Shqipëria dhe Maqedonia janë duke luajtur ndeshjen e tyre të parë në kuadër të eleminatoreve të kupës së botës “Rusi 2016.”
50′ Maqedonia barazon me anë të Egzijan Alioski, pas një rreshtimi të gabuar të mbrojtësve tanë
46′ Stjepanoviç është i ndëshkuari i parë i ndeshjes, merr kartonin e verdhë pas nëj faulli ndaj Abrashit
46′ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime në skuadra.
45’+1′ Mbyllet pjesa e parë.
43’ Pas disa minutash heshtje të kuqezinjve, vjen një aksion nga krahu i majtë ku Agolli provon të gjuajë, pa gjetur kuadratin.
39’ Hasani provon të gjejë rrjetën me një goditje dënimi ballore, por topi kalon lart mbi traversë.
38’ Maqedonia duket më kërkuese në këto minuta, pasi ka arritur të zhvendosë lojën në gjysmëfushën tonë, ndërsa De Biazi dhe Tramezani udhëzojnë ekipin që të jetë më i kujdesshëm në daljet përpara.
36’ Tjetër goditje nga këndi e Maqedonisë, këtë radhë Pandev ka mundësinë të gjuajë, por nuk gjen kuadratin e portës.
Kombëtarja shqiptare arrin të kalojë në avantazh në minutën e 10-të, falë një goli spektakolar të sulmuesit Armando Sadiku.
33’ Aksion i gjatë me shumë kombinime i Shqipërisë, që finalizohet nga Sadiku i cili dërgon topin në rrjetë. Por gjyqtari sinjalizon për pozicion jashtë loje të autorit të golit.
31’ -32’ Dy goditje nga këndi radhazi për Maqedoninë krijojnë shqetësim për De Biazin, i cili udhëzon skuadrën të jetë më e kujdesshme.
30’ Aksion individual i Pandev në qendër. Sulmuesi maqedonas provon t’i kalojë të gjithë vetë, por mbrojtja shqiptare nuk e lejon të rrezikojë Berishën.
29’ Hyka provon vetë të rrezikojë portën me një gjuajtje nga jashtë zonës në krahun e majtë, topi shuhet në fundore.
28’ Hyka vazhdon të fitojë goditje dënimi pranë zonës kundërshtare. Pranë topit, i udhëzuar nga De Biazi, afrohet Agoll. Këtë radhë ishte një skemë, për Mavrajn, por gjuajtja e tij përfundoi mbi traversë.
23’ Top i gjatë i Kukelit në qendër për Gashin, sulmuesi nuk kontrollon në një pozicion të favorshëm dhe humb një rast të mirë shënimi.
21’ Angelovski udhëzon skuadrën e tij të dalë para, por Pandev dhe Alioski janë shumë të izoluar dhe e kanë të vështirë të gjejnë hapësira në prapavijën e kuqe.
17’ Më shumë qarkullim nga Shqipëria, e cila tashmë nuk e ka problem edhe të pasojë topin mbrapa, ndërsa Maqedonia qëndron e tërhequr në gjysmëfushën e saj.
14’ Maqedonia kundërsulmon rrezikshëm nga e djathta me Pandev, i cili hyn në zonë dhe lëshon topin në qendër. Berisha dhe mbrojtja largojnë rrezikun me vështirësi.
11’ Shqipëria ul ritmin dhe tashmë luan më qetë, e ndërgjegjshme se mund të administrojë një avantazh të shpejtë.
9’ Një tjetër pasim vertikal i Hysajt për Sadikun, kontroll perfekt dhe gjuajtje po aq perfektë në hyrje të zonës që përfundon në rrjete, ngjitur me shtyllën. 1-0 për Shqipërinë.
9’ Gashi ekzekuton një goditje dënimi të fituar nga Hyka, por gabon plotësisht duke gjuajtur topin në murin mbrojtës
6’ Hysaj mundohet të gjejë Sadikun, por sulmuesi nuk kontrollon topin dhe Zahov largon rrezikun në zonë.
4’ Maqedonia është e tërhequr, duke luajtur me top të gjatë për të gjetur të pavendosur mirë mbrojtjen shqiptare.
2’ Hyka jep sinjalin e parë të rrezikshëm me një depërtim nga e djathta, por Sadiku nuk koordinohet si duhet dhe humb mundësinë për të pasuar te Gashi.
1′ Maqedonia luan topin e parë
Duhet te fuse balaj dhe cilalleshin