Gjobat e reja për mosmbajtjen e rripit të sigurimit në makina, që ishin parashikuar të zbatoheshin nga dita e sotme, do të hyjnë në fuqi më datë 10 shtator
Kodi i ri detyron vendosjen e rripit edhe nga pasagjerët dhe gjoba e parashikuar në rast të shkeljes edhe deri në 15 mijë lekë.
“Për të gjitha automjetet e prodhuara pas vitit 1990, janë të detyruar si pasagjerët para edhe ata në pjesën e prapme të mjetit të mbajnë rripin e sigurimit dhe sistemet e fiksimit”, deklaron për Top Chanel,Taulant Gjoka, shef i Trafikut në Tiranë.
Në rast se ky detyrim i parashikuar në Kodin Rrugor nuk përmbushet pas 10 shtatorit, drejtuesit e mjeteve do të ndeshkohen me gjobë, që me ndryshimet e fundit varion nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja.
Në fakt, policia kishte parashikuar që aplikimi i këtyre gjobave të niste që këtë të hënë, por për shkak të disa ngjarjeve dhe vijimit të fushatës sensibilizuese është vendosur të shtyhet për 5 ditë.
Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të reja në Kodin Rrugor më 18 gusht, penalizohen rëndë me gjobë dhe heqje të patentës drejtuesit e mjeteve që nuk përdorin sistemet fiksuese për fëmijet.
“Nëse jeni drejtues mjeti dhe keni një fëmijë nën 4 vjeç, atëherë duhet të mbahet në sediljen e pasme me sistem fiksimi. Nëse është mbi 4 vjeç mund të rrijë pas vetëm me rrip sigurimi. Por nëse për arsye të ndryshme drejtuesi e do fëmijën në vendin përpara, kategoria nga 4 deri në 12 vjeç duhet të jetë me sistem fiksimi, kur bëhet fjalë për sediljet përpara”, sqaron Gjoka.
Nga vendosja e detyrueshme e rripit të sigurimit përjashtohen mjetet e transportit publik që lëvizin në zonat urbane dhe ku lejohet qëndrimi i udhëtarëve edhe në këmbë.
Nese perjashtohen autobuzet urbane kur njerezit rrine me kembe, cfare rreziku ka per pasagjeret prapa brenda ne qytet?
Nazista!
ju shikoni autostradat dhe flisni keshtu. ju rekomandoj te kaloni nga rrethinat sidomos rruga e paskuqanit dhe vini rripin ju shtetare dhe do shikoni qe rripi do ju beje krahun apo barkun me plage . me keto rruge te shkaterruara ju na detyroni rregulla te tilla europiane dhe nuk doni tja dini per asgje. une refuzoj ti plotesoj keto rregulla
Shtet policor dhe gjobevenes. Jeni njelloj me “maskat e zeza”.
I them menderit EDI RAMA, i them menderit tjeter ministrit SAIMIR TAHIRI dhe Policise se Shtetit rregullat jane te mira. Por kur behen gjobat qellim ne vetvehte marramendese atehere degjenerohen muhabeti. Sa per rripin, rripi te vendoset kur ulesh ne sedilet e perparme.
Shikoni rruget si jane bere cope dhe nuk po i riparoni, shikoni cilesine e karburantit qe po shkaterron automjet. Hiqni nga monopoli kontrollin vjetor te makinave se late name se nuk mbani asnje fjale dhe asnje premtim. Menjefjale EDO dhe MIRI jeni bere te merzitshem me brockulla dhe llapazan.
Filloni me sesimbilizimin qytetar jehere meqense kushtet ne infrastrukturen rrugore ketu ne Shqiperi jane mos me keq , aksidentet vertet jane te shpeshta dhe me perfundime tragjike , por ne radhe te pare duhet te ngjendet shkaku pse shkaktohet aksidenti ,
Aksidentet ketu ne Shqieri shkaktohen per arsye te sinjalistikes qe eshte per faqe te zeze ,ku skemi lidhje me sinjalistiken rrugore qe zbatohet ne rajon apo ne europe ,ketu eshte qesharake te mendosh qe ne kryqezime te medha dhe ne hyrje te qyteteve duhet ndriçim i plote i kryqezimeve , apo kthesave te forta dabele orientuse ,apo mbajtese metalike ne ane te rruges dhe neper vende si llogaraja , qaf plloça ,qafa e bullit Bulqize ,qaf thana ,rruga e Librazhdit dhe ne shume rruge te tjera me kete rrezikshmeri te lart duhet te vendosen murre betoni nga ana e poshtme ,nese do kishte mur mbajtes te lart dhe te fort autobuzi qe ra ne umnere para 5 vjetesh me studente nga qyteti i Elbasanit nuk do kishte shkaktuar ate tragjedi qe shkaktoi .