Ministri Klosi në kampin rinor të FRESSH: 300 mijë vendet e punës, realitet

31 Gusht 2016, 19:37Politika TEMA

Mbajtja e premtimit elektoral për krjimin e 300 mijë vendeve të punës ka qënë dhe pika kryesore e bashkëbisedimit të ministrit Blendi Klosi me të rinjtë socialistë.

Organizimin e kampit veror të të rinjve socialistë të FRESSH në Jalë e ka mbyllur ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi. Fillimisht, ministri Klosi përshëndeti përfshirjen e të rinjve pranë PS.

“Ne jemi forca më demokratike në vend, ndaj vendimi juaj për t’iu bashkuar PS është një vendimi i drejtë. Ne ndryshojmë kryekëput nga kundërshtari jonë politik.

Ne jemi partia e reformave, ne jemi partia që besojme në shtet dhe po bëjmë shtet. Këtë po e bëjmë për të gjithë shqiptarët, jo duke i ndarë ata në të majtë e të djathtë”, deklaroi Klosi.

Sa i takon punës së dikasterit të tij, ministri sqaroi se qasja ndaj papunësisë është po ashtu krejtësisht e ndryshme nga qeverisja e PD.

“Janë 5-fishuar fondet e nxitjes së punësimit. Jemi pranë përmbushjes së premtimit për 300 mijë vende pune në mandatin e parë qeverisës”, tha Klosi.

Ai nënvizoi se qeveria po punon në disa drejtime, duke e vënë theksin tek vënia në funksion të plotë të zyrave të punës dhe rritja e arsimit profesional, me ofrimin e kualifikimit falas.

“Ndërkohë që shtresat në nevojë subvencionohen dyfish krahasuar me 3 vjet më parë”, saktësoi Klosi.

Ai shtoi se sot janë 220 mijë punonjësit që kontribuojnë në skemën e sigurimeve shoqërore, që sipas tij “është një arritje madhore e kësaj qeverie”.

3 komente në “Ministri Klosi në kampin rinor të FRESSH: 300 mijë vendet e punës, realitet”

  1. vezhguesi says:

    Popo realitet jashte shtetit mbase se te ne vec me kanabis po punohet.

  2. Mentari says:

    Ik mor kelysh kurve se mjaft I mashtruat shqiptaret me genjeshtra;Kni hapur 300000 Vende pune? ne cven jan hapur se ne shqiperi per 3 vje ka ikur 200000 shqiptar dhe ata qe kan ikur ishin te papune.Si nuk keni turp more funderina antishqiptare.Qysh kur keni ardhur ju ne qeveri shqiperia ka humbur 100000 vende pune,asnje vend I ri pune nuk eshte hapur nga ju,ju jeni fatkeqesia e shqiperise e ketij populli budalla,injorant,gomar me samar dhe vetem briret I mungojne qete bertacs MUhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh.

  3. I papuni Tare says:

    KETA RILINDASIT E KANE KTHYER NE IDEOLOGJI MITOMANINE GENJESHTREN QE E BESOJNE EDHE VETE. QE NGA KRYEMINISTRI ME I GJATE NE EUROPE, EDI RAMA, DHE DERI TEK MINISTRI ME I SHKURTER BLEDI KLOSI VECSE GENJEJNE PER 300 MIJE VENDE PUNE QE PO TE ISHTE REALITET SDO TE KISH LENE SHQIPTAR PA PUNE DHE DO KISH PATAKSUR DYNJANE. NDAJ KUR KETA THONE SE KANE PUNESUAR 300 MIJE VETE KUPTONI TE KUNDERTEN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje