INVESTIGIMI: Si të marrësh një provim në Universitetin Bujqësor, për 12 mijë lekë

5 Shtator 2016, 20:59Sociale TEMA

Emisioni investigativ Fiks Fare denoncon sesi realizohet procesi kundrejt ryshfetit 12 mijë lekë të reja

Mjafton të njohësh personin e duhur dhe mund të marrësh çdo provim në Fakultetin e Agrobiznesit në Universtitetin Bujqësor në Tiranë. Emisioni investigativ Fiks Fare solli mbrëmjen e së hënës një investigim, i cili ka zgjatur tetë muaj, ku tregohet rrugëtimi i gazetares që arriti të marrë pesë provime kundrejt pagesës.

Gjithçka nisi në muajin janar, kur për realizimin e këtij procesi, gazetares iu desh të kontaktonte fillimisht me sekserin, i cili doli garant për marrjen e provimeve kundrejt çmimit 10 mijë lekë të reja për çdo profesor dhe 2 mijë lekë për veten e tij.

Roja e institucioni i drejtoi gazetarët e Fiks Fare te një person “i rëndësishëm”, i cili të mbaronte punë për provimet. Ai është Besim Nasufi, i cili u vetëprezantua te gazetarët e Fiks Fare si përgjegjës i fakultetit të Agrobiznesit dhe zv. kancelar. Menjëherë ai pranoi të bisedojë me gazetaren e Fiks Fare, e cila u prezantua si e afërme e studentit i cili kërkonte që të merrte notë kaluese në provimet e mbartura nga viti i dytë dhe provimet e vitit të tretë.

Studenti, kishte ndjekur studimet e sistemit part time ne degën e Agrobiznesit.

Zoti Nasufi doli garant për të marrë gjysmat e provimeve. Ai kërkoi që t’i bëhet gati një listë me të gjitha lëndët që do të jepte provim dhe ku kërkonin ndihmë, kështu që u la një takim i dytë mes palëve.

Gjate bisedave ai del garant per marrjen e provimeve, duke theksuar disa here se ka njohje dhe miqësi te ngushtë me disa persona që punonin në rektorat. Personi qe nderhyn te pedagoget sipas tij per te marre note kaluese per provimet, sipas tij eshte dikush me pozite ne rektorat. Madje u kërkon gazetarëve të Fiks Fare që të tregohen të kujdesshshëm pasi në atë periudhë ne universitet kishte shumë kontrolle.

Në takimin e radhës, Fiks Fare i dërgoi sekserit një listë me 22 lëndë të vitit të dytë dhe të tretë të Agrobiznesit, të cilat gazetarët ia shkruajtën në një letër, ndërkohë që sekseri tha se do të rrethonte ato, të cilat mund të ndërhynte për marrjen e tyre.

Në ato momente, gazetarja e pyet sesa mund të kushtojë marrja e një provimi. Gjatë bisedës, Nasufi e vuri në dijeni që një provim kushton 10 mijë lekë të reja , të cilat sipas tij, i merrte profesori i lëndës dhe dy mijë lekë të reja për veten. Pasi u ra dakord për pazarin, përgjegjësi i fakultetit mori letrën me vete dhe u vendos që do të takoheshin sërish për të diskutuar mbi listën e provimeve që mund të ndërhynte.

Në takimin tjetër, ai vuri në dukje se pasi kishte parë listën me 22 lëndë, bashkë me disa kolegë të tij, kishin rrethuar 10-11 prej tyre, për të cilat ofronte garanci, kundrejt çmimit të përmendur në takimin pararendës. Në këto kushte, Fiks Fare bie dakord me sekserin e prezantuar si zëvendëskancelar të fakultetit, që të bëhet pagesa. Kushti ishte që pagesa të bëhet të paktën disa ditë para datës së provimit.

Pak ditë më vonë, Fiks Fare realizon pagesën prej 12 mijë lekësh të reja për një nga lëndët e rrethuara prej tij, pikërisht “Matematikën ekonomike”, të cilat i jepen gjatë takimit në një nga lokalet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Në ato momente, Nasufi ishte i shqetësuar se dikush mund ta shikonte se po merrte para dhe këmbëngul që të mos numërohen, por gazetarja e kryen këtë veprim, duke ia dhënë më pas në dorë.

Pasi u realizua pagesa, studenti shkoi në provim dhe pa vështirësi arriti të marrë notë kaluese.

Disa javë më pas ai është paraqitur në sekretarinë e Fakultetit ku ka kërkuar informacion nëse kishte marrë notë kaluese në provimin e lëndës së “Matematikës”

Sekretarja e fakultetit i ka dhënë një kopje të procesverbalit që kishte dorëzuar pedagogu i lendes ne sekretari. Studenti shikon se ne procesverbal ishte shenaur nota 5 perbri emri te tij.

Ky nuk është rasti i vetëm i realizuar nga Fiks Fare nëpërmjet këtij sekseri, por në ditët në vazhdim Fiks Fare do të vijojë me publikimin e fakteve të reja mbi marrjen e ryshfetit për kalimin e provimeve në Fakultetin e Agrobiznesit.

Biseda me sekserin per çmimet e provimeve

Fiksi: Sa është me përafërsi (nje provim)?

Përgjegjës i fakultetit: Tani unë varem direkt nga rektori. Dëgjoni tani për lekët. Ta dini dhe këtë. Në qoftëse ka ngelur që nuk bën vaki. Ka harruar, ka bërë gabime ai, më paratë nuk I ha gjallë në botë. Paratë I keni mbrapsh, lekët.E kuptoni? Ato njerëzit tonë, që kam unë janë njerëz të rektoratit. E kupton? Janë njerëz të rektoratit dhe janë pjesë e rektoratit. Nuk janë pjesë përshembull që shkon tek njëri dhe nuk e përfill fare. A e beson se na kanë bërë mbledhje, na kanë bërë mbledhje more kini kujdes. Kini kujdes se është kontrolli vërdallë.

Fiksi: Tani ju jeni si roje? Si…

Përgjegjës i fakultetit: Unë jam përgjegjësi i fakultetit. ….

Dorezimi i parave per provimin e Matematikës ekonomike

Fiksi: Numëroji! Apo t”i numëroji unë? Jo, jo se i numëroji unë.

Përgjegjësi i fakultetit: Bjeri këtu pra, mos të shohin.

Fiksi: Po jo more pra se jam pas shtyllës. Nuk dukem, prandaj jam ulur këtu. 20, 30 a do i shohësh?

Përgjegjësi i fakultetit: Po lere mos i numëro.

Fiksi: 40, 50, 60, 70, 80, 90 , 100, 110, 120. 100 të pedagogut. 20 të tuat.

8 komente në “INVESTIGIMI: Si të marrësh një provim në Universitetin Bujqësor, për 12 mijë lekë”

  1. Lal Prenga says:

    Kurse une kam vendim gjyqesor per kthimin e tokes bujqesore! Kam dy vjet qe paraqes letrat por nuk me japin certifikaten e pronesise ! Vazhdon politika ps-LSI. -pd! Nje gabim tjeter imi eshte se kam mbjelle peme frutore e jo canabis! Politikanet e gjyqtaret shqiptare vazhdojne ndertimin e hoteleve e vilave buze detit kurse ne deleve shqipfolese nuk na lejne te hame as barin ne token tone!

  2. Kamzaliu says:

    E ca ka te re ketu?
    Besim merrte leket Ai tjetri e kalonte te provimet! Shoferi i rektorit po ashtu ben te njejten gje! E ku eshte problemi ketu?
    Dhe mos me thoni qe leket i merrte pedagogu se perndryshe ca e ca sekretare sdo kishin benza te 2010 ?
    Jo per gje po te mos bejm sikur se dine se dhe ai rektori si e ka emrin? Ah po si ai qe ruan delet po ketu me duket se te rrukan delet

  3. erion brace i verteti says:

    edvini duhet ta pushoje direkt rektorin …
    po e mbron jari paaaa!!!

  4. erion brace i verteti says:

    tani rama duhet ta q… ne bythe ate rektorin, po pati b…!

  5. Sul Pumi says:

    erion brace i verteti pergjigje per ty . Ju jeni per tu pushuar te gjithe, me qen e me mac .. Mos u lodhni kot … Shqiperia merdhifi ,, mbaroi , e mori lumi .. ..

  6. xake says:

    …po keshtu e leme, japim paret, marrim diplome,japim shume pare fillojme pune, japim akoma me shume pare dhe zeme pozicion drejtues, pastaj fillojme marrim mbrapsht paret qe kemi dhen duke iu kerkuar te tjereve, keshtu qe vajmedet ky vend, megjithe fasadat , ngjyrat,denglat per progres e rilindje…..thelle thelle gjiriz 360 grade

  7. theo says:

    E di kush ishte pedagogu i Univertitetit bujqesor. quhet Adrian Doko. nje langaraq i Sales. i cili ishte emigrant ne kanada deri ne vitin 2004 nuk punonte do atje sepse nuk dinte te bente asnje gje, as te pastronte halete e kanadezeve, ne 2005 kur fitoi Sala e ftoi Besnik Gjongecaj( dhe ai vete refugjat ne Kanada deri atehere) qe te vinte si “truri i thare” i shqiptareve dhe e beri drejtor te Institiutit kerkimor ne Fushe Kruje. Ne 2013 fitoi Edi Rama dhe me drejte ai i pastroi institucinet nga pleherat komuniste dhe ky miku gjeti vend si pedagog ne universitetin bujqesor ne kamez( nje ish spiun i sugurimit) sepse universitetet quhen medemek te pavarura, kur ato e marrin rrogen nga bxzheti i shtetit shqiptar, keto jane pleherat e shqiperise, ne Shqiperi nuk duhet veting vetem per drejtesine, por per cdo gje, sidomos ne universitete. Une po deshet ju mund tu jap nje medim gjenial si ti zgjidhni pedagoget ne universitetet publike shqiptare, nuk ka nevoje Shqiperia per universitete private akoma.

  8. Mandi says:

    E ku qendron problemi ktu???!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje