Vullkani Eyjafjallajokull është aktivizuar sërish duke shkaktuar një sërë problemesh në fluturimet nga Britania drejt Kanadasë dhe veriut të Amerikës.
Vullkani që ishte aktivizuar së fundmi në 2010 ka rinisur aktivitetin duke shkaktuar lëkundje të forta dhe re gjigande tymi.
Dy tërmete me magnitudë 4,5 ballë janë ndjerë gjatë kësaj jave nga shpërthimet e vullkanit.
Sipas specialistëve aktiviteti i vullkanit është 4 herë më i lartë se herën e fundit.