Ndeshjet e tjera eleminatore të grupit G për Botërorin “Rusi 2018” janë zhvilluar mes Izraelit dhe Italisë, edhe Spanjë Lihtenshtejn.
Izraeli është mposhtur ne rezultatin 1-3 nga Italia, pavarësisht lojës së mirë që ka zhvilluar.
Italia ka kaluar e para në avantazh me anë të Graziano Pelle në minutën e 14, pas një goditje pranë portës.
Antonio Candreva arrin të shndërrojë në gol penalltinë e fituar, duke i dhënë Italisë avantazhin 0-2.
Tal Ben Haim II shënon për Izraelin, duke ngushtuar diferencën, pas një asisti nga Tomer Hemed.
Italia shënon edhe golin e tretë, me anë të Ciro Immobile.
Ndërkaq, Spanja është treguar e pamëshirshme ndaj kundërshtarëve modestë të Lihtenshtejnit, duke e mbyllur takimin me fitoren 8-0.
Gjithçka nisi në minutën e 10-të, kur Diego Costa shënoi golin e parë për Spanjën, pas një asisti nga Koke. Pas kësaj, në fillim të pjesës së dytë erdhi goli tjetër, i shënuar nga Sergi
Roberto, e më pas dy të tjerë në minutat 59′ dhe 60′, nga David Silva dhe Vitolo.
Ndërsa janë dashur vetëm 6 minuta lojë, që Diego Costa të shënojë golin e radhës, duke e çuar rezultatin në 5-0.
Alvaro Morata ka shënuar dy gola të një-pas-njëshëm në minutat e 82′ dhe 83, ndërsa goli final është shënuar nga David Silva