Aeroporti i Rinasit është kthyer ditën e sotme në një arenë boksi.
Raportohet se dy vajza janë rrahur keqasi me njëra-tjetrën.
Sipas policisë së Tiranës, shtetësja franceze me iniciale H.D., 19-vjeç është dërguar për hetim në prokurori, pasi ajo ka nisur një sherr me grushta me një shtetase shqiptare 20-vjeç me iniciale K.D.
Kjo e fundit e ka denoncuar ngjarjen në polici dhe cështja ka kaluar në prokurori tashmë.
Për momentin nuk dihen arsyet e këtij sherri dhe nëse dy vajzat njiheshin me njëra-tjetrën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 03.09.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen franceze H.D vjeç 19 banuese në Francë, pasi dyshohet se në PKK Rinas, në ambientet e terminalit të aeroportit është konfliktuar fizikisht me shtetasen shqiptare K.D vjeç 20, banuese në Tiranë, e cila ka bërë kallëzim pranë Komisariatit të Policisë Rinas.
Shqiptare me nenshtetsi franceze eshte po he,doni me e bo titullin interesant!
Qenke rrot k… Ajo francezja ishte zezake o debil