yndyre vehtes, o njerez te shpelare !?

  4. eli says:

    Mustafaj ka pe ti futur gishtin Bashes,pasi ky i fundit te humbasa zgjedhjet ne 2017-en!

  5. Gega says:

    Ky Besnik Mustafai nje dallkauk anadollak, me koken per tja bere paçe.
    Ky ta dhjet fushaten, jo ta rregullon. Nuk e di pse japin lajme per njerez joekzistent.
    Ky thote lajmi, ka krijuar PD, ky eshte nje nga shume tropojanet, ne partin e tropojaneve, nga zona me e pazhvilluar e me e prapambetur e Shqiperise.
    Ne tropoje ka plot njerez te mire, por ky, Berisha, Azemeria, e plot sharlatane e bandite te tjere, lane PP qe po fundosej dhe u sulen kapen shtetin dhe sot e kesaj dite jane nga njerezit me te pasur qe ka Shqiperia, sepse vodhen cfare ju doli perpara.
    Kokpaçja nuk ndihmon dot veten tani, jo te dale per fushate. PD me keta horra do te mbetet ne opozite, dhe budallai i Rilindjes do te rrije edhe ca vite te tjera duke tallur trapin me shqipetaret.

  6. Lumjani says:

    z.Besnik! Na Befasove! Ne prisnim ndonje Ceremoni madheshtore
    te daljes suaj me Nder ne Pension! Dhe ti po Grumbullone rreth
    vetes Turpin.E per cfar Aresye?Po jo ti,por i gjithe Soji e sorrollopi Yt,nuk i bejne derman
    kesaj PD. keshtu sic eshte katandisur.Aktivizimi yt duket qartazi se eshte Personal Interes.
    Nuk thote kot Populli kur tek ndonjer Dallone mbrapshtira: I paska ardhur fundi!Dibra eshte e Doktor Rames o Besnik! Ay
    ju lan Gjakun dhe ju sherrone plaget e jo Sherrua qe ka 600 mije euro dhe do ti beje nje Miljone!

  7. Urimi says:

    Edhe mustafaj e deshmon se eshte nje nga ata lemonat e shtrydhur dikur nga sali berisha e lul basha se kur e kandiduan per kryetar bashkie ne Tirane dhe “fitoj” trasht e sulos,ateher te dy kryetaret e PD-s e cilesuan si argat te Rames dhe i pa zot te fitoj por ja e ishin mashtruar,tash kur e pa se PD e la krejtesisht jasht i bashkohet fushates se Dibres me te vetmen shprse se nese fiton shehu i PD-s ka bere edhe ai argatin etij dhe ekshtu luli do i jep nje cope asht ta lepije pastaj,por kush eshte ai qe beson se ndonjehere luli (larg qofte) do te behet kryeminister i vendit,sikur nuk mjaftojne gjithe ato vrasje e poshtersi qe beri sa ishte bashkrkyeminister dhe minister i mnrendshem,naberi te krenohemi me gerdecin ku la te vrare 26 qytetar dhe plagosi qindra,vrau deputetin Xhindi,Trebicken,vrau protestuesit ne shesh me 21 janar dhe prap paska intelektual qe i thurin lavde dhe presin nga ai qe neser te behet kryeminister,sikur e deshmon mustafaj se i bashkon e njejta ide,dhe vertet nese shqiptaret akoma shpresojne ne shpetitarin lul basha ateher sdi çte them pos fali o Zot sepse qenkemi mbushur haram,me shume paskemi kriminel e vrase sesa njerez qe e duan jeten,punen dhe qetesine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje