“Vettingu” nis me Llallën, Dedjan dhe Zaganjorin, BE mirëpriti miratimin:  Të nisë procesi i vlerësimit të gjyqtarëve

31 Gusht 2016, 14:57Kronika TEMA

Misioni i Bashkimit Evropian, EURALIUS mirëpret miratimin e ligjit të “Vetting”-ut nga ana e Parlamentit, duke theksuar se miratimi i këtij ligji është me shumë rëndësi.

Me anë të një deklarate, EURALIUS thekson se ky ligj është shumë i rëndësishëm për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese që kaluan në 22 korrik.

“Më 31.08.2016 Parlamenti Shqiptar miratoi me anë të një shumice të kualifikuar ligjin për “Vlerësimin e përkohshëm të gjyqtarëve dhe prokurorëve të Republikës së Shqipërisë” në një seancë të jashtëzakonshme Parlamentare.

Euralius mirëpret miratimin e këtij legjislacioni shumë të rëndësishëm, në zbatim të ndryshimeve Kushtetuese të miratuara më 22 korrik 2016, – thuhet në deklaratën e Euralius-it.

“Me zbatimin e këtij ligji, do të fillojë një proces vlerësimi për gjyqtarët dhe prokurorët, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, këshilltarët ligjor pranë gjykatës Kushtetuese dhe gjykatës së Lartë si dhe ndihmësit ligjor pranë gjykatave administrative dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Procesi i vlerësimit do të bazohet në kontrollin e pasurive (pasuritë dhe burimi i tyre), kontrolli i figurës (lidhja më krimin dhe të inkriminuarit), dhe profesionalizmi i gjyqtarëve dhe prokuroreve (aftësitë profesionale).

Ky ligj hap rrugën drejt rritjes së besimit të qytetarëve në drejtësi. Euralius u përfaqësua nga Drejtuesi i Projektit në seancën parlamentare dedikuar votimit të ligjit për “Vetting”.

Më 31.08.2016 Drejtuesi i misionit Euralius Dr. Deville mori pjesë ne seancën plenare, ku u miratua ligji për Vetting”,  përfundon deklarata.

Nga nis “Vettingu”

Vettingu, ose filtrimi për pastërtinë e figurës për gjyqtarët dhe prokurorët që do të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, do të nisë me tre institucionet që janë në kupolën drejtuese të sistemit të drejtësisë, përkatësisht me Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë.

Konkretisht, vetting-u do të “presë shiritin” me Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Lalla, për të vijuar më pas me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja dhe me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezahir Zaganjori.

Ky filtrim, i cili do të shtrihet më pas edhe në të gjithë përbërjen e trupës së gjyqtarëve të kushtetueses, asaj të lartë dhe të prokurorisë, do të nisë menjëherë pas ngritjes së Komisionit të Pavarur dhe Kolegjit të Apelimit, në bazë të ligjit të miratuar dje në Kuvend për vetting-un.

Për të marrë fuqi të plotë ligjore pritet që ligji në fjalë në dekretohet edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

Ka jo pak spekulime se Nishani, duke pasur parasysh edhe natyrën politike të drejtimit të presidencës nga ana e tij, të mbajë anën e PD-së, duke mos e dekretuar ligjin për vetting-un duke e rikthyer në Parlament.

Procesi i “vetting”-ut është i panadalshëm, pavarësisht kërcënimeve të PD-së se do ta çojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke besuar se të emëruarit e saj në këtë gjykatë do t’i bëjnë asaj shërbimin e fundit.

Nisja e procesit të vetting-ut me Prokurorin e Përgjithshëm, Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë, nuk është diçka e rastësishme. Janë pikërisht këta tre persona, të cilët në një farë mënyre mbajnë ndër duar të gjithë sistemin drejtues, hetues dhe gjykues të çështjeve.

Praktikisht edhe fytyra e sistemit aktual të drejtësisë, që është tërësisht i rrënuar dhe nën darën e politikës, iu atribohet jo vetëm paaradhësve në këto poste drejtuese, por edhe atye aktual.

Mjaft çështje me natyra të nxehta politike korruptive të shoqëruara deri edhe me vrasje publike, janë varrosur tashmë nga ky zinxhir drejtues i sistemit të drejtësisë.

Pas filtrimit të krerëve të këtyre tre institucioneve, do të fillojë edhe procesi i filtrimit edhe të trupave përbërëse të këtyreinstitucioneve, duke nisur në këtë mënyrë një proces rindërtimi të të gjithë sistemit të drejtësisë.

13 komente në ““Vettingu” nis me Llallën, Dedjan dhe Zaganjorin, BE mirëpriti miratimin:  Të nisë procesi i vlerësimit të gjyqtarëve”

  1. niku says:

    nese pd ankimon vetingun ne gjykate kushtetuse keta gjyqtare nuk mund ta shqyrtojne ankesen se kane konflikt interesi pasi jane vete subjekte te ketij ligji.

    1. logjika says:

      niku, e the me perpara se ate mendoja; gjykata kushtetuese nuk ka asnje te drejte ta marre per shqyrtim kushtetues kete ligj: eshte ne konflikt interesi, eshte ligj brenda reformes kushtetuese qe u be dhe votua nga 140 deputet, eshte ligj i miratuar me shumice te cilesuar 88 vota ne parlament. Ligjet kushtetuese i aprovuan keta 104 deputet, pra s’ka se si gjykata kushtetuese te dali mbi keto ligje. Por konflikti interesit e ndalon kategorikisht. Bravo, niku! Nishani mund ta shtyje ca dite, por ashtu me shkop do ta shtyjne dhe Nishanin pastaj.

    2. Gano says:

      Per dedian nuk ka shume zera ndersa uji me kos dhe zagari i berishes jane te kalbur me para te korrupsionit prandaj jo vetem qe duhet te zhduken por edhe te ndiqen penalisht

  2. LEOPARD says:

    KETA NUK JANE HAJDUTE, JANE KRIMINELE TE RREZIKSHEM.JU DUHET PRERE KOKA NE PUBLIK.

  3. LORENC BEGA says:

    kETA NUK JANE HAJDUTE, JANE KRIMINELE TE TIPIT BRIGANT. JU DUHET PRERE KOKA NE PUBLIK.

  4. joel shkodra says:

    Te gjithe do te dalin te lare si flori. A thua nuk kane ditur keta gjyqtare, ashtu si politikanet tane, te fshehin pasurite e tyre me gjithfare menyrash? Nese nuk kane ditur, “haram iu qofte shkolla qe kane bere”. Atehere vertet nuk jane te afte per te ndenjur ne ato vende. Nje “vere” ne uje do te jete “vettingu”.

  5. Spartaku says:

    Kemi shprese dhe besim te Amerika dhe BE-n,se nen drejtimin e tyre, vetingu do zbatohet, dhe krimineleve do tu gjendet foleja e tyre e vogel.

  6. Ledio says:

    Nqs ky veting i nxjerr keto figura te pastra ateher, drejtesisa qe gjoja Rama edhe te huajt duan te ndertojne eshte dhier qe tek hyrja. Vazhdimi pastaj eshte nje shfaqje teatrale , nje shfaqje nga te shumtat qe kemi pare ne keto 25 vite.

  7. germo tare germo se aty e kam fshehur qenin e ngordhur.
    O popull gomar mos shpresoni se do u bien koqet desherve kriminel dhe te korruptuar se ata ligjet i kane per ne jo per te denuar veten.

  8. durresi says:

    Tre emrat e siper permendur sado te paster te jene nuk mund te vazhdojne e te drejtojne institutet perkatese. Kjo per te vetmen arsye sepse jane drejtues , institucionet te cilat drejtojne jane te “kalbura” mga korrupsioni dhe nga paaftesia.

  9. Cords says:

    Sa gomar i shkolluar ky Komunisti blu
    Kujt i thua Popull gomar more mi halesh
    Ti edhe soi yt jeni mbeturina te pariciklueshme
    Ptuuu kolere

  10. Petriti says:

    Keta menjehere duhet te kishin dhene doreheqien. Jane keta ne krye te sistemit me kriminal te drejtesise ne Europe e me gjere, jane titullare te nje koorporate te organizuar kriminale qe ka 26 vjet qe u sherben bandave te organizuara e te armatosura kriminale duke perfituar shuma marramendese qe tejkalojne disa here buxhetin e Shtetit, jane keta qe kane organizuar, drejtuar dhe kontrolluar gjith sistemin e drejtesise, me qellim sherbimin me besnikeri ndaj grupeve kriminale qe u kane sherbyer, jane keta kryepersona dhe vartesit e tyre te cilet i ka vendosur Mafia ne ato vende per t iu sherbyer.
    Prandaj keta jane nje rrezik i madh per Drejtesise ne se do futen ne sistem. Ata duhet te largohen si pergjegjesit kryesor te drames shqiptare te shkaktuar nga institucionet qe keta kane drejtuar poshtersisht. Ndaj tyre asnje kompromis, asnje leshim. Ne se keta nuk shporren, perfundimisht reforma deshton.
    Keta jane te pafytyre qe nuk dhane doreheqien ate dite qe 140 deputetet miratuan ndryshimet kushtetuese. Pikerisht per kete fakt qe u mungon morali i duhur, ata duhet te shporren.
    Pasurite e tyre jane marramendese, por grupet kriminale i kane marre masat per te kamufluar ne vende te sigurta pasurite si ne monedha, ne banesa, troje etj, si nje sherbim qe u takon per “nderet” qe u kane bere keta faqezinj.

  11. beni says:

    Shqiperia mbetet kopsht eksperimental ., te shohim si trashegimtaret e Bllokut komunist kane ruajtur idealet e eterve te tyre me ane te uzurpimit te gjithe institucioneve te shtetit duke mbushur zyrat me neokomuniste fanatike !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje