BE publikon planin e instalimit të “EULEX-it shqiptar”: Ja si do arrihet tek arrestimet VIP

3 Shtator 2016, 13:34Politika TEMA

Misioni i Bashkimit Europian për Drejtësinë në Shqipëri ka publikuar planin e instalimit të të ashtuquajturit “EULEX shqiptar”.

Në tre muaj intensiv, do të përfundohet një program i detajuar për të trajnuar dhe instruktuar prokurorët e gjykatësit e rinj në Shqipëri, pikërisht ata që më pas do të plotësojnë dosjet mbi abuzimet me fondet publike.

Misioni i BE-së, EURALIUS, ka publikuar në faqen e saj zyrtare të gjithë axhendën e ngjeshur, ku bëhet e ditur çdo gjë me detaje.

Një trajnim special nis në mes të shtatorit me gjykatës e prokurorë në Pogradec, pikërisht për dosjet e korrupsionit.

Ndërkohë që FBI po merret me ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe trajnimin e agjentëve të saj, EURALIUS do jetë më i fokusuar te Prokuroria Speciale dhe institucionet e tjera të drejtësisë, me qëllim që korrupsioni të luftohet në të gjitha nivelet.

Në faqen e vet, misioni EURALIUS ka publikuar axhendën e aktiviteteve që do nisin tani në shtator; dhe bie në sy se do i kushtohet një rëndësi shumë e madhe luftës ndaj korrupsionit.

Më 26 shtator, në Ministrinë e Drejtësisë, KLD dhe Shkollën e Magjistraturës do zhvillohen aktivitete në kuadër të luftës kundër korrupsionit si dhe shpërdorimit të fondeve publike.

EURALIUS i ka dhënë një rëndësi të madhe trajnimit në këtë fushë dhe duket se tani do të bëhen lëvizjet e fundit për të përgatitur gjyqtarët që do të “grushtojnë” korrupsionin.

Të tilla aktivitete do zgjasin deri në nëntor. Një tjetër trajnim do të jetë ai për marrëdhënien e gjyqtarëve me median. Ekspertët do ndalen në shumë qytete të vendit dhe do nisin trajnimet.

Por nga ana tjetër do të angazhohen dhe ekspertë sa i takon ndarjes së buxhetit të ri për drejtësinë. Dihet tashmë se do të ketë një ristrukturim të buxhetit pasi pagat do rriten disa herë, e për këtë arsye EURALIUS do angazhojë ekspertët e saj.

Për këtë arsye do ketë trajnime të anëtarëve të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor.

Pra BE ka nisur fort lëvizjet sa i takon zbatimit në terren të Reformës në Drejtësi.

Edhe pse ka pasur zvarritje dhe neglizhencë nga politika, duket se BE në mes të shtatorit nis nga puna për të përgatitur terrenin me qëllim që të korruptuarit të përfundojnë pas hekurave, por dhe të ketë një buxhet të detajuar për sistemin e ri që do krijohet thuhet “tesheshi.com”.

Për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend do angazhohen një sërë institucionesh. Pritet që në Tiranë të mbërrijnë ekspertë të USKOK-ut në Kroaci, organi i ngjashëm me SPAK.

Sipas ligjit për korrupsionin, në SPAK do ketë një strukturë të posaçme që do merret vetëm me trajnimet, të cilave do t’u nënshtrohet çdo gjyqtar apo prokuror.

Shqipëria do ndjekë modelin kroat në shumë aspekte, teksa mësohet se ndihma e tyre do jetë kryesisht në dy drejtime: Në përgjime dhe në gjurmimin e parave të pista. Sipas ekspertëve të fushës, në vendin tonë nuk ka shumë pajisje speciale për përgjime, por që me ngritjen e Byrosë dhe Prokurorisë Speciale pritet që të vijnë të tilla, kjo falë ndihmës së FBI-së. Për këtë arsye do ketë trajnime të vazhdueshme.

Sa u takon gjetjes së parave të pista, edhe aty do ketë një vëmendje. Mësohet se sapo të nisë zbatimi i reformës, do të lidhen marrëveshje me një sërë organizmash ndërkombëtarë dhe falë ndihmës së tyre do të kontrollohen llogaritë dhe pronat e gjyqtarëve e zyrtarëve që i kanë jashtë vendit.

Me fillimin e shtatorit duket se do nisë të fryjë një erë e re në gjyqësor, për t’u pasuar me tringëllima prangash në arrestime VIP.

15 komente në “BE publikon planin e instalimit të “EULEX-it shqiptar”: Ja si do arrihet tek arrestimet VIP”

  1. Aurelius says:

    Sali, kujdes sypeshkaqenin edhe citen, Giten se do ta hane, bile edhe Armina nuk ka shume fat.

  2. ronny says:

    Ka nje cerek shekulli qe ky popull kete po pret sepse kjo semundje e katandisi sic eshte bere,,,,,jam i qarte qe asnje qytetar normal i ketij vendi nuk po pret ndoje apokalips te menjehershem brenda nates… por vetem fakti qe kemi hyre e kete proces te shpetimit te vendit nuk eshte dicka e vogel.

    Vetem mendoni se se sa te korruptuar me pushtet e keto momente spo e bejne me gjumin rehat ashtu sic e kane bere per erek shekulli,,,dhe sigurisht jo cdo gje do shkoje aty ku duhet edhe per shume kohe se… epidemi e tille kerkon edhe shume e shume kohe te zhduket “nese do zhduket” por shkaktaret e ketij korrupsioni te ketij niveli nuk do kene me qetesi,,,,,dhe kjo seshte e vogel.

    1. Feniks says:

      Nuk besoj se do behet gje per deri sa nuk deklarohet se do te kontrollohen te gjitha vendimet e gjykatesve ne se kane qene te drejta apo jo.
      Ketu fillon e mbaron korrupsioni dhe po nuk u be kjo merr fund e gjithe maskarada.

  3. tr says:

    NJESOJ SI NE KOSOVE , NAMIN PO BEJNE ATJE KETA .

  4. Klimax says:

    Sa u “forcuan” institucionet, organet gjyqesore e ligjshmeria dhe mbi te gjitha sa u “luftua apo u “minimizua” korrupsioni ne Kosove nga EULEX-i qe prej mandatit te tij te pare ne vitin 2008 e deri me sot, aq do te “forcohen” instuticionet, drejtesia e ligjshmeria dhe mbi te gjitha po aq do te “luftohet” apo “minimizohet” edhe korrupsioni ne Shqiperi me instalimin e EULEX-it shqiptar!
    Shikoni ndonje ndryshim (pozitiv) ne luften ndaj korrupsionit ne tete vitet e fundit ne Kosove apo situata atje eshte perkeqesuar edhe me shume?
    Atehere???!!! Apo mos valle Edi Rama eshte virgjeresha Maria ne politiken shqiptare??!!

  5. Qi-nani says:

    ca gallate qe ka!
    I jan qep shqipnis dhe shqiptarve kta botnoret sepse shqiptart jan mall pa zot. sepse si komb debil masiv qe jan shqiptart,dhe si rrjedhoj e ksaj nxjerrin krer debila,si pasoj e ktyne bota I ve nen hyqem dhe I shkel me kemb sa her vje rasti.
    ca s bo bota per veten e vet, bankat me te mdhaja te korrupsjonit te mospagimit te taksave te strehimit dhe pastrimit te pareve te mafjes krimit dhe diktatorve dhe politikanve te korruptu,jan ne perendim. zvicrra esht tipike. porse ata ndeohen dhe respektohen dhe mbeshteten nga perendimi. dhe del paradosksi I till qe nese nje politikan shqiptar ka pare t pista ne bank zvicerrane ai ndeshkohet,por banka qe ja mban dhe ja lan,qe e nxit ate te sjelli pare perseri as nuk cenohet por levdohet!!!
    pse ere! kshtu do ta beni drejtsin ju?! duke kap nanji fukara shqiptar dhe ato,bankat mafjoze perndimore ,sidomos zvicerrane ,qe bejn kerrdi kriminale,as nuk I perdiqni por I mbeshtetsni?!
    eee!!!
    ky akt quhet “bythqimni demokratike”
    sepse ,eedhe hiqen te nershem edhe jan kriminela kta “botnoret”!
    s na dul gjo demokracija
    na dul kurv neper hardhija
    si gomari ne duhan
    endet kurva kembtavan.
    edhe llap por edhe shan:
    hej kurvar,byth havadan.

  6. Ta rrasi says:

    A man of burre…kur e do I shohim. Me kapur sapunin se jane edhe te embellished e mish bardhesia like Sypeshkaqenit e Lulushet bytha . Te kenaqen djemte e nenave.

  7. Taras Bulba says:

    Ja pra kush do te beje shtete dhe kush nuk do ,prandaj nuk votojne keta kriminele dhe hajdute rruhen per veten e tyre si dhe per Shkerdhenin e Arciten, apo dhe Lulzimja mbrojne gjygjtaret e prokuroret per te shpetuar bythen e tyre ,por ja po vjen ajo dite qe te shkojne ne burg keta kriminele,nuk ishte e kote ajo qe tha ne ditet e para te parlamentit qe Prisni se nuk keni pa gje akoma ,bravo Edi bravo Ilir me vonese por prap me mire vone se kure

  8. temujin says:

    Arapaci ku…mu ke guri qe bo xixa…

  9. Fredi says:

    Sa me shpejt aq me mire. Populli shqiptar meriton nje te ardhme me te mire. Kush ka vjedhur duhet te shkoje ne burg.

  10. METLAJ says:

    PER nere te pare ne demoxeaci endertuam drejtesine me juristet e kursit te plepave te duuresit per hije dhe uje te detit( qe duhet te ishin te disfektuare nga kripa na shgenjueh Mendoj se freskia dhe ujet e liqenit do te prodhojne juriste si peshku koran ishisem per konsumatoret e pasur se te mesmit nuk i afrohen keshtu do te kemi nje gjykate me apparence te mire poe me tru peshku qe per kohen e pregatitjes per disa muaj mbetet ne nivelin e madheise se cironkes

  11. Mirashi says:

    Kur te burgoset kryekrimineli dhe armiku me i madh i ketij populli e kombi sali Berisha atehere mind te themi se dicka po leviz.

  12. fieraku NGA ferrasi says:

    @ rony
    Duhen gjetur edhe shume ton flori
    Qe shkuan me avjon Ne zvicer.
    Nuk Jane 25 por 75 vjet.
    Komunistohajdutni.
    Mos UA pafshin hajrin.

  13. Sul Pumi says:

    Kjo duhet te filloj , dhe teknikisht eshte me se e thjeshte … Te gjitha vendimet e fituara kunder shtetit shqiptar ne STRASBOURG., Keto shuma katastrofale ne qindra mil EURO . ti vihen ne ngarkim gjygjtareve e prokuroreve,e deri tek specialistet ing ndertimi, qe punojne me licensa neper gjykata si eksperte . qe i kane kaluar neper duar keto ceshtje , E tani doni ti rrisni rrogat ketyre suzareve te pa skrupullt , pa dine e imane. .Konkretisht para tre diteve , vetem tre persona do marrin shumen brenda tre muajve ,,,, 22 mil EURO . Jane akoma pa dale e flene ne strasbourg mbi 400 vendime per te dale. .E do i pagoje si gjithmone populli dele e idjot me taksat e tija. Ku mafja ne pushtet flen gjume rehat . . Sa shume te tredhur paskeni qene , keshtu ju pafsha. Qe te gjithe heshtni rrace……….r

  14. fieraku NGA ferrasi says:

    @ Sul pumi
    Te lumte d’ora per komentin qe ke shkru
    Kemi lene aq lek neper gnykata sa komentuesve me pagese nuk jua merr mendja
    Mos i HENGESHIN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje