Rafineria e naftës fillon punën, Ahmetaj në Ballsh: 1200 punëtorë rifituan punën. Premtim i mbajtur për riaktivizimin e industrisë

2 Shtator 2016, 15:19Ekonomia TEMA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj ka vizituar sot Rafinerine e naftes ne Ballsh, me rastin e riaktivizimit te saj dhe rifillimit te punes per 1200 punetoret e saj.

Te pranishem ishin edhe Zv. Kryeministri Niko Peleshi dhe perfaqesuesit e grupit investitor amerikan.

“Nje lajm i mire per ekonomine shqiptare dhe nje premtim i mbajtur i qeverise” e ka cilesuar Ministri i Financave rifillimin e punes ne rafineri. ‎”Cdokush e di se cfare ka kaluar industria e naftes sidomos ju qe e mbani mend mire ate privatizim te deshtuar dhe korruptiv qe rendoi mbi te gjitha ne kurrizin tuaj si te punesuar dhe qe perfunduat gati gati ne skllever te papune per disa vite. Hapja e rafinerise ka ne vetvete disa lajme te mira, jo vetem per ekonomine shqiptare, por edhe per familjet tuaja dhe investitoret, te cilet deshiroj t’i falenderoj qe bene te mundur rihapjen e rafinerise dhe kthimin ne pune te 1200 punetoreve”. Lidhur me investimin e kompanise amerikane, Ahmetaj tha: “Vetem ne vitin e pare jane 52 milione dollare investime qe shkojne ne rinovimin e rafinerise dhe me pas te lidhura edhe me fushat e gazit me TransAtlantik qe shkojne ne gati edhe 100 milione dollare te tjera qe do te investohen, me riparimin e tubacioneve, me zgjerimin e operacioneve te naftes dhe te gazit dhe sigurisht qe ka edhe nje efekt te drejtperdrejte tek operacionet e Bankers sepse kerkohet furnizim ne sasi te konsiderueshme per t’u perpunuar nga kjo rafineri”.

Ministri theksoi se ky eshte nje premtim i mbajtur i Kryeministrit dhe qeverise dhe pergjigjia me e mire per Shqupit. ‎”Kryeministri ju premtoi qe kjo rafineri do te punonte me cdo kusht qe t’ju rikthente ne pune dhe per ‎te furnizuar ekonomine shqiptare dhe industrine e naftes dhe ja ku eshte fakt.” Brenda dy javesh rafineria do te punoje me kapacitete te plota me1200‎ punetoret ndersa nga data 1 Tetor fillon prodhimi intensiv i naftes. Prononcimi i plote i Ministrit Ahmetaj: ‎”Per mua dhe per qeverine eshte nje lajm shume i mire per ekonomine shqiptare. Cdokush e di se cfare ka kaluar industria e naftes sidomos ju qe e mbani mend mire ate privatizim te deshtuar dhe korruptiv qe rendoi mbi te gjitha ne kurrizin tuaj si te punesuar dhe qe perfunduat gati gati ne skllever te papune per disa vite. Hapja e rafinerise ka ne vetvete disa lajme te mira, jo vetem per ekonomine shqiptare, por edhe per familjet tuaja dhe investitoret, te cilet deshiroj t’i falenderoj qe bene te mundur rihapjen e rafinerise dhe kthimin ne pune te 1200 punetoreve. 1200 qytetare shqiptare te cilet cdo mengjes keto vite, nuk kishin pune per shkak te nje privatizimi korruptiv dhe kriminal qe e katandisi industrine e naftes ne kete gjendje qe eshte. Ju premtuam qe do ta riaktivizonim industrine e naftes, ky eshte fakt. Kryeministri ju premtoi qe kjo rafineri do te punonte me cdo kusht qe t’ju rikthente ne pune dhe per ‎te furnizuar ekonomine shqiptare dhe industrine e naftes dhe ja ku eshte fakt. Sigurisht qe nuk e beri qeveria, po qeveria mbeshteti investitore serioze amerikane per te bere te mundur kete investim gjigand. Vetem ne vitin e pare jane 52 milione dollare investime qe shkojne ne rinovimin e rafinerise dhe me pas te lidhura edhe me fushat e gazit me TransAtlantik qe shkojne ne gati edhe 100 milione dollare te tjera qe do te investohen, me riparimin e tubacioneve, me zgjerimin e operacioneve te naftes dhe te gazit dhe sigurisht qe ka edhe nje efekt te drejtperdrejte tek operacionet e Bankers sepse kerkohet furnizim ne sasi te konsiderueshme per t’u perpunuar nga kjo rafineri. E theksoj qe une jam i bindur qe dita e sotme eshte nje dite per familjet tuaja, eshte nje dite e mire per ekonomine shqiptare dhe ne fakt i kthen nje pergjigje te denje kukuvajkave te Shqupi-it qe gezimin me te madh kane kur ju vuani. Gezimin me te madh ka qene kur ju keni qene pa pune dhe keni qene pa pune per shkak te tyre dhe sot kane dale dhe bejne kengen e perditshme te kukuvajkes sepse ju po ktheheni ne pune. Dua te mos e harroni asnje dite se jane gezuar me mjerimin tuaj dhe sot jane trishtuar qe ju jeni kthyer ne pune dhe qe ekonomia shqiptare po sheh nje veper te rivene ne pune nga investitore serioze si kjo kompani qe eshte sot me ju. Une dua t’i falenderoj per kete investim kurajoz dhe patjeter edhe Bankers per bashkepunimin sepse ne finale eshte nje marreveshje serioze privatesh dhe patjeter edhe TransAtlantik sepse eshte pjese, edhe pse jo e drejtperdrejte, por ne mbeshtetje te ketij operacioni shume te madh.

I pyetur lidhur me pronesine e rafinerise,, Ministri u shpreh: “Dua ta kuptoni ju dhe ta kuptojne qytetaret qe dhenia me qera nuk eshte bere nga ne. Ky aset, kjo rafineri qe shikoni, ka qene, per shkak te atij privatizimi korruptiv, me taksa te papaguara, me furnitore te papguar, me punetore rrugeve dhe e moren ne dore bankat. Pra Bankat e moren kete aset ne dore per shkak te deshtimit te asaj qeverie qe i genjeu te gjithe keta punetore ketu dhe kompania amerikane, pra investitori, e ka blere nga bankat dhe ky aset.

4 komente në “Rafineria e naftës fillon punën, Ahmetaj në Ballsh: 1200 punëtorë rifituan punën. Premtim i mbajtur për riaktivizimin e industrisë”

  1. Albogentivlora says:

    Nje lajm shume i mire per popullin e dashur dhe te vuajtur te Ballshit. Sado qe votuan djathtas kjo qeveri nuk i denigroi por beri ate qe do bente nje qeveri serioze. Vuri ne pune KPTHN e Ballshit qe dikur ka punesuar mbi 20mij punetore. Reparti i vajrave ne Bllsh qe per fat te keq nuk u vu asnjehere ne pune kishte kushtet te prodhonte vaj nga me cilesori dhe per ate kohe ishte modern. Me pak investim sot do prodhonte vaj qe do konkuronte Mobil 1 dhe Castrol Edge. Mos u habisni por keto jane te verteta qe jane faktuar nga inxhiniere nafte me diplome te asaj kohe dhe jo nga keta Kristaloret e sotem. Ta gezojne punetoret punen e re dhe sa me shume nafte per Shqiperine.

  2. Niko Shpiragu says:

    Ndjeva nje gezim te jashtezakonshem nga ky lajm i mrekullueshem. Edhe pse jam larg, shume larg , me duket vehtja sikur jam aty me ju te dashur bashkeqytetaret e mi. Ju jeni njerez te mire, qe vuajtet nga pazaret e politikes me biznesin ne kurrizin tuaj. Le te besojme dhe shpresojme se gjithcka do te ndryshoje per mire. Pavaresisht nga bindjet e ndryshme politike, nuk duhet te injorohet fakti se qeveria e tashme ka bere nje pune te madhe per rikthimin tuaj ne pune, per jeten tuaj dhe te familjeve tuaja. Duhet t’i jemi shume mirenjohes asaj dhe ta falenderojme te gjithe ne shqiptaret per kete , por ne menyre te vecante ju qe jeni aty. Kur them te gjithe, kam parasysh se kjo rafineri kaq e madhe do te kontribuoje shume ne ekonomine shqiptare dhe, kur them ne vecanti ju, kam parasysh se ju jeni ata qe do te jetoni ne saj te saj.
    Ajo eshte jeta juaj. Ju uroj nga zemra per kete sihariq te madh. Pergezimet e mia per qeverine shqiptare. Keshtu mendofte e punofte per te gjithe Shqiperine, pa dallime krahinore ose ideore.

  3. albi says:

    SE SALIU NE I SHITI PER SkRAP MAKINERITE QE KUSHTONIN MILJONA EURO DHE ISHIN NE PUNE 100℅,,, se po e priste ceku i bardhe,,,,,ptuuu rrace shpellare,,,sunit antishqiptar,,,,

  4. Agron says:

    Ajo ishte private para. Tani situata ka ndryshuar. I cili operon rafinerinë tani? Ajo duhet të jetë e shtetit. Në qoftë se ajo është në duart e privat, historia njëjtë vazhdon. Vetëm aktorët ndryshojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje